09-09-11, 16:08
|
#244
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Dyshohet pėr varrezė masive nė Medvegjė
Ekspertė tė EULEX-it nga Departamenti i Mjekėsisė Ligjore (DML) kanė qenė nė njė vend tė dyshuar pėr varrezė masive nė rajonin e Medvegjės nė Serbinė Jugore, pėr tė observuar lokacionin, ndėrkaq nuk japin detaje tjera lidhur me kėtė rast, me arsyetimin se kumtimi i rezultateve i takon autoriteteve tė Serbisė.
Nė njoftimin e EULEX-it thuhet se informacioni i pranuar nga Komisioni pėr Persona tė Zhdukur i Qeverisė sė Kosovės, pretendon se njė numėr i panjohur i shqiptarėve tė Kosovės, viktima tė konfliktit tė viteve 1998-1999, mund tė jenė varrosur aty.
Alan Robinson, bashkėkryesues i EULEX nė DML, ka thėnė Ne kemi dėrguar njė ekip tė gjerė tė ekspertėve tė mjekėsisė ligjore nė lokacionin e supozuar. Roli i tyre ėshtė shumė i qartė: tė veprojnė si observues dhe tė sigurojnė se metodologjia e duhur e mjekėsisė ligjore ėshtė duke u aplikuar gjatė zhvillimit tė operacionit nė terren.
Mė tej thuhet se EULEX-i/DML ėshtė angazhuar aktualisht nė hulumtimin dhe vlerėsimin e disa lokacioneve potenciale pėr tė qenė varreza masive nė Vushtrri, Mitrovicė, Gjakovė dhe Prizren.
Deri mė tani nė 2011, mbetjet mortore tė 51 personave tė zhdukur mė parė iu janė dorėzuar familjeve tė tyre.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|