Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 14:54   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

OKB nuk mund tė ndalė Planin pėr Veriun






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 08:45

(E plotėsuar) Me kėrkesėn e Serbisė dhe tė Federatės Ruse sot mblidhet Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, pėr tė shqyrtuar situatėn nė Kosovės pas vendimit tė Qeverisė qė bashkėrisht me EULEX’in dhe KFOR’in t’i funksionalizojė doganat nė veri.

Pajtimi pėr tė mbajtur kėtė seancė ėshtė arritur nė njė mbledhje tė mbajtur mbrėmė nė New York.

Ambasadorėt kanė vendosur qė sesioni i sotshėm tė mbahet gati plotėsisht me dyer tė mbyllura. Nga OKB ėshtė njoftuar qė vetėm njė pėrfaqėsues i saj do tė flasė nė pjesėn e hapur tė takimit, ndėrkaq pjesėmarrėsit tjerė do t’i shprehim qėndrimet e tyre prapa dyerve tė mbyllura.

Me urgjencė, drejtė New Yorkut ka udhėtuar Ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj, i cili nė kohėn kur ėshtė marrė vendimi pėr mbajtjen e seancės ka qenė nė Egjipt.

Atje tashmė ndodhet edhe homologu i tij serb, Vuk Jeremic.

Duke marrė parasysh ndarjen e thellė qė ekziston mes shteteve perėndimore dhe Rusisė, nuk ka tė ngjarė qė Kėshilli i Sigurimit tė marrė ndonjė vendim qė ndalon planin pėr zbarkim tė policėve dhe doganierėve nė Veri, plan ky qė do tė jetėsohet nesėr, mė 16 Shtator.

Ndryshe, Serbia dhe Rusia kishin insistuar qė kjo mbledhje tė mbahet sot ose mė sė largu tė premten.

Presion nga New Yorku

Serbia dhe aleatėt e saj po bėjnė pėrpjekje qė nėpėrmjet Kėshillit tė Sigurimit tė ndalin planin e Qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen e kontrollit nė pikat doganore nė Veri. Burime tė Express kanė thėnė se tė mėrkurėn nė mbrėmje Kėshilli ka mbajtur konsultime rreth njė letre tė Serbisė. Ndėrkaq, Rusia pritet tė kėrkojė qė seanca e jashtzakonshme pėr Kosovėn tė mbahet tė premten.


Serbia ka trokitur edhe nė dyert e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB’sė me shpresė se aty mund tė ndal planin e Qeverisė sė Kosovės, qė bashkė mė EULEX’in dhe KFOR’in tė vendosin kontrollin doganor nė Bėrnjak dhe Jarinje.

Burime ndėrkombetare tė Express kanė thėnė se tė merkuren nė mbrėmje, nė New York, Kėshilli i Sigurimit ėshtė ftuar tė mnbajė konsultime me dyer tė mbyllura, ku nė agjendė ka qenė letra e Serbisė, e dėrguar kėtė javė, me tė cilėn ajo kėrkon nga KS i OKB’sė qė tė ndal “pėrpjekjet e Prishtinės qė me dhunė tė marrė Veriun”.

Express mėson se nė orėt e vona tė mbremjes, Rusia ka parashtruar kėrkesėn pėr mbajtje tė njė sesioni emergjent tė Kėshillit tė Sigurimit rreth ēėshtjes sė Veriut tė Kosovės dhe veprimeve tė pėrbashkėta tė EULEX’it dhe Qeverisė sė Kosovės pėr kthimin e doganierėve nė kufi. Nėse aprovohet kėrkesa e Rusisė, e cila ėshtė anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit, atėherė pritet qė mbledhja tė mbahet jo mė vonė se tė premten.

Shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremic ėshtė tashmė nė New York, ndėrsa edhe ministri kosovar Enver Hoxhaj ėshtė nisur me emergjencė pėr paraqitje eventuale, nėse aprovohet mbajtja e takimit.

Nėse vendoset qė mbledhja tė mbahet, ajo do tė jetė e katėrta e Kėshillit tė Sigurimit dedikuar Kosovės kėtė vit, pa e pėrfshirė tentativėn e abortuar tė Serbisė pėr tė diskutuar veprimet e ROSU’sė nė korrik. Njė javė pas veprimeve tė ROSU’sė Serbia, po ashtu, tentoi tė organizojė njė mbledhje nėpėrmjet Rusisė, por asokohe nuk kishte fare simpati pėr kėtė propozim nga anėtarėt e tjerė tė Kėshillit dhe Jeremic as nuk u lejua tė jetė fizikisht prezent nė sallėn e Kombeve tė Bashkuara, ku u diskutua Kosova prapa dyerve tė mbyllura. Burimet nė New York thonė se kėsaj radhe, pėr shkak tė insistimit rus, mbledhja ka gjasė tė mbahet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė