Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Maqedonia 20 vjet shtet: Partitė shqiptare bojkotojnė festėn?
Mė 8 shtator 1991, maqedonasit votuan me referendum pėr pavarėsinė, por njohja nga shtetet perėndimore zgjati me vite. Rruga e shtetit tė ri drejt integrimit evropian nuk ėshtė e lehtė. Ndėrsa, konflikti me Greqinė pėr emrin e pengon ende kėtė shtet.
Nė vitin 1993, Maqedonia u bė anėtare me tė drejta tė plota nė Kombet e Bashkuara, por nėn emrin FYROM (IRJM - ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė) pėr shkak tė pretendimit tė Greqisė ndaj emrit zyrtar tė Republikės sė Maqedonisė.
Maqedonia vuajti pasojat ekonomike tė luftės nė pjesė tė tėra tė ish-Jugosllavisė, embargon kundėr Serbisė, por edhe atė qė vendosi Greqia kundėr saj.
Gjatė luftės sė Kosovės nė vitin 1999, viset shqiptare tė vendit u bėnė strehė pėr gati 300.000 tė deportuar nga Kosova. Ndėrsa, nė vitin 2001, vetė Maqedonia ishte nė pragun e njė lufte civile.
Pas zgjidhjes sė konfliktit, u shėnuan hapa nė drejtim tė integrimit. Nė vitin 2005, Maqedonia mori statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian, por ende nuk ėshtė pėrcaktuar data pėr fillimin e negociatave tė anėtarėsimit. Nga viti 2008 Maqedonia konsiderohet e aftė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO, megjithatė kjo aspiratė ende nuk ėshtė bėrė realitet, raporton DW.
Dy probleme themelore ka pėrballur Maqedonia nė kėto vite: konflikti i emrit me Greqinė dhe marrėdhėniet ndėretnike nė njė shtet multietnik. Pas konfliktit tė armatosur nė vitin 2001, Marrėveshja e Ohrit krijoi njė bazė pėr bashkėjetesė tė pranueshme jo vetėm me shqiptarėt. Ndėrsa, konflikti me Greqinė pėrbėn ende njė problem tė pazgjidhur. Greqia trembet se me emrin Republika e Maqedonisė, mund tė ngrihen pretendime territoriale pėr provincėn me tė njėjtin emėr nė Veriun grek.
Maqedonia sot feston 20 vjetorin e pavarėsisė. Por, manifestimet kanė humbur karakterin multietnik tė vendit. Manifestimi qendror fillon nė Parlamentin e Maqedonisė me njė mbledhje solemne dhe mė pas pason transferimi i Deklaratės sė Pavarėsisė nė Muzeun e ri - i ashtuquajtur Muzeu i luftės maqedonase pėr shtetėsi dhe pavarėsi - i ndėrtuar nė pjesėn qendrore nė kuadėr tė projektit Shkupi 2014, ku do tė bėhet edhe promovimi i pėrmendores sė Aleksandrit tė Madh.
Shqiptarėt, si populli i dytė pėr nga numri nė Maqedoni, kanė bojkotuar referendumin e 8 shtatorit. Ndėrsa, 20 vite pas, partitė shqiptare do ta bojkotojnė prapė festėn e pavarėsisė.
Deputeti i Partisė Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu, thotė se pas 20 viteve tė pavarėsisė, shqiptarėt - si element kryesor shtet-formues nė Maqedoni - ngelin tė pėrjashtuar nga hisja qė u takon.
Nuk shohim element shqiptar nė kėtė manifestim dhe pėr kėtė arsye RDK do ta bojkotojė atė, ka thėnė pėr Ina zėdhėnėsi i Rilindjes Demokratike Kombėtare, Armir Ramadani.
Paralajmėrime tė sigurta pėr bojkot vijnė edhe nga Bashkimi Demokratik Kombėtar.
Nuk do tė marr pjesė nė kėto manifestime, deklaroi kreu i BDK-sė, Hysni Shaqiri. Qė tė ketė kuptim festimi i pėrbashkėt, pala maqedonase do tė duhet tė heq dorė nga diskriminimi i shqiptarėve.
Edhe partitė tjera joparlamentare, si BDSH, PDK dhe PPD, kanė paralajmėruar bojkotin. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Qeveri kanė shfaqur dilema lidhur me pjesėmarrjen nė ceremoninė pėr shėnimin e 20 vjetorit tė pavarėsisė sė Maqedonisė.
Zėvendėskryeministri pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, Musa Xhaferi, ka deklaruar se shqiptarėt do tė shėnojnė 20 vjetorin e pavarėsisė sė Maqedonisė, aq sa maqedonasit festojnė dhe ndjejnė Marrėveshjen e Ohrit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|