Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 22:39   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta


E randsishme ishte lufta e vendosun, kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt, qė kishte shkel trojet tona. Nė shėnimet historike lexojm: “Ky ‘Memorandum’ kje i nenshkruem, pos dy kryetarve tė kryengritsve, Ded Gjo’Lulit e Sokol Bacit, edhe prej Muharrem Beg Bushatit (n’emen t’Shkodres), Isa Beg Boletinit e Abdullah Agės (n’emen tė Kosovės), Kapidan Preng Marka Kokes (n’emen t’Mirdites) e Mehmet Shpendit (n’emen t’Dukagjinit). Nji lidhje e atill dy elementash dukej n’e parė se do tė prodhojn nji dobi tė perbashkt, por muhamedanėt e Shkodres vijuen me u mbajt me qeveri turke, e kta me asqer e nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndihmė Shefqet Turgut Pasha me shtatdhet bataljona”.
E, natyrshėm, askush ma mir, se gjaku i derdhun nuk mund tė flas pėr atdhetarizmin e fetarve e besimtarve shqiptar: Nė Deēiq e Kaēanik, trimat e Kosovės luftuan pėr Shqipnin e besuan Perėndin. Ded Gjo’Luli e Isa Boletini, Themistokli Germenji e Shtjefėn Gjeēovi kjen besimtar e fetar; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani, Sali Butka nuk kjen ateist e megjithat luftuan dhe dhan aq shum pėr atdheun e tyne. Jo besimi, por pėrkundrazi materializmi e dobson dhe e ligshton njeriun.
Mbi kryengritjen nė Malėsi, prof. Abaz Ermenji (1910-2003), nė veprėn e vet historike: “Albania - Vendi qė zė Skenderbeu nė historin e Shqipėrisė” (“Shqypnia e Lirė”, Paris, 1968, fq. 279), nėnvizon: “Valiu i Shkodrės Bedri Pasha, u gjet ngushtė se s’kishte forca tė mjaftueshme pėr t’iu bėrė ballė kryengritėsve. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė myslimanėve duke iu thėnė se “Dini” ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr malin e Zi. Me kėto intriga mujti tė mblidhte njė turmė shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe t’i dergonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tė tyre katolikė. Por kėta “mbrojtės” tė “dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė, ky dram i shemtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e Veriut.”
Eshtnat e At Gjergj Fishtės, Ded Gjon Lulit etj., hidhėn nė lumin Drin figura e tij asht lan nė hije nga historigrafia moniste, tė cilin u munduen me e ba ateist e kundėrklerikal, kur dihet, se ai ka qenq nji mik e bashkpunėtuer me franēeskanėt e shquem tė vendit. Pėr me shumė Respekti i thėllė qė kanė treguar klerikėt katolik ndaj liberatorit Luigj Gurakuqi thuhet se ai ka pasur nji zyre me shtrat (dhomė fjetje) nė Kuvendin Franēeskan nė Gjuhadol tė Shkodrės dhe kur tė gjithė mendonin se ai asht nė Italy ai vijonte tė ishte nė qytet... Ndėrsa eshtnat e Ded Gjon Lulit dhe flamurin origjinal, franēeskanėt i kanė ruajt si relike tė rralla pėr t’i vendosur nė nji pėrmendore historike, qė ato kishin menduar t’ia ngrinin nė qytetin e Shkodrės…
A nuk asht nji domethanie e madhe dhe fakt kuptimplot, pohimi ipeshkvit imzot Zef Simonit (ish-Sekretar i Arqipeshkvis sė Shkodrės gjatė kohės, qi po bahej kataklizma antifetare prej komunistve dhe ma von arrestohet e bani 12 vjet burg nė Spaē, Burrel, Sarand, etj., shėnimi im K.K.), nė ligjeratėn e tij nė Kuvendin Ndėrnacional “Krishtenimi ndėr shqiptar”, ku pohon: “sėbashku me eshtnat e klerikve shkodranė, nxjerr nga diktatura, ishin edhe eshtnat e Ded Gjon Lulit Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kėrkuene tė mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku, tha fjalėt e fundit mes dhimbave “Rrnoft Krishti Mbret!”. Vdiq i varun nder shpatulla, tuj ia hjedh trupin qejve e mbeturinat e tij i lshuen nė prrue. Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm Imzot Pjeter Bogdanin, apo si vepruen ma vonė komunistat, tuej nxjerr prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazėr Mjedjes, Mons. Gasper Thaēit, Mons. Ernest Cocit, Mons. Bernardin Shllakut e At Gjergj Fishtės e sėbashku me atė, pa dijt gja, tė Dedė Gjo’ Lulit, eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejt nė vorret e tyne pėr t’i ba nji monument”. (Mons. Zef Simoni, “Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni 1944-1990”, Shkodėr, 1999, fq.10).
Ky mik apo i armik i njerėzve tė fesė?
Si po e quajmė tashma Deden?

Nga historishkruesit qė lam mbas, Deda u pa gjithnji i shkėputun nga bashkluftarėt e tij, tė afėrm apo tė largėt, bile edhe nga pasardhėsit e Derės sė tij tė pėrmendun, ku, kėta tė fundit u ndoqėn e pėrsekutuan nė Shkodėr.
Sikurse shkruan i ndjeri prof. dr. Simon Pepa nė lidhje me kėtė ēashtje: “Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė, kėta heronj dhe vetė kryetrimi Ded Gjo’Luli pėr vjet e vjet u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e Flamurit nė Deēiq, pėrmendej sa me thanė, emri i heroi vetėm sa citohej. Dhe ajo qė ėshtė rrėnqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Ded Gjon Lulit, si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ata hynė nė rrugėn e mundimeve tamam si nė ferrin e Dantes”. (Libri: “Gjurmime kulturore”, Shkodėr, 2000, fq.224)
Ai sistem mos vlerėsues veprash e vlerash, e la Ded Gjon Lulin vetėm me urdhnin “Pėr veprimtari patriotike” tė Klasit I-rė dhe vetėm nė vjetin 1962. Vetėm me kaq dhe asgja ma tepėr, kur mjaft figura tė tjera (natyrisht, secila me vlerėn e tyne), u pasuan me urdhna, medalje e ‘tituj’ tė shumt.
Asnji pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl), asnji rrug a rrugic (veē Tiranės), asnji emėrtim tjetėr me emnin e Dedes, kur mjaft burra tė tjerė tė historisė i kanė kėto pengje nderimi. Pikėrisht, me 1962, shkodrani prof. dr. Jup Kastrati, boton librin: “Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare”, ku Deden e len nė vend tė fundit (ndėr 6 figura), pas Isuf Tabakut, Daut Boriēit, Hodo Sokolit.



At Gjergj Fishta e Ded Gjon Luli

Asokohe “Poeti Nacional” At Gjergj Fishta (1870-1940), pėrmes poezisė epike, nė veēanti rroku figurat e ndrituna, nji prej tė cilėve asht edhe Ded Gjon Luli. Nė ato hapėsina poetike, Homeri shqiptar i kushton Fatosit tė lirisė, si peng nderimi kangėn prej 800 vargjesh, si rrallė ndonji heroi tjetėr.
Pasi e lexon me andje, kupton dukshėm melodin poetike epike tė Fishtės, shpalosur me talentin e ngjyrave tė ndezuna, qi ruhet nė portretin e madh atdhetar, tek kryevepra e njohun “Lahuta e Malcis”.
Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mėdha tė stuhishme nė faqet e poemes. Ato, gjithsesi, janė tė pėrcaktueme mirė historikisht, duke ruajt raporte tė drejta tė ngjarjeve me figurat historike, mbasi ai njihte shumė mirė historinė dhe vendin e herojve tė nacionit.
Nė hapėsinen e atdhetarizmit tė ndjeshėm, shquhen Ded Gjon Luli, Oso Kuka, si dhe tė tjerė malėsor trima, si: Marash Uci, Tringa, Ēun Mula etj. Denjėsisht Fishta, paraqet atdhetarin nė mėnyrė figurative:
“N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli, burr si motit,
me’ i qetė Lekė, bisha shkorretit,
ka nis pushkėn m’asqer t’Mbretit!”
Poeti, mbasi e quan trimin e Traboinit Ded Gjon Lulin si ‘shpatė e gjallė’, i vė atij nė goj atė ligjeratėn e gjall e aq kuptimplote, drejtue Sulltanit, pėrmes Bedri Pashės, tuj e paralejmėrue, se nuk do t’i shėrbenin ma shqiptarėt:
“Se me sotjet, emni i Zotit!
Sa jem nipash t’Gjergj Kastriotit
e “Shqiptarė” qi thonė vendit
ma duva nuk i bajmė Mbretit”
Fishta si poet e Deda si lufėtar, e kanė shumė tė kjart, se si kishte jetue populli nė thundrėn e hekurt turke, duke i sjell atij aq e aq telashe e rreziqe tė panumėrta, tė cilat vėrehen, kur autori flet shum pėrmes pendės sė poetit:
“Na shkoi moti si a’ma zi
ngran e pangran, e kryet nė gershan
bje prej sherrit n’taksirat”
ose vargzimet e maposhtme tė mbushuna me folje vepruese:
“Se ai s’po kish tjeter zanat,
veē pre e rep e digj e piq,
rrxo, rreno e vendin flliq”.
Kishte ardh fundi. Vargonjt e gjat shtrėngues tė zgjedhės sė huaj gjysmijvjeēari duheshin kėput, sikurse edhe ngjau, sepse Atdheu kishte thirrun fatosat e vet tė lirisė, qė t’a mbronin atė deri nė flijim.
Epilogu i luftės me fitore, dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipnis, simbol i fitores mbulue me lumenj tė shumt gjaku, me thirrjen: “Rrnoft Shqypnia!”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė