Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 15:52   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dy shtete tėrheqin njohjen?!

MPJ mohon tėrheqjen e njohjeve


Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės ka sqaruar opinionin rreth propagandės sė fundit tė plasuar nė medie nga Beogradi, pėr ēėshtjen e njohjeve tė Kosovės nga Guinea- Bisau dhe Sulltanati i Omanit.







Nė njoftimin pėr media thuhet se Republika e Kosovės mė datė 30 janar 2011 ka marrė notė verbale nga Sulltanati i Omanit, me nr. tė referencės 7102/700710/181/2011 dhe tė nėnshkruar nga lartmadhėria e tij, Sulltani Qaboos Bin Said dėrguar ish-presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitėn e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė drejt pavarėsisė sė Kosovės dhe Qeveria e Sulltanatit tė Omanit e mirėpret anėtarėsimin e Republikės sė Kosovės nė Kombe tė Bashkuara dhe organizatat e tjera ku Kosova dėshiron tė marrė pjesė”.

Ndėrkaq, zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli ka marrė notėn verbale mė datėn 10 Janar 2011 nga Kryetari i Republikės sė Guinea-Bisau ku thuhet: “Autoritetet e Republikės sė Guinea- Bisau kanė njohur pavarėsinė dhe sovranitetin e Republikės sė Kosovės duke dėshiruar tė etablohen marrėdhėniet diplomatike sa mė shpejt qė ėshtė e mundur”.

“Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės dhe shtetet partnere nė ndėrkohė kanė pasur kontakte me kėto dy shtete, tė cilat kanė konfirmuar qėndrimin e tyre tė mėhershėm kundrejt Republikės sė Kosovės”, thuhet nė njoftim.

MPJ konsideron se tė pavėrtetat e prezantuara nga qeveria e Beogradit janė tentativė mediale pėr ta shpėrqendruar vėmendjen nga kėrkesat reale pėr njohje tė kufijve tė Kosovės nga ana e Serbisė, bėrė kėto ditė nga shtetet kryesore tė BE-sė dhe konfirmon se pret edhe njė seri tė njohjeve nė javėt nė vazhdim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė