Hagė: Absolutisht tė pavėrteta raportet pėr vrasjen e dėshmitarėve
31.08.2011
Tribunali i Hagės pėr Krime tė Luftės ka kumtuar sot se nuk ėshtė vrarė asnjė dėshmitar nė proceset kundėr Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, duke i pėrgėnjeshtruar raportet e ditėve tė fundit nė mediat serbe.
Nė njoftimin me shkrim, pėrfaqėsuesja e Tribunalit tė Hagės, Nerma Jellaēiq, ka theksuar se janė absolutisht tė pavėrteta pohimet se dėshmitarėt e Tribunalit tė Hagės janė vrarė gjatė gjykimeve tė Haradinajt dhe Limajt.
Asnjė person nga lista e dėshmitarėve ose person, tė cilit Gjykata ndėrkombėtare i ka lejuar masat e mbrojtjes, nė kėto dy lėndė, nuk ėshtė vrarė, ka thėnė ajo, duke komentuar, siē ėshtė shprehur ajo, raportet e pavėrteta lidhur me sistemin e mbrojtjes sė dėshmitarėve para Tribunalit, dhe nė rigjykimin e Haradinajt, tė cilat gjatė ditėve tė fundit i kanė publikuar disa media nė Serbi.
Nerma Jellaēiq ka precizuar se prej afro 4 mijė dėshmitarėve, sa kanė dėshmuar deri tash para Tribunalit, pėr 1 mijė prej tyre, ishin pėrcaktuar masat e caktuara tė mbrojtjes.
Kėto komente u bėnė pasi prokurori i Serbisė pėr krime tė luftės, Vlladimir Vukēeviq, i ka thėnė gazetės beogradase Kurir, se mė tepėr se 40 dėshmitarė nė proceset Haradinaj dhe Limaj, janė vrarė ose frikėsuar.
_________________________________________
http://www.evropaelire.org/content/news/24313660.html
__________________________________________________ ________
Ja perse nuk mund tu besohet serbeve