Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-11, 00:20   #410
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Cfar ndjeni ne ket moment Vuajtje, Dashuri apo urrejtje???

Ēdo vdekje dėshmon pėr njė jetė e ēdo ilaē pėr njė sėmundje
Ēdo qenie nė botė lėviz drejt asaj qė do
se zemra s’ka fuqi t’i thotė dashurisė: jo!
Bletėt takohen me lule pėr hir tė nektarit
E fluturat pėr hir tė dritės digjen nė flakėn e zjarrit
Pėrmallimi i shpirtrave tė dashuruar ėshtė mė i madh se bota
Prandaj bota gjallėron nga mallėngjimi i tė dashuruarve
Tė gjitha lėvizjet nė botė nuk janė tjetėr veēse gjurmė tė dashurisė
Njeriu nga dashuria vjen nė botė duke qarė pėr t’i buzqeshur jetės
Se ai ėshtė i vetmi qė dėshmon pėr ekzistencėn e vetvetes.

Sa tė vetmuar janė ata sy qė iu mungon loti kur bota ndien dhimbje!
Sa tė trishta janė ato buzė qė nuk qeshin kur bota ndien gėzim!
Cili sy njerėzor erdhi nė botė pėr tė mos qarė?
Cila buzė njeriu erdhi nė botė pėr tė mos qeshur?
Ti qaj e qesh dhe me gazin e lotėt tu mbushe jetėn
Kur tė tjerėt tė lavdėrjonė mė shumė se sa je, kuptoje tė vėrtetėn,
Ata qė i japin peshkut ushqim nėpėrmjet grepit, nuk e ushqejnė peshkun por veten.

Ai qė nuk pranon se ėshtė i sėmurė nuk mund tė shėrohet kurrė
Nėse ilaēet janė tė hidhura, shėrimi ėshtė i ėmbėl
Pavarėsisht nėse mjeku vret sėmundjen apo tė sėmurin
Ti duhet ta paguash, n’daē falja edhe kusurin
Nėse ke kaq mend mjekun pėr shėrim ta paguash
Pėrse nuk ke aq mend tė mos sėmuresh e tė mos vuash?!
Tė qeshet, ė? Nėse e qeshura s’do t’i shkonte buzėve tė njeriut
pėrse nė mesin e gjallesave vetėm njeriu buzėqesh?
Ke parė ti fytyrė tė buzėqeshur qė s’ėshtė dukur e bukur?
Buzqesh se e tėra u bė pėr njeriun por njeriu nuk ėshtė e tėra
Buzėqeshja ėshtė njė vijė e shtrembėr qė mund t’i drejtojė shumė gjėra.

Nė botė ka zemra qė as tėrheqin e as dėbojnė
Ato s’ka rėndėsi nėse janė tė pranishme ose mungojnė
Ka zemra qė vetėm dėbojnė nga vetja tė gjithė pa pėrjashtim
Ka edhe tė atilla qė tė gjithė i tėrheqin, pa dallim
Por nė botė ka zemra qė edhe tėrheqin edhe dėbojnė
Disa i afrojnė pranė vetes e disa tė tjerė largojnė
Se zemra gjithmonė e do atė qė ėshtė si vetja
Ti qaj e loto e mos lejo zemrėn tė ta mund urrejtja
Nėse nga loti yt dikush do largohet pėr tė mos u afruar
Dije se dhimbjen tėnde kurrė s’e ka pėrjetuar.

Udhėto mes lotėsh e buzėqeshjesh dhe kurrė mos ndalo rrugėtimin
E ardhmja ka brengat, e kaluara pikėllimin
Jeto me tė tashmen se jeta ėshtė si mysafirėt qė gjithmonė na gėzojnė,
nėse jo kur vijnė, na gėzojnė kur shkojnė.
Ti qaj e qesh edhe nėse i ngjanė njė fėmije qė ende ėshtė i huaj nė botė
Nėse s’ta duan buzėqeshjen, pėrshėndeti me njė pikė lot
Nėse s’ti duan lotėt, dhurojua buzėqeshjen
Askush s’jeton dot pa njėrėn ose tjetrėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė