Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-09-11, 20:41   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: USA Like Tėrnava

Shqiptarėt duhet tė jenė tė bashkuar rreth kombit e rreth fesė

Bisedoi: Bajrush Morina
Fjala islam do tė thotė paqe prandaj unė si imam dhe tė gjithė predikuesit e fesė islame duhet tė reflektojnė paqe e harmoni mes njerėzve, thotė nė intervistėn ekskluzive pėr “Bota sot” Naim Tėrnava, kryetar i BIK-ut.
Sipas njė raporti tė kabllogrameve tė Wikileaksit, Naim Tėrnava ėshtė njeriu me mė sė shumti ndikim nė Kosovė. Kjo ėshtė e arsyeshme dhe e mundshme pėr njė fakt: nė qoftė se lideri i njė partie mė tė madhe nė Kosovė ka rreth 200 mijė anėtarė, Naim Tėrnava ka xhematin prej rreth 2 milion vetave.


Ėshtė zgjedhur pėr herė tė dytė nė krye tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės me shumicė votash. Ėshtė bir ballisti dhe rrjedh prej njė familje qė ka vuajtur rreth 40 vjet burg nė regjimin komunist serb. Kundėrshtarėt e akuzojnė se po e pėrkrah ekstremizmin islam nė Kosovė, nė ndėrkohė qė ia ka njoftuar tė gjitha instancat e shtetit tė Kosovės se gjatė muajit tė Ramazanit nė Kosovė kanė qėndruar 24 persona tė dyshimtė, siē thotė ai “me mjekra tė gjata e pantallona tė shkurtra”.
Pėrkrah kėrkesat pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė Prishtinė, futjen e lėndės fetare nė shkolla dhe mbulimin e femrave nė shkolla, por ėshtė kundėr metodave tė protestės sė Fuad Ramiqi dhe lėvizjes “Bashkohu” tė cilėn nuk e krahason me njė “shoqatė tė pllumbaxhive” por qė ka statusin e si tė gjitha OJQ-tė e tjera nė Kosovė.


Punon nė bazė tė Kushtetutės sė Bashkėsisė Islame por institucioni qė drejton edhe tash e 13 vjet pas lufte nuk ka ligj tė vetin. BIK-u vetėfinancohet nga anėtarėsia, ndėrsa tė gjitha xhamitė dhe objektet fetare nė Kosovė, KEK-ut i paguajnė tarifėn e shpenzimeve sikur tė ishin biznese e jo objekte humanitare.


Nė fillim tė intervistės ka folur qetė, gjatė intervistės ka pasur momente edhe kur ėshtė qeshur, por nė fund ka ngritur zėrin bukur lart kur ka folur pėr fyerjet qė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės i kanė bėrė komunitetit mysliman nė Kosovė natėn e Bajramit. “Nė Kosovė nuk ka tendenca tė terrorizmit islamik”, thotė i vendosur nė intervistėn ekskluzive pėr “Bota sot”, Naim Tėrnava, kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės.


Intervistėn e plotė mund ta lexoni nė numrin e ditės sė hėnė nė “Bota sot”
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė