Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-11, 18:55   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Po humb besimi nė dialogun


Qė nga arritja e marrėveshjeve tė para nė dialogun ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e deri mė tash, kanė ekzistuar dilemat lidhur me arritjen e marrėveshjeve dhe zbatimin e tyre, dhe kėto dilema vazhdojnė tė rriten, vlerėsojnė analistėt e ēėshtjeve politike nė Kosovė.






10 shtator 2011
Analisti Agron Bajrami thotė pėr Radion Evropa e Lirė se qė nga fillimi i dialogut ka qenė e paqartė nėse do tė mund tė zbatohet ēfarėdo marrėveshje qė arrihet. Madje, sipas tij, ka qenė e paqartė edhe formati me tė cilin do tė arrihen marrėveshjet.

“Fillimisht nuk e dinim nėse do tė nėnshkruhet marrėveshje apo e tėra do tė pėrmbyllet me vendime tė qeverive tė veēanta, do tė thotė, Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė. Tani e dimė qė disa marrėveshje thuhet se janė arritur. Mirėpo qė prej arritjes sė tyre, nuk kemi parė zbatim tė marrėveshjeve dhe ėshtė e natyrshme qė me mungesėn e zbatimit tė marrėveshjeve, tė cilat thuhet se janė arritur, rritet skepticizmi pėr marrėveshjet nė fjalė”, thotė ai.

Edhe analisti Shenoll Muharremi, vlerėson se dilemat lidhur me marrėveshjet e arritura kanė qenė tė paraprira qė nė fillim tė procesit, pėr shkak tė skepticizmit qė ka ekzistuar te njerėzit nė Kosovė, lidhur me procesin e dialogut.

Sipas tij, mungesa e transparencės pėr procesin, ka shtuar edhe mė tej dilemat pėr marrėveshjet qė arrihen nė kuadėr tė procesit.

“Fillimisht, Kosova, por dhe Serbia, janė futur nė kėtė dialog pa njė diskutim tė brendshėm, pa njė konsensus social tė tyre. Megjithatė, prej fillimit, procesi nuk ka pasur transparencė, qoftė nga palėt qė po dialogojnė, qoftė nga vet Bashkimi Evropian. Thjeshtė, asnjėherė nuk ėshtė ditur saktėsisht se pėr ēka po bisedohet. Nuk ėshtė ditė se ēka dėshirojnė tė arrihet dhe mbi tė gjitha edhe kur ėshtė arritur diēka, marrėveshja nuk ka qenė e qartė dhe sė paku, nė letėr, tė shkruar dhe tė nėnshkruar nuk kemi parė asgjė. Andaj, mungesa e kėtyre elementeve e bėn skeptik tėrė procesin”, shprehet Muharremi.

Ndėrsa, analisti Bajrami, pret qė edhe nė tė ardhmen tė ketė mungesė tė transparencės dhe informacioneve tė sakta lidhur me atė se ēfarė po ndodhė nė procesin e dialogut, si dhe marrėveshjet eventuale qė mund tė arrihen.

Por, sipas tij, suksesi i ēfarėdo dialogu nuk do tė varet nga transparenca, por nga aftėsia e palėve pėr tė zbatuar ēfarėdo marrėveshje dhe qė ato marrėveshje, nėse nisin tė zbatohen, tė jenė tė pranueshme pėr qytetarėt e Kosovės.
“Ne duhet tė shohim, nėse vėrtetė marrėveshjet qė thuhet se janė arritur, sikurse ėshtė marrėveshja pėr lėvizje tė lirė tė qytetarėve tė Kosovės nėpėr Serbi me targa tė Kosovės, apo marrėveshja pėr lėvizjen e lirė tė mallrave tė Kosovės, nėse ato do tė funksionojnė. Nėse nuk funksionojnė, tė themi brenda muajit tė ardhshėm, atėherė do tė humbė sensi i ēfarėdo diskutimi tė mėtutjeshėm, mendoj unė”, shprehet Bajrami.

Muharremi ka shtuar se nė Kosovė ekziston bindja qė Serbia nuk ėshtė futur nė kėtė dialog me vullnetin e saj, por pėr t’iu ofruar statusit tė kandidatit pėr Bashkimin Evropian.

Sipas tij, ngjarjet qė pasuan nė fund tė korrikut nė veri tė Kosovės, kanė treguar edhe njė herė se Serbia nuk ėshtė partner kredibil pėr dialog.
“Unė mendoj qė edhe siē ka qenė rasti para 25 korrikut, e dimė shumė mirė qė ka pasur zhvillime pozitive dhe lajmė shumė optimiste se ėshtė arritur marrėveshje nė kėtė dhe nė atė. Menjėherė pas disa javėsh, Serbia pėrsėri ka vepruar si Serbia e viteve tė 90. Andaj, njerėzit kanė tė drejtė tė jenė skeptikė dhe unė mendoj qė Serbia nuk ėshtė njė aktor kredibil qė duhet edhe t’i besohet nė kėto dialogime”, thotė Muharremi pėr Radion Evropa e Lirė.

Ndryshe, analistėt e ēėshtjeve politike kanė shprehur mendimin se dialogu ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė po pėrcillet me dyshime nga opinioni, pėr shkak se sajuesit e procesit kanė pasur frikė qė t’i zbulojnė detajet, sepse ato do tė mund ta nxjerrin procesin nė njė dritė negative.

Veprimi i tillė, sipas analistėve, ėshtė i gabuar, pėr faktin se nėse qytetarėt nuk do tė kenė besim nė procesin e dialogut, ky proces do tė dėshtojė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė