Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 15:40   #87
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Daglasi Shiko postimin
Ku jan tash policia dhe njesit speciale, te thaqit,a jan hala ne kufi ,apo ne ure te ibrit-tavnik-zhabar apo?:tongue:
Dell pėrkrah vendosjen e policėve dhe doganierėve nė veri


Nga Express mė 12 shtator 2011 nė ora 16:14
Vendimi i Qeverisė sė Kosovės pėr kthimin e policėve dhe doganierėve nė veri tė Kosovės mė 16 shtator, ka gjetur pėrkrahjen edhe tė ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Kristofer Dell. Ai ka thėnė tė hėnėn se Qeveria e Kosovės i ka tė drejtat e saj qė ta zbatojė marrėveshjen e arritur mė 2 shtator.

Dell i ka dhėnė mbėshtetje tė plotė Qeverisė sė Kosovės qė ta zbatojė vendimin pėr kthimin e policėve dhe doganierėve nė veri.

“Natyrisht, kjo ka qenė njė e arritur nė mes tė Qeverisė sė Kosovės, EULEX-it dhe KFOR-it dhe Qeveria e Kosovės i ka tė gjitha tė drejtat e veta tė autorizuara dhe legjitime qė tė zbatojė kėtė marrėveshje tė arritur mė 2 shtator dhe tani presim qė tė bėhet edhe zbatimi i saj dhe ne e pėrkrahim atė”, ka thėnė ambasadori Dell.

Ėshtė raportuar se Qeveria e Kosovės dhe prania ndėrkombėtare nė vend janė pajtuar nė parim pėr rikthimin e kontrollit doganor dhe policor nė veri, kurse marrėveshja pritet tė zbatohet nga 16 shtatori.

Komandėn doganore dhe policore do ta kenė autoritetet e Kosovės, pėrderisa pjesa operative do tė bie mbi EULEX-in, kurse KFOR-i, do t’i kontrollojė rrugėt alternative qė lidhin dy vendet.

Siē ėshtė raportuar, plani ėshtė hartuar nga zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės dhe ai ėshtė pranuar nė parim nga pėrfaqėsues tė EULEX-it, KFOR-it, Bashkimit Evropian dhe Ambasadės sė SHBA-sė nė Prishtinė.

Ndėrkohė, ėshtė pikėrisht ndėrhyrja dhe zmbrapsja e Qeverisė sė Kosovės nė veri tė vendit njė prej arsyeve qė Lėvizja Vetėvendosje ka pėrmendur tė hėnėn kur kėrkoi dorėheqjen e Qeverisė sė Kosovės dhe shpalljen e menjėhershme tė zgjedhjeve tė parakohshme.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, si partia e tretė opozitare, konsideron se ėshtė ajo qė e ka kėrkuar njė gjė tė tillė kohė mė parė, pėrderisa tani nuk shprehet nė mėnyrė konkrete nėse do ta mbėshtes kėrkesėn e Vetėvendosjes.

“Ne e kemi pėrmendur kėtė temė shumė mė herėt, sepse kemi menduar qė ka dėshtime tė mėdha nė Qeverinė e Kosovės. Qėndrimet tona i kemi pasur tė qarta shumė mė herėt dhe natyrisht do t’i diskutojmė prapė nė Kuvendin e Kosovės”, ka thėnė nėnkryetari i AAK-sė, Blerim Shala.

Ndryshe, drejtuesit e Lėvizjes Vetėvendosje e kanė konsideruar si njė nga dėshtimet mė tė mėdha tė Qeverisė sė Kosovės, ndėrhyrjen dhe zmbrapsjen nė veri tė vendit, duke thėnė se me kėtė u ėshtė dhėnė njė mesazh i qartė strukturave paralele serbe se kjo qeveri nuk ėshtė nė gjendje t’u kundėrvihet, edhe kur rrezikohet jeta e policėve dhe qytetarėve.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė