10-09-11, 18:50
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Dita e tmerrit
Papa: Asgjė se justifikon terrorizmin
Tragjedia e asaj dite ėshtė rėnduar nga preteksti i atentatorėve pėr tė vepruar nė emėr tė Zotit. Kėshtu ėshtė shprehur Papa Benedikti XVI, nė njė letėr dėrguar arqipeshkvit tė Nju Jorkut, Timothy Dolan, nė kuadėr tė 10-vjetorit tė 11 shtatorit.
10 shtator 2011
Edhe njėherė duhet tė theksohet pa asnjė keqkuptim se, asnjė rrethanė nuk justifikon aktet e terrorizmit, ka thėnė ati i shenjtė.
Nesėr nė ground zero tė Nju Jorkut do tė mbahet njė ceremoni pėrkujtimore nė nder tė viktimave tė atentateve terroriste.
Nė tė do tė jetė i pranishėm presidenti amerikan Barack Obama, i shoqėruar nga pasardhėsi i tij, George W. Bush.
Me urdhėr tė tė zotit tė shtėpisė, kryebashkiakut Michael Bloomberg, nė kėtė ceremoni nuk do tė mbahen fjalime, por vetėm do tė recitohen poezi.
Ky ėshtė pėrkujtimi i parė i ditės tragjike qė ndryshoi botėn, pas vrasjes sė sheikut tė terrorit Osama bin Laden, qė konsiderohet dhe arkitekti i sulmeve.
Ndėrkohė, masat e sigurisė nė Shtetet e Bashkuara, kryesisht nė Nju Jork dhe Uashington, janė nė nivelet maksimale nga frika e ndonjė akti terrorist.
Autoritetet pėrgjegjėse deklarojnė se nuk kanė informacione pėr ndonjė sulm specifik, por u druhen sulmeve individuale.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|