Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 03:22   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos na prekni historinė – po klithin falsifikatorėt e historisė ....

Me sa duket ajo po falsifikohet ne te vertet, o miku im
Ja shiqo se qka thuhet lidhur me artikullin ketu!

Uroi qe mos jen gjitha qka shkruhet.

Identiteti kombėtar shqiptar, pa mbrojtje institucionale!
Nga Nuhi Ismajli

Nė shtetet e pėrparuara dhe demokratike, institucionet shtetėrore, me seriozitetin dhe pėrgjegjėsinė mė tė madhe, kujdesen dhe ruajnė identitetet dhe dinjitetin e njėsive etnike tė tyre. Kėtu, nė Kosovė, veēmas sa u pėrket vlerave tė identitetit kombėtar shqiptar dhe dinjitetit tė tij, jo vetėm qė nuk ka njė kujdes tė duhur, por edhe veprohet nė kah tė kundėrt dhe, nė vend tė mbrojtjes, nė mėnyrė institucionale dhe nė mėnyrėn mė tė keqe cenohen ato.

Kėshtu, ndodhi, ēuditėrisht, dhe kryeministri i Kosovės, homologun e tij turk, e quajti “vėlla”!

Ministri i Jashtėm i Turqisė, Kosovėn e quajti “shtėpi tė tij”, kurse Prizrenin “zemrėn e tij” !

Ministri i Arsimit i Turqisė, kėrkoi, pa turp, ndryshimin e teksteve tė historisė shqiptare, ku flitet pėr P. Osmane! Kėtė kėrkesė e bėri edhe ministri i Jashtėm i Turqisė! U tha, madje, se nuk po kėrkohet shumė, sepse po kėrkohet vetėm ndryshimi i teksteve qė sjell ndryshimin e pėrceptimit tė shqiptarėve pėr P. Osmane ! (shih ē’kėrkesė: “ndryshimin e pėrceptimit” !!! , dukuri kjo e cila paraqet pikėrisht esencėn e tjetėrsimit).

Shqiptarėt, pėrgjithėsisht, dhe shqiptarėt e Kosovės, veēanėrisht, nuk mund tė mos ndjehen tė fyer keq, nė pikėpamje njerėzore e kombėtare, nga pikėpamjet dhe kėrkesat e pushtetarėve turqė, tė cilėt po paraqiten si pasardhės dhe trashėgimtarė tė projekteve pushtuese tė P. O., por, pėr mė tepėr, nuk mund tė mos ndjehen keq, nė pikėpamje njerėzore e kombėtare, nga qėndrimi jodinjitoz e mungesa e reagimit tė nevojshėm tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės, ndaj paraqitjeve dhe kėrkesave absurde antishqiptare tė qeveritarėve turqė.

Kryeministri i Kosovės e quajti homologun e tij turk: “vėlla”, gjė e paditur kjo, gjer mė tash, se ai ndjehej vėllai i turkut. Kosova, gjer para pak kohėsh, kryeministrin e saj e ka njohur pėr shqiptar, e jo pėr vėlla tė turkut, qė domethėnė turk.

Kryeministri i Kosovės nuk ka reaguar asnjėherė ndaj projekteve tė homologut tė tij turk, qė synojnė tė ringjallin dhe tė ngopin orekset e dikurshme tė P. Osmane.

Kryeministri i Kosovės nuk reagoi kur ministri i Jashtėm turk Kosovėn e quajti “shtėpi tė tij” ! , as kur Prizrenin e quajti “zemėr” ! Domethėnė, ai pranoi pronėsinė turke tė Kosovės.

Kėshtu, sa pėr kryeministrin, qeveritarėt turqė mund tė vijnė lirisht nė Kosovė, tė gjezdisin ngado nėpėr tė, tė deklarohen si pasardhės tė P. O., tė shpalosin synimet dhe lakmitė e P. O. dhe tė tyre, tė prekin thellė nė plagėt e vjetra tė kombit shqiptar, ndėrsa ai, nė vend tė reagimit tė nevojshėm, deklaron vėllazėrinė me ta!

Ministri i Arsimit i Kosovės, nga mosdija apo nga dėshira, nuk reagoi ndaj kėrkesės sė minisrit turk tė Arsimit, i cili kėrkoi ndryshimin e teksteve tė historisė sė vėrtetė tė popullit shqiptar dhe shkrimin e tyre, sipas filozofisė politike tė pushtuesit osman. Nė vend tė kėsaj, shumė shpejt, me gatishmėrinė e habitshme tė njė sherbėtori tė pėrulur, pohoi bėrjen e “komisionit” pėr ndryshimet e kėrkuara !

Ministri i Arsimit i Kosovės, nė rastin e premtimit pėr ndryshimin e historisė sė vėrtetė tė popullit shqiptar, dhe bėrjes sė saj, sipas ideologjisė dhe politikės sė P. O., nuk dihet se ē’ka menduar, por shihet se ai nuk ka menduar fare se historia e vėrtetė, e pėrjetuar shqiptare dhe pėrceptimi i shqiptarėve pėr P. O., si pushtuese mbi pesėshekullore tė tyre, nuk mund tė ndryshohet, pasi ajo histori e pėrjetuar dhe ai pėrceptim nuk ėshtė shkruar vetėm nė ndonjė tekst shkollor, po ėshtė pėrjetėsuar nė veprat e lloj-llojshme shqiptare dhe tė huaja, pėr mė shumė se pesė shekuj me radhė, ėshtė ngulitur pėrgjithnjė nė kujtesėn e ndėrgjegjėn kolektive tė popullit shqiptar dhe ėshtė bėrė pjesė thelbėsore e identitetit tė tij.

Prandaj, ėshtė e ēuditshme si ka menduar ministri i Arsimit i Kosovės ta zhbėjė tė vėrtetėn e historisė shqiptare nėn sundimin osman;

si ka menduar se mund t’i heqė gjithė ato vepra tė mėdha tė shqiptarėve, nė tė cilat pasqyrohet robėria e rėndė osmane mbi shqiptarėt !;

si ka menduar t’i shlyejė dėshmitė e veprave shqiptare tė shek. XV-XVII !;

si ka menduar t’i eliminojė veprat e mėvonshme shqiptare, veprat e De Radės, Naimit, Samiut, Fishtės, Ēajupti, Konicės e autorėve tė tjerė tė shumtė shqiptarė, gjer nė ditėt tona !;

si ka menduar t’i eliminojė veprat e lloj-llojshme tė autorėve tė huaj, tė krijuara qė nga shek. XV e gjer mė sot, nė tė cilat ėshtė pėrjetėsuar qėndresa dhe lufta e popullit shqiptar, kundėr pushtuesit osman!

Ėshtė e ēuditshme dhe e pakuptueshme se ku ka menduar ministri i arsimit i Kosovės, tė gjejė gjithė atė forcė, pėr t’iu kundėrvėnė historisė sė vėrtetė tė njė populli, pėr t’ia bėrė qejfin atij qė paraqitej si pasardhės i pushtuesit !

Nė anėn tjetėr, ministri i Arsimit i Kosovės, ashtu si e kishte obligim, nuk ndjeu asnjė fije pėrgjegjėsie institucionale dhe nuk dėshmoi as mė tė voglėn forcė morale e njerėzore dhe, edhe sikur tė mos ndjehej fare shqiptar, t’ia thoshte haptazi minitrit tė Arsimit tė Turqisė, se P. O. , si pushtuese, iu bėri dėme tė mėdha shqiptarėve dhe tė kėrkonte prej tij tė distancohej nga tė kėqijat e paraardhėsve tė tij !

Ai nuk ndjeu pėrgjegjėsi institucionale, as forcėn mė tė vogėl morale e njerėzore, t’ia pėrkujtonte ministrit tė Arsimit tė Turqisė, se Turqia edhe gjatė shek. XX, bashkėpunoi me Jugosllavinė, nė dėm tė shqiptarėve dhe, pėr kėtė, madje, mori edhe mirėnjohje!

Ai nuk ndjeu pėrgjegjėsi institucionale, as forcėn mė tė vogėl morale e njerėzore qė, nga ministri turk i Arsimit, tė kėrkojė qė, shqiptarėve nė Turqi, jo vetėm pėr shkak tė asaj se shqiptarėt kanė dhėnė shumė pėr P. O, por edhe pėr shkak tė obligimit pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut, Turqia t’u japė tė drejtėn e arsimit shqip.

Ai nuk ndjeu aspak pėrgjegjėsi institucionale, as forcėn mė tė vogėl morale e njerėzore qė, si ministėr i Arsimit i Kosovės, tė kėrkojė nga pasardhėsi i pushtuesit osman tė shqiptarėve, ministri i Arsimit tė Turqisė, tė ndjejė pak pėrgjegjėsi morale e njerėzore dhe ta korrigjojė vetveten, tė distancohet nga tė kėqijat e paraardhėsve tė vet mbi shqiptarėt e tė kėrkojė falje pėr kėtė dhe tė kuptojė se shqiptarėt nuk e kanė pėr nder tė ndryshojnė historinė e tyre, tė harrojnė plagėt e pashlyeshme, as idealet fisnike tė paraardhėsve, as tė shkruajnė historinė, sipas kėrkesave tė pushtuesve e pasuesve tė tyre.

