19-09-11, 10:08
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme nga bota e artit
Weaver konfirmon rolin nė Avatar 2
Aktorja Sigourney Weaver thotė se do tė paraqitet nė vazhdimin e filmit shkencor-fantastik Avatar, pavarėsisht se personazhi i saj vdes nė filmin e parė.
Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 11:01
Mos u shqetėsoni, do tė kthehem, ka thėnė ajo pėr websajtin amerikan tė filmit Coming Soon.
Weaver e ka luajtur rolin e botanistes Grace Augustine nė filmin epik 3D, i cili grumbulloi mė shumė se 2.7 miliardė dollarė nėpėr tėrė botėn.
Personazhi i saj lėndohet pėr vdekje nė njė beteje pėr mjedis, por aktorja tha se regjisori James Cameron i ka thėnė asaj se askush kurrė nuk vdes nė njė film shkencor-fantastik.
Ai mi ka treguar historitė pėr dy filmat e ardhshėm dhe mė duhet tė them se janė absolutisht tė mrekullueshme, shtoi ajo.
Tani vetėm duhet ti bėjmė ato.
Avatari origjinal, i cili tregon rrėfimin e njerėzve qė gėrmojnė nėn dhe nė njė planet tė huaj duke kėrkuar rezerva tė mineralit tė quajtur Unobtanium, ėshtė filmi me tė ardhura mė tė larta nė tė gjitha kohėt.
Regjisori James Cameron ka premtuar se do ta kthejė historinė nė njė trilogji nėse faturat e box office arrijnė nė njė miliard dollarė.
Puna nė skenarė ka filluar por ende nuk ka orar tė xhirimeve.
Kur tė fillojnė xhirimet, Avatar 2 dhe 3 do tė bėhen nė tė njėjtėn kohė, me muaj tė postproduksionit pėr tė krijuar botėn e huaj tė prodhuar nė kompjuter Pandora.
Duke folur nė tapetin e kuq nė dhėnien e ēmimeve Oscar nė vitin 2010, Cameron pat pranuar: Nėse do tė filloja Avatar 2 nesėr, ende do tė ishte tri vite larg.
Mė vonė ai konfirmoi se data e lansimit tė mundshėm tė parė pėr vazhdimin e filmit ishte Krishtlindja e vitit 2014.
Shefi, Jim Cameron, nuk do ta bėjė atė vetėm ashtu sa pėr ta bėrė, pat thėnė vitin e kaluar aktori Sam Worthington pėr Radio 1 Newsbeat.
Ai gjithmonė dėshiron tė sfidojė, ai gjithmonė dėshiron tė ecė pėrpara dhe unė mendoj se audienca do tė ketė nevojė pėr Avatar 2.
Kur ai e gjen sfidėn atėherė ne i kthehemi punės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|