Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 22:50   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Dodik, e humbėm Kosovėn - Stefanovic niset pėr Jarinj





Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 22:48
(E plotėsuar) Goran Bogdanovic, i ashtuquajtur ministėr pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė ėshtė nisur pėr nė pikėn kufitare nė Jarinj bashkė me shefin e delegacionit serb pėr bisedime me Kosovėn, Borislav Stefanoviq.

Media serbe ka kanė thėnė se dy zyrtarėt serb janė nisur pėr nė veri pėr t’i mbėshtetur serbėt lokalė nė pėrpjekjet e tyre pėr t’i penguar forcat e autoriteteve kosovare qė tė vendosen nė pikat kufitare nė veri.

Nga ana tjetėr, kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka thėnė se Serbia do tė duhet tė pranojė faktin se njė ditė policėt shqiptarė do tė vendosen nė kufijtė e Kosovės.

Dodik i bėri kėto deklarata nė njė intervistė pėr “Veēernje Novosti” dhe tha pavarėsisht dhimbjes sė madhe Kosova ėshtė nė duart e fuqive tė mėdha.

“Ėshtė e qartė se sa e dhimbshme ėshtė ēėshtja e Kosovės. Mirėpo, atė e kanė nė dorė tė mėdhenjtė dhe tė fuqishmit. Dhe ėshtė krejtėsisht e qartė se Serbia kėtė nuk mund ta ndalojė mė. Gjithēka do tė pėrfundojė dhe njė mėngjes do tė shohim policė shqiptarė nėpėr kufij, tė cilėt do tė ruajnė hapėsirėn qė i ėshtė marrė Serbisė. Serbia nuk do tė ketė kah t’ia mbajė: ose ta mbrojė territorin me armė, ose tė tėrhiqet. E kėtė tė paren nuk do ta rekomandoja, pasi qė dihet se ku na ēon”, ka thėnė Dodik pėr “Novosti”.

KFOR nė gjendje tė lartė gatishmėrie

Pasi ka dalė nė konferencė pėr shtyp, kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi KFOR ka filluar tė vė tela mė gjemba pėrderisa e ka mbyllur totalisht pikėn kufitare nė Jarinje.

Por, pėrderisa KFOR ka bllokuar kėtė pikė kufitare mė lartė serbėt kanė dalė me kamionė dhe e kanė mbyllur vendkalimin.

Sipas agjencisė serbe tė lajmeve “Tanjug”, KFOR nė tė gjitha anėt ka vendosur shenja ku shkruhet “STO ose do t’iu qėllojmė”. Nė kėto pika ka edhe reflektorė tė mėdhenj ku ēdo gjė shihet.

Gjendja ushtarake e KFOR-it ėshtė nė gatishmėri mė tė lartė qė pas luftės nė Kosovė ndėrkaq pikat kufitare po kontrollohen nga ushtarė francezė, gjermanė dhe amerikanė.

Edhe mė herėt gjatė ditės por edhe tani serbėt kanė vazhduar duke bllokuar rrugėn. Pas urės sė Ibrit ata akne bllokuar vendin e quajtur Zupē dhe kanė vendosur njė barrikadė nė Bėrnjak.

Pas mesnatės, mbledhja e KS-sė

E kėrkuar nga Serbia dhe Rusia , mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn do tė mbledhet pas mesnatės.

Takimi ėshtė caktuar pas konsultimeve tė mbrėmshme shumėorėshe tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ndėrsa me insistimin e vendeve perėndimore, nuk do tė jetė e hapur pėr opinion. Megjithatė, raportohet se vetėm fillimi i seancės do tė jetė i hapur.

Vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė u janė dėrguar letra e ministrit tė jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremic, dhe ajo e ambasadorit rus nė OKB, Vitaly Churkin. Ky i fundit nė letrėn e tij ka theksuar se kėrkon mbledhje urgjente tė hapur pėr sot, nė mėnyrė qė tė “shqyrtohet situata nė Kosovė pėr shkak tė mundėsisė sė pėrshkallėzimit tė tensioneve”. (Telegrafi)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė