Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-09-11, 13:39   #80
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Plani pėr aksionin II tė policisė


Artan M. Haraqija | 09-09-2011 00:36 CET


(E plotėsuar) Pėrfaqėsuesit e institucioneve vendore dhe ata tė misioneve ndėrkombėtare tė akredituar nė Kosovė kanė diskutuar gjatė gjithė ditės sė enjte mundėsinė e dėrgimit tė policisė dhe doganierėve kosovarė nė pjesėn veriore tė vendit, pas skadimit tė marrėveshjes sė KFOR-it mė 16 shtator.
Akoma nuk ėshtė e qartė se ēfarė roli dhe ēfarė fuqie do kenė ata nė veri, derisa plani pėr veriun ėshtė diskutuar ndėrmjet ambasadorit amerikan, Christopher Dell, shefit tė EULEX-it, Xavier bout de Marnhack, komandant i t nė largim tė KFOR- it , Erhard Buehler dhe kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Sipas burimeve tė “Zėrit”, kėta zyrtarė janė ende duke shqyrtuar detajet finale tė asaj qė do tė ndodhė njė ditė pasi do tė pėrfundojė marrėveshja 11- pikėshe qė po implementohet nga KFOR-i.
“E vetmja gjė qė nuk dihet sigurt ėshtė roli i saktė qė do kenė doganierėt vendorė nė veri, nėse do tė kenė rol ekzekutiv apo do tė jetė rol KMM (kėshillues, monitorues dhe mentorues)”, tha njė zyrtar qė tė enjten ishte i pranishėm nė disa prej takimeve, pėr tė shtuar se “ende nuk ėshtė vendosur as vendi ku doganierėt kosovarė do tė dėrgohen fizikisht mė 16 shtator”.
Pjesė e diskutimit ėshtė nėse doganierėt kosovarė tė dėrgohen fillimisht nė njėrėn pikėkalimi kufitar apo nė tė dyjat, Portėn 1 dhe Portėn 31.
Do tė mendohet mirė aksioni i ri
Ndryshe nga 25 korriku, kur shefi i qeverisė kosovare dėrgoi njėsitė speciale tė policisė kosovare nė veri, kėsaj radhe po pėrgatitet njė plan, i cili do tė jetė shumė mė mirė i menduar. Njė zyrtar ndėrkombėtar, qė sot ka qenė i pėrfshirė nė disa prej takimeve, me ironi thoshte: “Kėsaj radhe nuk do tė dėrgohen policėt dhe tė tjerėt pa ushqime nė veri, siē bėri Qeveria e Kosovės”.
Njė plus tjetėr kėsaj radhe ėshtė edhe pėrfshirja e Bashkimit Evropian, pasi zyrtarėt e saj janė pjesė aktive e hartimit tė planit pėr operacionin e 16 shtatorit pėr veriun.
Pardje, shefja e diplomacisė sė BE-sė, Catherine Ashton, pas takimit me presidenten e Kosovės, Atifete Jahjaga, sėrish foli publikisht kundėr aksionit tė ROSU mė 25 korrik, duke treguar qė ai aksion nuk e kishte pėrkrahjen e BE-sė. Sidoqoftė, kėsaj radhe misioni i Unionit tė 27 vendeve tė Evropės pėr sundim tė ligjit, EULEX ėshtė tėrėsisht i pėrfshirė nė planet pėr 16 shtator.
Njė zyrtar ndėrkombėtar qė merret me ēėshtjet e sigurisė i ka thėnė “Zėri-t” se mė 16 shtator, nė tė dy pikat kufitare do tė ketė pėrfaqėsues tė EULEX-it, Policisė sė Kosovės dhe KFOR-it, pasi ky plan e ka mirėkuptimin e tė gjitha palėve.
Zyrtarisht askush nuk ka dėshirė tė flasė nė detaje rreth kėtij plani, derisa zyrat pėr informim tė disa prej institucioneve tė lartėpėrmendura vetėm kanė pranuar tė konfirmojnė mbajtjen e takimeve tė enjten, pa pranuar tė komentojnė mė tutje.
Dell dirigjonte si maestro
Zyrtarė ndėrkombėtarė dhe vendorė, gjithmonė duke folur nė kushte anonimiteti, e kanė komentuar rolin e ambasadorit amerikan, Chris Dell, duke e quajtur si njė “maestro” i cili i dirigjonte takimet ku merrte pjesė edhe ai.
Gjatė tė enjtes ka pasur shumė takime, herė me pjesėmarrjen e tė gjithė zyrtarėve tė lartė e herė dy nga dy, ndėrsa nė disa prej tyre ka qenė i pėrfshirė edhe ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi.
“Nė takimin e mėngjesit, ku ishin tė gjithė, pas asaj qė kishte pėr tė thėnė kryeministri, gjėrat i mori nėn kontroll Dell. Bile, me njė lehtėsi tė madhe iu drejtohej edhe komandantit tė KFOR-it dhe shefit tė EULEX-it duke ua bėrė me gisht: “Keni gjė pėr tė thėnė, jo…mirė vazhdojmė’”, tha pėr “Zėri-n” zyrtari perėndimor.
Disa nga zyrtarėt qeveritarė vendorė kur janė pyetur nga “Zėri” pėr kėtė, fillimisht vetėm kanė qeshur, pėr tė pohuar mė pas fuqinė e ambasadorit amerikan nėpėr kėto takime.
Jozyrtarisht merret vesh qė ambasadori amerikan ishte pajtuar pėr aksionin e parė tė Policisė sė Kosovės nė veri, mirėpo ajo qė e ka kundėrshtuar ambasadori amerikan ka qenė data e aksionit, 25 korrik.
Njė zyrtar vendor i afėrt me partinė tjetėr nė pushtet, Aleanca Kosova e Re, ka thėnė se kjo edhe ėshtė arsyeja pse pas bujės sė atij aksioni, Dell doli shumė pak nė publik pėr ta pėrkrahur Thaēin.
2
  Pėrgjigju Me Kuotė