Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 14:14   #157
Tropojani30
 
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
Tropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashur
Gabim Titulli: Re: Titulli: Re: Perplasje Brenda Partise 'demokratike' Te Kosoves

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Llapi Shiko postimin
o mani ymyd ne koqe te dashit mani
e mosa bleni mish

Llapi nuk ka perse zhgenjehet
jemi tuj qeveris vendin per mrekulli
dhe te pakten do ta qeverisim edhe nja 25 vite
populli po na perkrah me voten e vet
e ne po i shperbleim me qeverisje te mier

Edhe gomari thonte jam ne enderr..........

Gazeta Zeri
Thaēit i shtohen “armiqtė”






(E plotėsuar) Partia Demokratike e Kosovės (PDK) ka nevojė qė tė reformohet, tė ecė nė hap me kohėn dhe tė tregohet e pėrgjegjshme si nė raport me strukturat e saj udhėheqėse, gjithashtu edhe me qytetarin e vendit.
Vendimet qė merr krye nė vete kryetari i kėsaj partie, Hashim Thaēi, duhet tė zhvendosen aty ku e kanė vendin – nė organet e partisė, ku do tė kontribuonte fuqishėm e gjithė kryesia e partisė. Kėshtu mendon sekretari i pėrgjithshėm i PDK-sė, Jakup Krasniqi, i cili gjatė njė prononcimi pėr “Zėrin” ka thėnė se ėshtė i pėrqendruar dhe do tė pėrqendrohet ēdoherė qė ta ndryshojė gjendjen e brendshme nė kėtė subjekt politik.
“Nė tė ardhmen e afėrt tė gjitha angazhimet e mia dhe pėrpjekjet (do tė jenė) pėr ta reformuar partinė, pėr ta bėrė njė subjekt politik tė pėrgjegjshėm, pėr tė qenė nė shėrbim tė vendit dhe atdheut, do tė publikohen”, ka thėnė ai.
Njėri nga figurat kryesore tė partisė mė tė madhe nė vend thotė se mėnyra se si merren vendimet nė kėtė parti nuk ėshtė demokratike.
“Vendimmarrja jo gjithherė ėshtė nė organet e duhura, prandaj edhe angazhimi im ka qenė dhe vazhdon tė mbetet qė vendimmarrja tė mbetet nė organet e partisė, nė organet qė kanė dalė nga njė kongres ose kuvend i partisė, organe qė parashihen me statutin e Partisė Demokratike dhe natyrisht ta respektojmė edhe programin e partisė, njė program dhe njė statut qė janė tė miratuara nga kuvendet e saj”, ėshtė shprehur ai.
Sekretari Krasniqi, nuk ėshtė i vetmi person nė kėtė subjekt politik qė mendon se partia mė e madhe nė vend duhet t’i hapė dyert ndaj reformave.
Anėtari i kryesisė sė kėsaj partie, Hydajet Hyseni, thotė se tė gjitha partitė politike nė Kosovė duhet tė reformohen. “Mendoj se partitė tona politike nė pėrgjithėsi nuk funksionojnė nė baza demokratike dhe e konsideroj njėrėn nga sindromat mė serioze tė skenės politike kosovare”, thotė ai.
Deputeti Hyseni mendon se nėse nė PDK nuk “troket” reforma, atėherė kjo parti do tė ecė rrugės qė ka rrugėtuar dikur Lidhja Demokratike e Kosovės, e cila pas centralizimit dhe pakėnaqėsive tė shumta ėshtė pėrballur me ndarjen nė dysh.
“Njėra nga arsyet qė ka shkaktuar vėshtirėsi dhe kriza nė LDK prej fillimit ka qenė pikėrisht kjo: mosfunksionimi nė baza demokratike. Pėr fat tė keq kėtė sindrom tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės sikur e kanė huazuar edhe partitė tjera politike, duke pėrfshirė edhe Partinė Demokratike tė Kosovės, e cila ishte mė demokratike se tjerat, por pėr fat tė keq dalėngadalė po rrėshqet edhe ajo nga format e diskredituara tė partive tjera dhe tė LDK-sė”, shprehet Hyseni.
I pyetur rreth vendimmarrjes, pėr tė cilėn anėtarėt e PDK-sė thonė se nė kėtė parti ėshtė e drejtė ekskluzive e kryetarit tė tyre, Hashim Thaēi, Hyseni thotė se funksionimi demokratik nėnkupton organizim demokratik dhe vendimmarrje nė baza demokratike, duke respektuar debatin para vendimeve dhe vendimet nga organet.
Ngjashėm mendon edhe anėtari tjetėr i kėsaj partie, Nait Hasani, i cili thotė se jo vetėm PDK-ja, por e gjithė shoqėria nė Kosovė duhet tė reformohet, ngase, sipas tij, nga mosreformimi i partive politike ėshtė duke vuajtur pasojat e gjithė shoqėria kosovare.
“Duhet tė ketė njė standard nė ligjin zgjedhor qė partitė politike tė reformohen. Ligji pėr Zgjedhjet duhet ta ketė njė nen qė partitė politike mund tė regjistrohen, mund tė konkurrojnė vetėm nėse kanė bėrė reforma”, thotė deputeti Hasani.
Ai mendon se do tė ishte mirė sikur PDK-ja dhe kryetari i saj Thaēi, ta marrė model ish-kryeministrin e Britanisė sė Madhe, Tony Blair.
“Tony Blair ishte kryeministėr, dha dorėheqje dhe ia lėshoi vendin kolegut tė tij qė t’i bėjė reformat. Ky do tė ishte njė model shumė i mirė nėse duam tė shkojmė drejt demokracisė perėndimore”, thotė Hasani.
Mirėpo, analisti Avni Zogiani thotė se ėshtė shumė e vėshtirė qė dikush brenda PDK-sė ta reformojė kėtė parti, meqenėse kryetari i partisė demokratike, Thaēi, sipas tij, ėshtė figurė shumė e fuqishme brenda partisė.
“Ėshtė shumė vėshtirė sepse zakonisht partitė politike nė Kosovė nuk funksionojnė nė varėsi nga ajo ēka mendon elektorati ose baza e partisė. Unė mendoj se momentalisht pėr shumė arsye kryeministri Thaēi ėshtė i zgjedhuri i ndėrkombėtarėve pėr tė qenė nė krye tė PDK-sė”, thotė Zogiani, duke shtuar se pikėrisht dėgjueshmėria absolute ndaj ndėrkombėtarėve e bėnė tė sigurt tė parin e PDK-sė qė tė bėjė ēka tė dojė nė kėtė parti.
PDK – parti e tenderėve
Analisti Avni Zogiani thotė se nė vend se tė quhet demokratike, mė mirė do tė ishte qė PDK-ja tė kishte emrin Partia e Tenderėve tė Kosovės, meqenėse ky ėshtė detaji, sipas tij, me tė cilin identifikohet kjo parti.
“PDK-ja momentalisht ėshtė parti e tenderėve, pra tė gjitha pozicionet, raportet e forcave brenda PDK-sė pėrcaktohen nė varėsi nga tenderėt dhe nė varėsi nga fuqia e shantazhit, reketimit. Disa figura nė PDK janė tė forta vetėm pse kanė fuqi tė shantazhojnė, prandaj nė kėtė parti nuk flitet pėr demokraci por pėr fuqi”, thotė Zogiani.
Tropojani30 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė