Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-11, 17:11   #57
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Buja: Na keqkuptuan

Ramė Buja nuk e ka ndėrmend ta ndalė punėn pėr korrigjimin e historisė konform kėrkesave tė Turqisė. Tash thotė se pėr ndėrhyrje nė librat shkollorė ka kėrkesa edhe nga Komisioni Europian. Sipas tij, kjo ēėshtje ėshtė keqkuptuar nga opinioni. Nė njė intervistė pėr Express, Ministri i Arsimit flet edhe pėr moslejimin e lėndės sė mėsim-besimit dhe shamisė nė shkollat publike. E quan tė mbyllur kėtė ēėshtje.






Nga Lirita Halili mė 18 shtator 2011 nė ora 08:12
Express: Ministėr, shteti turk ka kėrkuar qė tė ndėrrohet libri i historisė. Pėr ēfarė ndėrrimesh mė saktėsisht ėshtė fjala?
Buja: Homologu im turk nuk ka kėrkuar tė ndėrrohen as librat e as historia. Ai i ka pėrsėritur fjalėt e njėjta, tė kohės kur unė kam pas njė bisedė me ambasadorin turk nė fillim tė mandatit tim. Edhe atėherė edhe tash e gjithė biseda ėshtė zhvilluar konform njė kėrkesė qė e ka bėrė Komisioni Evropian pėr ndryshimin e gjuhės sė urrejtjes nė Ballkan. Bazuar nė kėtė kėrkesė, ambasadori ka kėrkuar qė tė shikohen librat e historisė edhe tė gjeografisė. Krejt kjo, pėr faktin qė aty ėshtė botuar gabimisht njė hartė qė nuk e pėrfshin territorin kushtetues tė Turqisė, ėshtė hequr njė pjesė dhe ėshtė bashkuar njė pjesė tjetėr.

Express: Pra, kjo nuk qenka kėrkesė vetėm e Turqisė, por edhe e Komisionit Evropian.
Buja: Kjo kėrkesė nuk ka qenė vetėm pėr shqiptarėt dhe pėr turqit, por pėr tė gjithė popujt, veēanėrisht ata tė Ballkanit, qė ta korrigjojnė pjesėn e historisė ku ka gjuhė tė urrejtjes. Por, pasi pikėrisht nė kohė kur Turqia vizitoi Kosovėn, unė qėllova Ministėr i Arsimit dhe u desh dikush qė tė dalė e tė japė llogari pėr gjithė atė zhurmė qė u bė pėr hiēgjė.

Express: A ėshtė kėrkuar qė tė rishikohen edhe tekstet ku flitet pėr Turqinė, apo vetėm harta?
Buja: Jo, konform Komisionit Evropian, bazuar nė kėrkesėn qė ėshtė bėrė nė vitin 2004, ėshtė thėnė qė vetėm tė shihet nėse ka gjuhė tė urrejtjes. Por, unė kam thėnė shumė herė qė edhe shkencėtarėt dinė nga pak tė rrėshqasin nė patetizėm dhe patriotizėm, kėshtu qė mbetet gjithēka tė vlerėsohet nga komisioni.

Express: Ēfarė ėshtė duke bėrė Komisioni i emėruar nga ju ?
Buja: Pėr ta pas nė dorė situatėn, ne kemi formuar njė komision tė njerėzve qė janė gjeografė, historianė, etnografė dhe albanologė, tė cilėt e dinė pozicionin se ka gjuhė tė urrejtjes apo edhe nėse ka ndonjė element aty qė duhet hequr. Ky komision ka qenė njė herė nė Turqi, ku ka pas takim me komisionin e atij shteti. Por, ne akoma nuk kemi ndonjė raport ku thuhet se ka fyerje apo diēka tjetėr pėr tė cilėn Turqia kėrkon ndryshim tė librit. Prandaj deri nė kėtė raport, ne nuk kemi nevojė tė konfirmojmė asnjė gjė, nėse ka apo nuk ka diēka fyese. Por, krejt kjo ēėshtje pastaj u politizua tej mase, madje ndonjėherė them se edhe u banalizua. Krejt kjo, pėr faktin qė homologu im nuk kėrkoi ndėrrimin e historisė, por vetėm kėrkoi qė tė shihet mundėsia qė nėse ka gjuhė tė urrejtjes nė libra apo ndonjė element qė krijon diēka tė tillė, tė hiqet. Ajo qė ėshtė thėnė nė konferencėn pėr media, ėshtė thėnė edhe brenda nė takimin qė unė kam pas me ministrin turk, asnjė gjė mė shumė.

Express: A mund t`i bėni publikė disa emra tė historianėve dhe gjeografėve tė kėtij komisioni, tė cilin ju po e pėrmendni?
Buja: Emrat nuk i kemi bėrė publikė, sepse anėtarėt mund tė trazohen, jo pėr tjetėr gjė. Por, kėta emra do tė bėhen publikė nė momentin kur ata tė sjellin njė raport elementar. Preferoj qė gjithēka tė mbetet kėshtu siē ėshtė.

Express: Nėse kėrkesa e korrigjimit tė librave do tė duhet tė ndodhė, a do t`i kushtojė kjo ministrisė?
Buja: Te hartat, nėse unė nuk gaboj, janė bėrė disa korrigjime. Kurse sa i pėrket pjesėve tjera tė librit, unė nuk besoj se duhet tė shtohen financat sepse nė fakt po tė ishte alarmante kjo gjė qė duhet patjetėr tė ndryshohet diēka, komisioni deri tash do tė mė kishte raportuar.

Express: Si i vlerėsoni deklaratat e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, jeni akuzuar se MASHT dhe Qeveria po ndryshojnė historinė e popullit shqiptar?
Buja: Unė nuk do tė doja qė tė bėj koment pėr kėtė gjė. Kjo pasi Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė ka dhėnė komentin e saj zyrtar. Sidomos unė personalisht nuk dua tė flas fare pėr ato reagime, sepse nuk kam dėshirė qė tė pėrdor gjuhėn tė cilėn e kanė pėrdorur ata. Por, opozita mbase ėshtė kujdestare e kėtyre gjėrave. Prapėseprapė do tė kisha dėshiruar qė tė gjitha pjesėt opozitare tė jenė mė racionalė e mė tė argumentuar, nėse pretendojnė seriozisht ta marrin pushtetin, sepse kėshtu vetėm po i bėjnė dėm vetes.

Express: Njėjtė sikurse ēėshtja e librave, debat dhe reagime tė shumta pati edhe ēėshtja e lejimit tė shamive dhe futjes sė mėsim-besimit nėpėr shkollat publike. Si e vlerėsoni mosmiratimin e amandamenitit tė propozuar nga koalicioni pėr Kosovė tė Re, pėr mėsim-besim?
Buja: Unė kam pritur nė takim pjesėn e asaj partie qė ka kėrkuar me kėmbėngulje qė ta amandamentojė nenin 78 tė Ligjit pėr arsimin fillor dhe tė mesėm, me tė cilin ata kanė kėrkuar qė tė futet nė shkollė mėsim-besimi dhe kjo pjesa e uniformės fetare. Kėshtu ėshtė bėrė, ky ligj u aprovua, por pa amendamentin 78. E unė si pjesė e ekzekutivit tash jam i obliguar ligjėrisht qė tė zbatoj atė qė ėshtė aprovuar nė Kuvend, pasi kėshtu kanė vendosur deputetėt.

Express: Udhėzimi Administrativ qė ndalon bartjen e shamive nėpėr shkolla, ka hyrė nė fuqi nė kohėn kur Ministėr i Arsimit para jush ka qenė Enver Hoxhaj. A keni tentuar ju ndonjėherė ta shfuqizoni kėtė udhėzim?
Buja: Jo. Unė kam pritur qė tė hyjė njėherė ligji nė fuqi, ai ligj qė tanimė veē ėshtė bėrė, ėshtė nėnshkruar nga Presidentja. Tash ne kėtė ligj do ta botojmė si libėr tė veēante, nė mėnyrė qė ta ketė secili qė e dėshiron e pastaj ne do bėjmė, nėse ka nevojė, ndryshimet e caktuara.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė