Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-11, 10:50   #116
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bleona nxjerr gjoksin dhe albumin e saj nė anglisht...

Bleona: “Oj Kosovė ta honksha loēkėn”


Ka kohė qė kėngėtarja Bleona Qereti ėshtė duke zhvilluar profesionin e saj tė kėngės nė SHBA. U bė kohė qė ajo nuk e ka vizituar Kosovėn pėr tė cilėn thotė se e ka marrė malli shumė. Ajo tani ėshtė duke pėrgatitur shumė befasi pėr adhuruesit e saj. Pėr mė shumė rreth karrierės dhe ēdo gjė tjetėr flet pėr “Zėri”.





18 shtator 2011
Si ėshtė njė ditė e juaja nė Amerikė?

Zgjohem rreth orės 11 paradite, dalė pėr vrap pesė milje ose shoh trainerin tim Gunnar Peterson pėr dy orė, nė drekė kam takim pune (ku zakonisht unė shkoj nė restorant dhe ushqimin e marr me vete, duke qenė qė ushqimi mė vjen i paketuar me kalori se ēfarė duhet tė ha).

Pas drekės takohem me profesorin e kantos William Riley pėr njė orė e mė pas shkoj nė joga rreth orės 4 e 30, dhe nė orėn 7:00 shkoj nė studio ... deri nė orėn njė ose dy tė mbrėmjes.

Pastaj vi nė shtėpi, flas me mamin nė “Skype” ose siē ndodh tani nė kėto momente ulem para kompjuterit pėr ndonjė intervistė apo e-mail qė mė duhet tė kthej pėrgjigje. D.m.th jetė qeni (qesh).

Mirėpo gjėrat nuk arrihen pa sakrifica dhe kjo ėshtė jeta qė unė kam zgjedhur. Zakonisht njerėzit ēuditen kėtu me mua qė nuk dalė ose shoqėrohem me njerėz tė tjerė dhe gjithmonė mė bėjnė pyetjen: “Si ėshtė e mundur qė bėn kėtė lloj jete? Pse nuk del dhe tė kėnaqesh nėpėr party?”.

Dhe njė gjė qė ata nuk kuptojnė ėshtė qė lumturia ime apo kėnaqėsia ime ėshtė kur unė jam nė studio dhe ėshtė tipi i jetės qė kam zgjedhur dhe nė momentin qė do dėgjoj veten nė radio atėherė dhe vetėm atėherė do tė jem e lumtur.

Sa ėshtė e vėshtirė tė merresh me kėngė nė SHBA?

Jo vetėm nė Amerikė por kudo nė botė ēdo gjė varet nga komercializmi, qė do tė thotė nė momentin qė nuk tė shitet CD-ja, atėherė mos thuaj “Jam i suksesshėm”. Kėtu tė gjithė artistėt kanė linjėn e tyre tė parfumeve, veshjeve, kėpucėve, etj, por kjo nuk do tė thotė qė nuk ka muzikė tė mirėfilltė.

Tė gjithė ata qė janė tė suksesshėm, janė tė tillė sepse kanė kėngė tė bukura. Kam idenė qė tek ne paaftėsia e disave justifikohet me termin “unė nuk jam komercial”. Tek e fundit tė gjithė artistėt jetojnė nga koncertet dhe biletat qė njerėzit blejnė pėr t’i parė live.

Ka kohė qė s’keni lansuar ndonjė projekt tė ri, pėrse?

Si mund tė mendohet? Qė unė erdha nė Amerikė dhe direkt mora numrin e celularit tė Timbaland apo Puff Daddy? Tė ishin gjėrat kaq tė lehta do ishin bėrė tė gjithė yje Hollivudi. E gjithė kjo ėshtė proces!

Unė kisha 8 kėngė tė pėrfunduara nė anglisht nga producentė shumė tė mirė, dhe mu desh njė vit e gjysmė qė t’i realizoja pėrpara se Timbaland tė mė fuste nė studio. Sigurisht qė kėngėt tė gjitha do dalin nė momentin qė albumi do tė jetė nė treg.

Kam pėrfunduar 12 kėngė dhe kam edhe 6 tė tjera, pastaj nga 18 kėngė do tė zgjidhen vetėm 8 ose 10 kėngė. Njė shembull qė publiku shqiptar tė kuptojė qė gjėrat nuk janė tė lehta. Keri Hilson ka inēizuar 80 kėngė pėrpara se t’i ofrohej njė kontratė dhe nė fund nga ato janė publikuar vetėm 10. Dhe njėherė e them: “Tė ishte e lehtė do ishin bėrė tė gjithė yje Hollivudi”.

A keni nė plan ndonjė udhėtim nė Shqipėri?

Udhėtimi i parė qė do tė bėj nė momentin qė do tė finalizojė diēka ėshtė Kosova dhe Shqipėria. Mė ka marrė malli pėr byrek, flia, mantia, kos, kafe dhe dashuri tė sinqertė.

E sidomos me Kosovėn unė kam qenė shumė herė mė e lidhur se sa me Shqipėrinė. Kam shumė shokė dhe mė ka marrė malli shumė pėr Kosovėn ‘Oj Kosovė ta honksha loēkėn’. E imagjinon qė mė ka marrė malli dhe pėr lajme?!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 18-09-11 nė 10:52
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė