14-09-11, 22:09
|
#38
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Bukuritė*natyrore*Shqiptare
Hapja e Shtegut Nderkufitar "Majat e Ballkanit"
Zhvillimi i ecjes malore ne shtigjet nderkufitare "Majat e Ballkanit", qe lidh zonat malore te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi eshte pjesa krysesore e te zhvillimit te projektit nderkufitar te turizmit malor, i zbatuar nga Gesellschaft für Zusammenarbeit Deutsche Internationale (GIZ) GmbH ne emer te qeverise gjermane. Nje grup prej rreth 40 vetash nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi dh Gjermania do te pershkojne shtegun "Majat e Ballkanit" per here te pare qe nga identifikimi i saj. Ne 6 dite ata ecin nga Peja, Kosove per ne Plave te Malit te Zi dhe duke vazhduar per ne Theth dhe Valbona te Shqiperise. Ne cdo vend eshte organizuar nje ceremoni e hapjes e cila do te mbahet ne daten e mberritjes. Ceremonite e hapjes jane ndjekur nga perfaqesues te Ministrise se Turizmit te Kosoves, Malit te Zi dhe Shqiperise, Kryetari i Keshillit te qarkut Shkoder Z. Gjovalin Kolombi , perfaqesues te komunave te 3 shteteve si dhe perfaqesues nga agjencite e udhetimit me te rendesishme ne rajon.
40 shtegetaret qe moren pjese ne kete aktivitet nga te tre shtetet Shqiperi, Kosove, Mal i Zi perfaqesues te klubeve alpiniste, bizneseve turistike, guida dhe njesive vendore si dhe stafi i GIZ.
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ka mbeshtetur zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne kete zone qe nga viti 2005. Projekti aktual nder-kufitar i GIZ zbatuar nga "Fondi i Hapur Rajonal per Nxitjen e Tregtise se Jashtme" ("Open Regional Fund for Foreign Trade Promotion" - ORF FT) synon pergatitjen e terrenit per nje destinacion te turizmit nderkufitar ne trekendeshin kufitar te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.
Ideja e projektit eshte qe te zhvilloje dhe promovoje kete zone malore si nje destinacion turistik i vetem. Ne kete menyre, turistet mund te shijojne nje kombinim te burimeve natyrore te cdo vendi, ndersa cdo destinacion rrit atraktivitetin e vet.
Nje aktivitet kryesor i projektit eshte identifikimi i shtegut te quajtur "Majat e Ballkanit", i cili pershkon natyre qe le pa fryme ne te tre vendet dhe momentalisht eshte Duke u shenuar dhe do vendoset sinjalistika turistike perkatese. Procedura e kalimit te kufirit per shtegetuesit jane duke u sqaruar me autoritetet qendrore si dhe po diskutohet sistemi i sigurise ne mal. Per me teper, trajnime per guidat ne mal sipas standardeve nderkombetare do te organizohen si dhe do te sigurohet informacion per turistet nder-kufitare. Per te promovuar shtegun e rajonit si nje destinacion turistik i vetem, standardete te perbashket jane percaktuar aktualisht, p.sh. per shenimin dhe sinjalistiken turistike pergjate shtegut . Turistet mund te shijojne ushqim tradicional dhe strehim autentik pergjate shtegut "Majat e Ballkanit". Nje network nder-kufitar nga 3 zonat duke perfshire edhe perfaqesues te Ministrive te Turizmit, Organizatat Turistike dhe njesite vete-qeverisjes lokale drejtojne gjithe zhvillimin e ketij procesi dhe do te sigurojne vazhdimin e zhvillimin e metejshem te tij edhe pas perfundimit te projektit.
Objektivi i programit te Fondit te Hapur Rajonal per Nxitjen e Tregtise se Jashtme eshte qe te forcoje konkurrencen e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, per te rritur tregtine ne rajon nepermjet bashkepunimit shume-vendesh mes te kompanive dhe te institucioneve dhe te shese/promovoje Evropen Jug-Lindore si zone te vetme ekonomike ne fazen nderkombetare. Per me teper, Fondi i Hapur Rajonal mbeshtet ndertimin e rrjeteve/network-eve rajonale dhe shkembimin e pervojes dhe know-how. Fondi i Hapur Rajonal zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ne emer te qeverise gjermane dhe mbeshtet projekte me afat 2 vjecar dhe pjesemarrjen e disa vendeve ne sektore te ndryshem.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|