WikiLekas: Vatikani de facto e ka njohur Kosovėn

Publikuar: 09.09.2011 - 09:18Prishtinė, 9 shtator Fakti se Kosova ėshtė vend me shumicė myslimane dhe se nė Kushtetutėn e kėtij vendi nuk ndalohen nė mėnyrė eksplicite aborti dhe martesa e homoseksualėve, nuk duhet tė shihet si arsye pse Vatikani nuk e njeh ende formalisht pavarėsinė e Kosovės. Por Vatikani tashmė ka njohur de facto pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu e ka bindur pėrfaqėsuesin e Ambasadės amerikane nė Vatikan nė prill tė vitit 2008, vetėm dy javė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovė, Monsignior Miguel Maury, person kontakti i Selisė sė Shenjtė pėr Ballkanin.
Nė depeshen qė gjendet nė faqet e Wikileaksit, zyrtari amerikan shkruan se pėrfaqėsuesi i Vatikanit ka shprehur dėshpėrim pėr gjuhėn specifike nė Kushtetutė, tė cilėn e sheh si hapje e mundėsisė - qoftė edhe nėse shihet si shumė e pamundur nė Kosovėn e sotme- tė martesave tė gjinisė sė njėjtė dhe pėrpjekje pėr tė lejuar abortin. Kjo gjuhė, sipas Vatikanit, ėshtė imponuar nga konsultuesit ndėrkombėtarė pa i marrė parasysh qėndrimet e ndryshme tė vetė kosovarėve.
Nė kėtė takim thuhet se Maury ka zvogėluar rėndėsinė e hezitimit tė Vatikanit pėr tė njohur formalisht pavarėsinė e Kosovės duke nėnvizuar atė qė e ka quajtur si de facto njohje tė Republikės sė re, duke shprehur dėshirėn qė shteti i ri tė ketė sukses nė procesin paqėsor tė ndėrtimit tė shtetit. Si dėshmi tė kėsaj njohjeje de facto, pėrfaqėsuesi i Vatikanit ka pėrmendur pranimin qė Papa i ka bėrė mė 2 shkurt presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe mirėpritjen qė ia ka bėrė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės pėrfaqėsuesit tė Kishės Katolike nė Kosovė.