Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Feja Islame !
Bashkėsia Islame nė Republikėn e Maqedonisė
Bashkėsia Fetare Islame e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, ėshtė organizatė fetare e tė gjithė myslimanėve tė cilėt jetojnė nė hapėsirėn e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Ėshtė institucion kompetent dhe pėrgjegjės pėr zhvillimin e jetės fetare mbi baza tė shėndosha islame; organizon mbarėvajtjen e punėve fetare tė besimtarėve dhe pėrcakton detyrat dhe obligimet e tyre. Bashkėsia Fetare Islame mbron dhe kultivon thesarin e ēmueshėm tė vlerave morale, sociale, ekonomike, kulturore, arsimore etj, tė prestarėve tė saj. Ajo i pėrfaqėson myslimanėt e kėtij nėnqielli nė vend dhe jashtė dhe i mbron interesat e tyre nė tė gjitha sferat e jetės. Prej paraqitjes sė Islamit nė trojet tona, myslimanėt e Maqedonisė pandėrprerė kanė qenė njė tėrėsi shpirtėrore islame e pandarė, tė cilėt kanė trashėguar mėsimet e Librit tė fundit tė shpallur - Kurani Kerimit dhe Sunnetit tė Pejgamberit a.s. Pėr tė realizuar detyrat e veta fetare, myslimanėt janė lidhur pėr tė vetmen Bashkėsia Fetare Islame pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre nacionale apo etnike.
Organizimi i jetės fetare gjatė kohės sė Shtetit Osman ka qenė nėn jurisdikcionin e Shejhul-Islamit nė Stamboll, ndėrkaq pas luftėrave ballkanike, respektivisht pas Luftės sė Parė botėrore jeta fetare e myslimanėve ishte nėn jurisdikcionin e Reisul Ulemasė me seli nė Sarajevė-Bosnjė dhe Hercegovinė, pėrndryshe BFI e Maqedonisė ishte pjesė pėrbėrėse e BFI nė Mbretėrinė Jugosllave dhe mė pas nė Republikėn Federative Socialiste tė Jugosllavisė. Pas shpėrbėrjes sė bashkėsisė shtetėrore tė mėparshme dhe me mėvetėsimin e Republikės sė Maqedonisė, BFI vazhdon tė veprojė si bashkėsi fetare e pavarur nė Republikėn e Maqedonisė dhe kėtė e dėshmojė me sjelljen e Kushtetutės sė Bashkėsisė Islame nė vitin 1994.
Bashkėsia Fetare Islame e Republikės sė Maqedonisė ėshtė organizatė e vetme e cila organizon jetėn fetare tė myslimanėve nė vend dhe jashtė. BFI veprimtarinė e vet e mbėshtet nė Kuran, nė Sunnet, nė kėtė Kushtetutė dhe nė aktet normative qė dalin nga e njėjta. BFI ėshtė e pavarur nė organizimin e jetės fetare, nė edukimin dhe arsimimin fetar, nė vakėfet, veprimtarinė administrativo-financiare si dhe nė veprimtaritė tjera qė dalin nga kjo Kushtetutė. Nė zbatimin e detyrave islame, nė fushėn e ibadeteve, kjo Bashkėsi aplikon Shkollėn juridike Hanefite. Selia e BFI-sė ėshtė nė Shkup. Qėllimi i BFI-sė ėshtė ngritja e vetėdijes fetare, organizimi i kryerjes sė ibadeteve si dhe format e tjera me tė cilat shprehen ndjenjat dhe jetėsimi i Islamit te myslimanėt.
Preambula e BFI-sė
Nė emėr tė All-llahut Mėshiruesit Mėshirbėrėsit!
All-llahu i Lartėmadhėrishėm nė Kur`anin Famėlartė thotė:
...Pėr ēdo (ummet) Ne caktuam ligj e program...
(El-Maide, 48)
Prej paraqitjes sė Islamit nė trojet tona, myslimanėt e Maqedonisė pandėrprerė kanė qenė njė tėrėsi shpirtėrore islame e pandarė, tė cilėt kanė trashėguar mėsimet e Librit tė fundit tė shpallur - Kurani Kerimit dhe Sunnetit tė Pejgamberit a.s., Pėr tė realizuar detyrat e veta fetare, myslimanėt janė lidhur pėr tė vetmen bashkėsi fetare Islame pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre nacionale apo etnike.
Organizimi i jetės fetare gjatė kohės sė Shtetit Osman ka qenė nėn jurisdikcionin e Shejhul-Islamit nė Stamboll, ndėrkaq pas luftėrave ballkanike, respektivisht pas Luftės sė Parė botėrore jeta fetare e myslimanėve ishte nėn jurisdikcionin e Reisul Ulemasė me seli nė Sarajevė-Bosnjė dhe Hercegovinė, pėrndryshe BFI e Maqedonisė ishte pjesė pėrbėrėse e BFI nė Mbretėrinė Jugosllave dhe mė pas nė Republikėn Federative Socialiste tė Jugosllavisė.
Pas shpėrbėrjes sė bashkėsisė shtetėrore tė mėparshme dhe me mėvetėsimin e Republikės sė Maqedonisė, BFI vazhdon tė veprojė si bashkėsi fetare e pavarur nė Republikėn e Maqedonisė dhe kėtė e dėshmojė me sjelljen e Kushtetutės sė Bashkėsisė Islame nė vitin 1994.
BFI e Maqedonisė me kėtė Kushtetutė dėshmon lidhshmėrinė historike nė kuptimin juridik dhe ėshtė e vetmja trashėgimtare e tėrė veprimtarisė historike si dhe ėshtė e vetmja pronare e cila trashėgon pronėn e tundshme dhe tė patundshme nga Bashkėsitė Fetare Islame tė cilat kanė vepruar nė kėto troje.
Kjo Kushtetutė e Bashkėsisė Fetare Islame ka pėr qėllim tė sigurojė zhvillimin e jetės fetare tė myslimanėve tė Republikės sė Maqedonisė pa kurrfarė pengesash njėherit tė kultivojė vlerat Islame nė jetėn e pėrditshme dhe pėrkujdesje dinjitoze pėr kulturėn shpirtėrore dhe materiale tė tyre.
BFI qėllimet e veta i realizon pėrmes:
mėsimit dhe kultivimit tė vlerave Islame,
themelimit dhe mirėmbajtjes sė xhamive, mesxhideve, qendrave Islame, teqeve dhe mektebeve.
themelimit dhe veprimit tė institucioneve edukativo-arsimore,
themelimit dhe veprimit tė institucioneve shkencoro-kulturore,
themelimit dhe mirėmbajtjes sė bibliotekave, hanikaheve, arkivave, muzeve, instituteve dhe institucioneve tė ndryshme,
themelimit dhe mirėmbajtjes sė varrezave,
themelimit dhe veprimit tė institucioneve bamirėse,
themelimit tė vakėfeve, mirėmbajtjes dhe mbrojtjes sė pronės sė BFI-sė,
promovimit tė sė mirės dhe luftės kundėr sė keqes.
organizimit tė veprimtarisė botuese,
kultivimit dhe bashkėpunimit tradicional me tė gjitha bashkėsitė Islame, institucionet, asociacionet dhe organizatat e ndryshme nė botė, tė cilat kultivojnė vlera islame.
bashkėpunimit me bashkėsitė tjera fetare, organizatat joqeveritare dhe organet shtetėrore nė vend, dhe
pėrmes ēdo veprimtarie fetare, kulturore, shkencore, shėndetėsore dhe socio-ekonomike pėr avancimin e popullatės myslimane.
BFI veprimtarinė e vet e mbėshtetė nė parimet e:
drejtėsisė
transparencės,
debateve para sjelljes sė vendimeve tė organeve kolektive,
konsultave nė kryerjen e punėve,
zgjedhjeve tė lira, kufizimit tė mandateve, rizgjedhjeve, pėrgjegjėsive, shkarkimeve tė funksionarėve dhe revokimeve tė organeve.
ORGANIZIMI I BFI-sė
BFI ka organet dhe institucionet e veta. Organet e BFI-sė janė:
Muftinia,
Rijaseti i BFI-sė,
Reisul-Ulema,
Kuvendi i BFI-sė,
Muftinia
Muftinia ėshtė organ themelor i Bashkėsisė Fetare Islame. Organi i Muftinisė numron prej pesė deri nė pesmbėdhjetė anėtarė, varėsisht nga numri i organeve ndihmėse tė saj, pra xhemateve nė territorin pėrkatės. Numrin e anėtarėve tė Muftinisė, pėr ēdo muftini e cakton Rijaseti.
Nė organin e Muftinisė mė sė paku 1/3 e anėtarėve duhet tė jetė nga xhemati. Organi i Muftinisė pėrbėhet nga Muftiu, Kryeimami dhe Sekretari sipas pozitės, 2/3 prej tyre propozohen nga Mexhlisi i xhematit, kurse 1/3 prej tyre caktohen nga Myftiu.
Tė propozuarit nė mėnyrė proporcionale, duhet tė mbulojnė territorin e Muftinisė. Mandati i anėtarėve tė zgjedhur zgjatė katėr vjet.
Xhemati ėshtė grup besimtarėsh ku organizohet jeta fetare: nė bashkėsi, nė vend tė caktuar, nė territor tė caktuar dhe realizon detyrat dhe tė drejtatat e veta konform kėsaj Kushtetute dhe akteve tė tjera normative.
Xhemati pėrbėhet prej tė gjithė besimtarėve qė kanė arritur moshėn tetėmbėdhjetėvjeēare e qė janė anėtarė tė tė njejtit xhemat.
Kėshilli i xhematit ėshtė trup ndihmės i muftinisė. Mexhlisin e xhematit e pėrbėjnė: nėpunėsit fetar tė muftinive, mutevelinjtė e xhamive dhe tė punėsuarit nė operativėn e Muftinisė.
Mexhlisi i xhematit ėshtė kuorum i gjėrė konsultativ i Muftinisė.
Me mbledhjen e Mexhlisit tė xhemateve udhėheq Muftiu.
Me Muftininė udhėheq Muftiu. Kryeimami emėrohet nga Reis ul Ulemaja me propozim tė Muftinisė. Muftiu dhe Kryeimami, duhet tė jen me arsimim sipėror islam dhe me pėrvojė pune sė paku pesė vjet nė radhėt e BFI-sė. Nė muftinitė ku nuk ka kuadėr sipas kushteve tė parapara, emėrohet kordinator.
Muftinia kandidon kandidatė tė mundshėm pėr mufti, Rijaseti i BFI-sė bėn emėrtimin e muftive, kurse Reis ul Ulema verifikon emėrtimin dhe u lėshon Murasele. Mosdhėnia dhe tėrheqeja e Muraseles obligon Muftininė nė afat prej tridhjetė ditė tė propozon kandidatė tė mundshėm pėr mufti.
Muftiu pėrgjigjet vetem para Reis ul Ulemasė. Muftiu ėshtė personaliteti mė i lartė nė territorin e Muftinisė dhe e pėrfaqėson ate nė territorin e vet. Nėnshkruan aktet e Muftinisė dhe i obligon shėrbimet fetare pėr zbatim.
Muftinia:
- zbaton vendimet e Rijasetit dhe tė organeve mė tė larta tė BFI-sė,
- kujdeset pėr mbarėvajtjen e punėve dhe tė jetės fetare nė territorin e vet,
- siguron mjete pėr funksionimin e BFI-sė,
- propozon Rijasetit buxhetin dhe llogarinė pėrfundimtare tė Muftinisė,
- paraqet raport dhe program vjetor pėr punėn e vet para Rijasetit tė BFI-sė.
- mbikėqyr drejtpėrdrejtė punėn e nėpunėsve fetarė nė territorin e vet,
- propozon emėrimin dhe shkarkimin e nėpunėsve tė Muftinisė,
- kujdeset pėr realizimin e detyrave ndaj organeve dhe institucioneve tė BFI-sė,
- i propozon Rijasetit tė BFI-sė formimin e xhematit tė ri dhe ndėrtimin e xhamisė sė re,
- informon Mexhlisin e Xhemateve pėr punėn e vet,
-udhėheq me pasurinė e tundshme dhe tė patundshme nė
territorin e vet sipas rregullores gjegjėse,
-bashkėpunon me shėrbimin e vakėfeve pėr ruajtjen,
kultivimin dhe ekonomizimin e tė mirave tė saj,
-propozon themelimin e institucioneve arsimore.
Muftinitė kanė shėrbimet e veta profesionale. Muftinitė formojnė komisione tė veta tė pėrkohshme dhe tė pėrhershme.
Muftinia mban mbledhje tė rregullta mė sė paku njė herė nė muaj.
Mbledhjen e Muftinisė e konvokon Muftiu, nė raste tė veēanta, atė e konvokon, me kėrkesė tė Rijasetit tė BFI-sė dhe tė njė tė tretės sė anėtarėve tė Muftinisė.
Detyrat dhe obligimet e tjera tė Muftinisė, xhematit dhe Mexhlisit tė xhemateve pėrcaktohen me rregullore tė veēantė.
Objektet fetare tė BFI-sė janė:
xhamitė mesxhidet - qendrat Islame.
mektebet,
teqetė,
gusullhanet,
varrezat,
tyrbet.
Sahat Kullat.
Nė tė gjithė territorin e Maqedonisė ekzistojnė mė se mbi 600 xhami. Kurse numri i qendrave Islame nė diasporė numėron mbi 150 qendra.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|