Ai nuk ndjeu pėrgjegjėsi institucionale, as forcėn mė tė vogėl morale e njerėzore, qė t’i pėrkujtojė edhe shumėēka tjetėr pasardhėsit tė pushtuesit, siē duhet t’i pėrkujtohet pasardhėsit tė pandėrgjegjshėm tė ēdo pushtuesi, ndėrsa vetė tė kujtohej pak dhe tė mos i lejonte vetes, nga pozita nė tė cilė gjendet, tė lėndojė aq keq kujtesėn historike tė shqiptarėve, tė cenojė identitetin dhe krenarinė e tyre kombėtare, pėr hir tė pasardhėsve tė P.O. , e cila, dihet fare mirė, se ka shtypur e shfrytėzuar shqiptarėt mė keq se ēdo popull tjetėr tė nėnshtruar.

Kėrkesat tejet ēnjerėzore tė qeveritarėve turqė, pėr ndryshimin e historisė dhe tė pėrceptimit tė shqiptarėve ndaj P. O. , dhe synimi i tyre pėr ngjalljen e projekteve tė hegjemonisė sė saj, nuk janė bėrė pa ofertat e atyre qė, nėpėrmjet shkrimeve tė tyre, kanė shkruar e po shkruajnė historinė e shqiptarit, sipas kėrkesave politike e ideologjike tė pushtuesit osman dhe po e zbulojnė origjinėn e tyre turke, ose dėshirėn e tyre pėr vetėtjetėrsim kombėtar, ose, madje, edhe synimet e tyre pėr tė zhdukur edhe identitetin kombėtar shqiptar pėrgjithėsisht.

Nė kohėt e fundit, njė tregues tjetėr i dalluar i ndėrlidhjes e bashkėveprimit tė kėtij faktori tė brendshėm, me atė tė jashtmin, nė dėm tė identitetit dhe vlerave tjera njerėzore e kombėtare tė shqiptarit tė Kosovės, paraqet ofensiva pėr tė imponuar edukatėn fetare nė shkollat publike, shfrytėzimit tė forcės sė saj si mjet tė tjetėrsimit kombėtar dhe shquarjes sė fesė si element kryesor i identitetit.

Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės duhet ta kenė shumė tė qartė se

kėrkesat dhe synimet neo-otomane mund tė jenė tė dashura pėr ithtarėt e islamit politik, nostalgjikėt e P. O. e ithtarėt “shqiptarė” neo-otomanistė, por nuk mund tė jenė aspak tė pranueshme pėr shqiptarėt qė njohin e respektojnė tė kaluarėn e tyre, qė kanė sadopak krenari kombėtare dhe vetėdijen pėr identitetin e tyre kombėtar. Pėr ta, qėndrimi i institucioneve mė tė larta tė shtetit, ndaj qeveritarėve turqė, tė cilėt nuk distancohen nga tė kėqijat e P. Osmane mbi shqiptarėt, po haptazi luftojnė pėr realizimin e ambicieve tė tyre pushtuese, duket tejet i ulėt, tradhtar dhe fyerje e madhe pėr shqiptarėt.

Mbrojtja institucionale e vlerave tė identitetit dhe tė dinjitetit kombėtar gjithmonė ėshtė e nevojshme, por ajo ėshtė mė sė e nevojshme veēmas nė kohėn kur, si nė rastin me identitetin shqiptar, ende ekzistojnė orekset e gjalla dhe kur ende zgjohen orekset e vjetra pėr zhbėrjen e tij.

Megjithatė, edhe me gjithė mungesėn e mbrojtjes sė duhur institucionale tė identitetit dhe tė dinjitetit shqiptar, pėr njohėsit e historisė sė kombit shqiptar, shpresa nuk mungon.
shteti dhe dinjiteti shqiptar ėshtė sprovuar nėpėr histori. Shqiptarėt edhe kur nuk patėn institucione, patėn vetėdijen e duhur dhe iu kundėrvunė ēdo force qė rrezikonte ata. Kėshtu edhe sot. Ata janė mėsuar me mungesėn e mbrojtjes institucionale dhe sė keqes i kundėrvihen me dijen, pėrvojėn dhe ndėrgjegjen historike kolektive tė tyre.

__________
marr nga Letersia Shqiptare

Natyra.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė