Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-11, 20:09   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

S’fitojnė dot edhe Kosova, edhe Serbia

Ēdo lėvizje tej Ahtisaarit objektivisht e bėn Veriun e Kosovės pjesė tė Serbisė, qoftė edhe nėse formalisht mbeten nė fuqi kufijtė e Kosovės.



Vjeshta e kėtij viti, si po duket, do tė jetė pėrcaktuese pėr drejtimin qė do tė marrė zgjidhja e temės sė Veriut tė Kosovės. Kjo nuk do tė thotė qė sivjet do tė mbyllet kjo ēėshtje, sepse realisht, nuk ka gjasa qė diē e tillė tė ndodhė kaq shpejt, por do tė shfaqen, gjithnjė e mė shumė, modalitetet dhe propozimet pėr Veriun e Kosovės, tė cilat do tė provojnė tė respektojnė tri kritere kyē: tėrėsia e shtetit tė Kosovės tė ruhet dhe kufijtė e saj tė mos ndryshojnė; Serbia e Boris Tadicit tė jetė e kėnaqur me solucionin e ofruar; serbėt lokalė tė jenė mbėshtetės tė kėtij solucioni pėr Veriun e Kosovės.

Me pikėshikimin e sotėm, tė shtatorit tė kėtij viti, dyzimi i kėtyre tri kritereve ėshtė mision i pamundur, edhe pse Brukseli zyrtar llogarit qė karota e tij pėr Prishtinėn dhe Beogradin, apo, inkuadrimi, herėt a vonė i Kosovės dhe Serbisė nė Bashkimin Europian, do tė jetė njėkohėsisht edhe shkopi i ndėshkimit pėr tė dy palėt, po qė se nuk pranojnė qė tė jenė bashkėpunues nė mbylljen e kėsaj ēėshtjeje, e cila rėndon perspektivėn afatgjatė tė stabilizimit tė Ballkanit Perėndimor, mbase poaq sa kėrcėnimi pėr shpėrbėrjen e Bosnjės dhe Hercegovinės.

Aktualisht, kur flasim pėr karrotat e Brukselit, ato janė shumė mė joshėse pėr Serbinė sesa pėr Kosovėn. Prishtina pret qė deri nė fund tė kėtij viti do tė marrė “Strategjinė pėr liberalizimin e vizave”, ndėrsa Beogradi synon tė fitojė statusin e shtetit kandidat pėr hyrjen nė BE. Ėshtė e vėrtetė qė po qė se do tė kishte marrėveshje nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, qė do tė shėnonte hyrjen nė procesin e normalizimin tė raporteve midis dy shteteve, pesėshja e BE-sė qė vazhdon tė jetė kundėrshtuese e pavarėsisė sė Kosovės do tė mund tė merrte atė vendimin e shumėpritur (tė njohjes), qė do tė krijonte rrethana shumė mė tė favorshme pėr Kosovėn dhe pėr marrėdhėniet kontraktuale me Bashkimin Europian. Por ky skenar, sė paku sot pėr sot, ende mė shumė i pėrket fantastikės shkencore, sesa realitetit politik.

Pra, nė rrethanat aktuale, Serbia ka shumė mė tepėr pėr tė humbur sesa Kosova – kur bėhet fjalė pėr ardhmėninė nė BE. Beogradit do tė duhej t’i ngutej mė shumė sesa Prishtinės pėr t’u dakorduar pėr temėn e Veriut. Por, nė Serbinė e Boris Tadicit nuk ka vertikale tė interesave strategjike, por ato shtrohen nė njė horizontale tė pėrēudnueme – tė njohur me atė thėnien e pėrsėritur shumė herė: edhe BE-ja, edhe Kosova. Nė politikėn e jashtme, kjo horizontale ka dukjen e pohimit poaq paradoksal: edhe BE-ja, edhe Amerika, edhe Rusia, e edhe Kina.

Serbisė sė Boris Tadicit, sė paku deri tash, i ėshtė lejuar komoditeti i Jugosllavisė sė Josip Broz Titos, edhe pse Beogradi i sotėm nuk ėshtė as hija e shtetit tė dikurshėm, neutraliteti i tė cilit karshi Bashkimit Sovjetik ishte interes jetik i Perėndimit gjatė Luftės sė Ftohtė.

Pėr kėtė Serbi tani ėshtė goxha vėshtirė, nė mos edhe e pamundur, tė arrijė t’i koordinojė prioritetet e saj nė rrafshin ndėrkombėtar karshi BE-sė, me ato tė tjerat nė Kosovė, tė cilat kinse janė tepėr tė rėndėsishme pėr rezultatin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit tė ardhshėm. Beogradi i sotėm e ka kėtė fjalor pseudo-argumentues nė mbrojtje tė qėndrimeve tė tij: nėse BE-ja do partner properėndimorė nė Beograd (i cili, ndryshe, ėshtė i hapur edhe ndaj Rusisė dhe Kinės) dhe nėse ky partner duhet t’i fitojė zgjedhjet nė pranverėn e vitit 2011, atėherė, Serbia duhet tė mbetet nė Veri tė Kosovės edhe pėr disa vjet, Serbia duhet tė fitojė statusin e shtetit kandidat pėr BE dhe tutje, ky shtet duhet tė jetė i privilegjuar nga Brukseli dhe Washingtoni.

Nė tė kundėrtėn, gogoli i radikalėve dhe pseudoradikalėve do tė rikthehet nė pushtet nė Serbi dhe i gjithė investimi politik dhe financiar i Perėndimit nė Serbi dhe nė Ballkan do tė shkojė kuq.

Ėshtė ky njė lloj kėrcėnimi apo edhe shantazhi politik qė Serbia e Tadicit, sė paku deri tash, me sukses e ka aplikuar nė relacionet e tij me Brukselin, duke shpėrgjegjėsuar veten prej faktit qė me sjelljet e tij, po e dėmton pėrditė njė shtet fqi, Kosovėn dhe gjithė atė investim politik, ushtarak dhe financiar tė SHBA-sė, BE-sė dhe Paktit NATO nė Kosovė.

Nėse kėtu sėrish shfaqen ato tri kriteret e pėrmendura nė fillim tė kėtij shkrimi, del qė ėshtė e pamundur tė ketė marrėveshje tė Prishtinės dhe tė Beogradit pėr Veriun e Kosovės, pėr shkak tė vetė natyrės sė pushtetit nė Serbi, i cili ėshtė i njejtė, ama absolutisht i njėjtė, pa marrė parasysh kush qeveris me Serbinė, kur bėhet fjalė pėr Kosovėn.

Presidenti i Serbisė Tadic, pėr ta vėrtetuar kėtė pohim (pėr pamundėsinė e kompromisit), u rishfaq me opsionin e tij qė pėrpiqet t’i kombinojė kriteret e politikės sė tij ndaj Kosovės. Ai thotė qė duhet tė gjendet njė opsion optimal pėr Veriun e Kosovės, qė duhet tė ketė garanca tė sigurisė pėr serbėt nė enklava, qė duhet tė rregullohet statusi i monumenteve mė tė rėndėsishme religjioze-kulturore serbe dhe mė nė fund, duhet tė rregullohet edhe statusi i pronės sė serbėve dhe tė shtetit tė Serbisė nė Kosovė.

Pėrkthyer nė gjuhė fare tė kuptueshme, kjo do tė thotė qė Veriu i Kosovės t’i takojė Serbisė, qė nė pjesėt tjera tė Kosovės ku jetojnė serbėt tė vlejė Ahtisaari, qė tė ketė eskterritorialitet pėr kishat dhe manastiret kryesore serbe dhe sė fundi, qė Beogradi t’i marrė mbi 300 milionė euro nga privatizimi i ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė.
Me kėtė variant do tė pajtoheshin gjithsesi edhe serbėt qė jetojnė nė Veri tė Kosovės.
Nė fakt, gjithēka nėn ndarjen e Kosovės ėshtė e papranueshme pėr Tadiqin dhe tė “moderuarit” tjerė serbė.

Anasjelltas, pėr politikanėt kosovarė, ēdo gjė mbi ofertėn e Presidentit Ahtisaari ėshtė e papranueshme kur bėhet fjalė pėr trajtimin e Veriut tė Kosovės.
Dhe problemi ėshtė kėtu qė mes nuk ka. Dhe as kompromis. Ēdo lėvizje tej Ahtisaarit, objektivisht e bėn Veriun e Kosovės pjesė tė Serbisė, qoftė edhe nėse formalisht mbeten nė fuqi kufijtė e Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė