Titulli: Feja Islame !
Medh-hebi Hanefi
Imam Ebu Hanifja
Imam Edham Ebu Hanife, Numan ibn Thabit ibn Zuta el-Kufi njihet si themeluesi i Medhhebit Hanefij. Prejardhjen e ka nga Persia ėshtė themeluasi i medhhebit Hanefij. Ėshtė lindur nė vitin 80 , kurse ka vdekur nė vitin 150 hixhrij. Ka jetuar nė fund tė dinastisė Emevite dhe nė fillim tė asaj Abasite. Thamė se i takon gjeneratės sė tabiinėve, sepse i ka takuar disa ashabė. Dihet me siguri se e ka takuar Enes ibn Malikun dhe prej tij e transmeton hadithin e Pejgamberit a.s. qė ka thėnė : Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo mysliman.
Ai ėshtė imam i shkollės racionaliste nė Irak. Juristi islam mė i njohur i kohės sė vet. Imam Shafiu duke u impresionuar me njohjen e tij tė fikhut, ka thėnė: Njerėzit janė tė varfėr nė fikh nė krahasim me Ebu Hanifen. Ka qenė tregtar i tekstilit nė Kufe. Ka mėsuar hadith dhe fikh nga dijetarėt mė tė njohur tė kohės sė tij, kurse i ka kaluar 18 vjet si nxėnės special te dijetari Hammad ibn Sulejman, kurse Hammadi e ka patur mėsues Ibrahim Nehiin. Ka qenė i rreptė nė pranimin e hadithit. Ka pasur kriteriume tė ashpra, sepse ekzistonte numėr i madh gėnjeshtarėsh, tė cilėt trillonin hadithe dhe ia pėrshkruanin tė Dėrguarit Muhammedit a.s.. Shumė e ka shfrytėzuar Kijasin dhe Istihsanin. Themelet mbi tė cilat e ka ndėrtuar medhhebin e tij janė:
Kurani
Hadithi
Ixhmai
Kijasi
Istihsani
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|