Stadiumi i Prishtinės tashmė nuk ėshtė vendtakim vetėm i futbollistėve dhe i adhuruesve tė futbollit.
Prej tė premtes sė 17 shtatorit, stadiumi i kryeqytetit kosovar ėshtė edhe vendi i pėrbashkėt e komunitet gay dhe lesbike. Nėn tė gjenden shumė kafene, tė cilat janė hapur vitin e kaluar. Por, nė njėrin nga ta, i quajtur Pure Pure Lounge Bar, ėshtė kafiteria e komunitetit gay dhe lesbike.
Portali lajmeshqip ka marrė ekskluzivisht faktet pėr hapjen e kėtij bari. Nė ueb-sajtin Gayromeo, qė ėshtė njė prej faqeve mė tė mėdha tė internetit pėr kėtė komunitet, ėshtė bėrė lajmėrimi pėr hapjen e lokalit.
pėrshėndetje. Pėr herė tė parė nė Kosovė ėshtė hapur kafiteria, qė ėshtė e shoqėruar pėr komunitetin LGBT, shkruhet nė kėtė njoftim, tė cilin portali e sjellė nė fotografi.
Kafiteria quhet Pure pure lounge bar. Nė kėtė vend do tė zhvillohen takimet gay, gay-party etj., nga dita e hėnė deri nė tė shtunėn ėshtė e hapur pėr ju, nga ora 08:00 pm deri nė 23:00 pm, thuhet tutje nė kėtė njoftim zyrtar, teksa shtohet se njerėzit qė duan tė rrinė dhe tė ndihen tė rehatuar, mund ta gjejnė qetėsinė nė kėtė vend, raporton zėri.
Nė kėtė njofton thuhet se gay kafiteria Pure Pure Lounge Bar ėshtė edhe restorant.
Tė premten mbrėma nė kėtė kafiteri ėshtė mbajtur edhe ndeja e parė, me gay dhe lesbike.
Nė kėtė njoftim, janė caktuar edhe rregullat. Ndeja ka filluar nė orėn 20:00. Vetėm njė orė ka qenė afati kur gay-t dhe lesbiket kanė pasur kohė tė hyjnė brenda.
Dera hapet nė orėn 20:00 deri nė 21:00, pas kėsaj ore dera nuk hapet, shkruhet nė njoftim. Por, ndeja aty ka vazhduar deri nė orėn 3 tė mėngjesit.
Rregullat: Ju lutem tė vini pa fustane dhe tė pagrimuar. Arsyeja: sepse jemi nė qendėr tė qytetit dhe nuk duam qė tė lėndohet njeriu i komunitetit LGBT, shkruhet nė njoftimin e nėnshkruar nga menaxheri i quajtur LALI.
Paparacėt e Portalit LajmeShqip.com, tė premten, mbrėma kanė shkuar afėr gay kafiterisė Pure Pure Lounge Bar, pėr tė parė si ecėn rrjedha e hapjes. Aty nuk janė parė shumė njerėz duke pritur, ani pse ka pasur lėvizje. Nė njė moment kur paparacėt kanė tentuar tė fotografojnė, njėri nga personat qė ka qėndruar aty, e ka lutur qė tė mos e bėjė njė gjė tė tillė. Madje, njėri nga ta, qė ėshtė prezantuar si organizator, u ka thėnė paparacėve qė nuk do tė ishte mirė qė tė fotografohet lokali, pasi qė, sipas tyre, ata ndihen nė rrezik nga shoqėria e cila mund tė mos e pranojė kėtė kafiteri.
Portali e ka respektuar kėrkesėn e organizatorit dhe nuk do tė publikojė fotografi tė personave qė kanė frekuentuar Gay-barin e sapo hapur.
Ne jemi tė rrezikuar, duhet ta dini kėtė. Dikush mund tė na gjuajė kėtu me bombė ose tia fusė komplet flakėn, ka thėnė njė person qė ėshtė paraqitur si organizator. Hyrja nė kėtė ndejė ka qenė vetėm me ftesa.