Titulli: Vargje Dashurie
Ruaj pak dashuri pėr nė fund, o njeri i mirė,
se shpejt gostia jote do venitet e mbarojė
mikeshat e djeshme do tė treten nė errėsirė
e nė mėngjesin e sprapsėm askush sdo tė tė kujtojė
nga dashuritė e mėdha njė copėz rrėmbeje dhe fshihe
nga sytė epshorė tė sirenės sė rradhės,
nė shpirtin tėnd struke
nė zemėr mbille...
e po munde edhe nė pjesėn e padukshme tė hėnės
nėse njė ditė do tė ndjehesh i huaj
nė tė huaja gosti pa ndrojtje shko
e nė u ndjefsh edhe atje i paftuar,
sė paku veten do duash si dikur ato
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!
..sidoqoftė,mirėdita jetė!
|