13-09-11, 19:53
|
#25
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės
Pacolli: Sinjale pozitive edhe nga Tanzania!
Nė kuadėr tė turneut lobues pėr shtimin e njohjeve tė reja pėr Republikėn e Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin e Tanzanisė.
Nė qytetin e Dar es Salaam, zėvendėskryeministri Pacolli ėshtė pritur me nderimet mė tė larta shtetėrore, dhe ėshtė takuar me presidentin e Tanzanisė, Jakaya Kikwete, dhe ministrin e punėve tė jashtme tė kėtij shteti, Bernard Membe.
Gjatė kėtij takimi ėshtė diskutuar gjatė pėr rrethanat aktuale politike nė Kosovė dhe pėr mundėsinė e njohjes sė shpejtė tė Republikės sė Kosovės nga Tanzania. Sinjalet janė pozitive edhe nga Tanzania. Ata e kanė akceptuar drejt argumentimin tonė pėr kėrkesėn e njohjes sė Republikės sė Kosovės, ka thėnė zv/kryeministri Pacolli, njofton zyra e tij.
Pacolli po ashtu, gjatė kėtij turneu lobues nė vendet e Afrikės Jugore, ka diskutuar edhe pėr mundėsinė e njohjes nė bllok tė Republikės sė Kosovės nga SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve tė Afrikės Jugore), nė tė cilėn bėjnė pjesė 14 shtete. Nga kjo organizatė, Kosovėn e kanė njohur vetėm shteti i Malawit dhe Swaziland, ndėrsa pas vizitave tė zėvendėskryeministrit Pacolli, priten shumė shpejt lajme tė mira edhe nė kėtė drejtim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|