Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-11, 14:34   #226
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Byhler: Potenciali i dhunės nė veri i lartė

Gjendja nė veri tė Kosovės mbetet ende shpėrthyese ku potenciali i dhunės mbetet i lartė, ka deklaruar tė martėn komandanti nė largim i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Byhler.
Ai ka tėrhequr vėrejtjen se pėrderisa politika po e humb ndikimin e vet te popullata, strukturat kriminale po sundojnė atje, dhe nė mungesė tė funksionimit tė organeve tė rendit dhe ligjit, kėto struktura po i diktojnė rregullat e veta.
Gjatė njė konference qė Byhler mbajti nė pėrmbyllje tė mandatit tė tij, ai ka ftuar tė gjithė qė tė bėjnė njė ndarje tė qartė ndėrmjet popullatės serbe dhe strukturave kriminale, duke thėnė se nuk mund tė bėhet asnjė krahasim, pasi qė atje, sipas tij, strukturat kriminale janė njė pakicė, kurse popullata qė dėshiron tė jetojė nė paqe e qetėsi, pėrbėn shumicėn.
Por, ka nėnvizuar Byhler, kjo popullatė po i nėnshtrohet frikėsimit dhe kėrcėnimit pikėrisht nga strukturat e krimit tė organizuar.
Komandanti nė largim i KFOR-it e ka pėrshkruar gjendjen nė veri aktualisht si tė qetė, por edhe me potencial shpėrthyes.
“Potenciali pėr dhunė mbetet ende i lartė. Kriminelėt dhe strukturat radikale vazhdojnė tė ndikojnė tek popullata nė veri duke kėrkuar mbėshtetje mė tė fuqishme”, tha Byhler.
Ai tha po ashtu se interesi mė i madh i kėtij organizimi kriminal ėshtė ai financiar, ndonėse parashikoi se nė tė ardhmen kėto mundėsi pėr financa po u zvogėlohen.
Zgjidhja e problemeve nė veri, nėnvizoi ai, duhet kėrkuar pėrmes dialogut.
Ai tha se njė rol tė madh kėtu mund tė luaj edhe Serbia. Sipas bindjeve tė tij, edhe Serbia ka interes tė madh qė kriminelėt tė kapen dhe hiqen qafesh.
Byhler ka lavdėruar disa hapa qė Policia e Serbisė i ka ndėrmarrė nė anėn tjetėr tė kufirit pėr reduktimin e kontrabandės, sidomos me derivate tė naftės.
Ne duhet tė vazhdojmė sė bashku me policinė pėr kapjen e strukturave kriminale, tha Byhler, duke tėrhequr vėrejtjen se strukturat kriminale po e lėkundin veriun, pėrderisa politika po e humb kontrollin tek popullata.
“Disa nga kėta radikalė janė tė lidhur me bandat e organizuara tė rrugės dhe huliganėt tė cilėt janė tė pėrgatitur dhe kanė pėrdorur nė fakt armėt e zjarrit, eksplozivėt dhe koktej molotovi”, ka thėnė Byhler.
Pėr shkak tė kėtyre rrethanave nė veri nuk ka pasur njė funksionim tė organeve tė drejtėsisė e sigurisė, prandaj edhe ekstremistėt i pėrcaktojnė rregullat e veta tė cilat ua imponojnė edhe popullatės, tha Byhler.
Ai i ka siguruar kosovarėt se nė pjesėn e parė tė vitit 2012 nuk pritet ndonjė vendim i ri pėr shkurtimin e numrit tė trupave tė KFOR-it nė Kosovė.
Ai tha se shkurtimet e mėtutjeshme tė trupave mund ta sillnin KFOR-in nė situatė qė tė mos mund tė ballafaqohej me sfidat siē ishin ato nė veri tė Kosovės.
Po tė martėn, edhe ambasadori amerikan nė Prishtinė, Kristofer Dell ka folur pėr zhvillimet e fundit nė veri.
Dell tha se javėve tė fundit kemi parė sesi liderėt lokalė dhe institucionet e Kosovės mund tė punojnė sė bashku pėr tė ndėrtuar njė ambient tė sigurt.
“Mendoj se pėrparėsia pas 25 korrikut qėndron pikėrisht nė faktin sesi liderėt politikė tė pėrgjegjshėm, pastaj udhėheqėsit religjiozė tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė, vendosėn besimin nė institucione. Dhe si rezultat nuk pamė dhunėn ndėretnike sikurse nė vitin 2004, por pamė njė vend stabil, paqėsor dhe rezistues ndaj atyre qė tentuan tė provokojnė konflikt ndėretnik midis komuniteteve”, ka thėnė Dell.
Ai tha po ashtu se SHBA ėshtė e pėrkushtuar pėr tė parė zbatimin e plotė tė Pakos sė Ahtisarit, pėrfshirė edhe krijimin e komunės sė re tė Mitrovicės sė Veriut.
“Siē e kemi parė nė komunat e reja nė Kosovė, liderėt legjitimė tė zgjedhur janė mė tė pėrgjegjshėm ndaj nevojave tė qytetarėve”, ka deklaruar Dell.
Ai tha po ashtu se ky ėshtė proces i duhur qė pėrmes liderėve tė zgjedhur, strukturat paralele nė prapavijė do tė zhduken, sepse qytetarėt nuk do tė kenė nevojė t’iu drejtohen atyre.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante