Titulli: Perplasje Brenda Partise 'demokratike' Te Kosoves
Limaj: Thaēi, njė hipokrit
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kėrkesėn tė cilėn qeveria e Kosovės ia bėri Gjykatės Kushtetuese pėr tė zgjidhur ēėshtjen e imunitetit tė deputetėve.
Nė njė intervistė pėr Top Channel, deputeti kosovar i cili prej kohėsh pėrballet me procese gjyqėsore sa pėr krime lufte dhe pėr korrupsion, nuk preferon mė tė flasė pėr to. Ai ndalet te Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do tė duhej fillimisht ta shqyrtonte kushtetutshmėrinė e kėrkesės sė qeverisė.
Gjykata Kushtetuese duhej ta hidhte poshtė si kėrkesė. Kėrkesa e qeverisė ka qenė jo kushtetuese dhe qeveria nuk ėshtė organ kompetent qė mund tė kėrkojė interpretim. Imunitetin asnjė kushtetutė nė rajon nuk e ka mė tė qartė se sa Republika e Kosovės dhe aty ska ēfarė tė interpretohet. Kjo kėrkesė ėshtė thjesht njė kamuflim pasi qeveria nuk ka nevojė tė kėrkojė pėr deputetėt, pėr presidentin. Qeveria, nėse ka nevojė duhet qė tė kėrkojė pėr qeverinė, deklaron deputeti, Fatmir Limaj.
Nė qoftė se Gjykata Kushtetuese vendos nė kundėrshtim me atė qė sipas Limajt veē ėshtė e rregulluar me kushtetutė atėherė ai konsideron se bėhet shkelje e tė drejtave tė njeriut pėr tė cilat ekzistojnė rrugė ligjore qė e pėrmbysin.
Por kjo nuk ėshtė ēėshtja e vetme pėr tė cilėn Limaj mendon se nuk po respektohet Kushtetuta e Kosovės. Ai i bashkohet opozitės nė deklarimet e tij se marrėveshjet e fundit me Serbinė janė hapa prapa dhe nė kundėrshtim me Kushtetutėn e vendit. Aplikimi i vulės doganore pa mbishkrimin kryesor, Republika e Kosovės ėshtė shkelje kushtetuese dhe kėtė askush nuk ka tė drejtė tė bėjė, thotė Limaj.
Njė temė e cila ėshtė shumė aktuale e pėr tė cilėn Limaj duket se ka ēfarė tė thotė janė publikimet qė dalin nga Wikileaks. Kabllogramet tė cilat lakojnė emrin e kryeministrit Hashim Thaēi i cili sipas Wikileaks frikėsohej qė nė zgjedhjet e fundit tė shkonte me lista tė hapura, bėjnė qė Limaj ti quajė hipokritė, siē thotė ai, ata tė cilėt kanė diskutuar ēėshtje me ndėrkombėtarėt para se ti shtrojnė ato nė parti.
Po ta kishte thėnė nė parti absolutisht nuk do tė ishte hipokrizi. Por nuk kam dėgjuar asnjėherė, asnjė ndonjė shqetėsim tjetėr tė zotit Kuēi, shprehet Limaj.
I pyetur se cila do tė jetė e ardhmja e tij politike pėr shkak edhe tė kundėrshtive brenda partisė nė tė cilėn ai bėn pjesė, Limaj pėrgjigjet shkurt, thotė se ajo varet nga vota e qytetarėve tė Kosovės.
Por nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės nuk nguron tė thotė se Partisė Demokratike i duhen reforma tė thella. Partia nuk reformohet duke ruajtur mentalitetin e vjetėr e duke prurė individė, partia reformohet me ide, e metoda, deklaron Limaj.
Kjo sipas tij nuk nėnkupton ndėrrimin e figurave politike, por duke folur pėr faktin qė kjo parti nuk ka mbajtur mbledhje pėr 11 muaj, Limaj thotė se kjo nuk guxon tė ndodhė. /tch/
|