Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Hungarija ia ngreh veshin shkaut
BUDAPEST- Budapesti kėrcėnoi se do tė tėrhiqet nga mbėshtetja ndaj Beogradit nė kėrkesėn pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian pėr shkak tė njė ligji qė thuhet se diskriminon minoritetin hungarez nė Serbi, bėri tė ditur agjencia e lajmeve MTI.
“Jemi plotėsisht tė pėrkushtuar pėr anėtarėsimin nė BE tė Serbisė, i cili nė fakt nuk ėshtė realistik nėse marrim parasysh ligjet qė pėrfshijnė shkeljen koletive tė tė drejtave tė njeriut”,- tha zėvendėskryeministri, Zolt Semjen.
Parlamenti i Serbisė mė 26 shtator ka miratuar ligjin pėr kthimin e pasurisė sė konfiskuar nė regjimi komunist pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ligji nė fjalė thuhet se pėrjashton rreth 350 mijė hungarezėt etnikė nga kompensimi duke urdhėruar qė anėtarėt e forcave okupuese ose trashėgimtarėt e tyre nuk do tė kenė tė drejtėn pėr kompensim.
Sipas zėvendėskryeministri hungarez Zolt Semjen, Budapesti zyrtar do rishqyrtojė mbėshtetjen pėr marrjen e statusit kandidat tė Serbisė nėse ajo nuk ndryshon ligjin pėr minoritetin hungarez.
“Budapesti do tė detyrohet tė rishqyrtojė mbėshtetjen pėr kandidimin pėr anėtarėsim tė Serbisė nė BE, nėse parlamenti serb dėshton tė ndryshojė pjesė tė papranueshme tė ligjit pėr dėmshpėrblim nė mėnyrė qė edhe bashkėsisė hungareze t’i mundėsohet kompensimi”,- nėnvizoi Semjen.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 05-10-11 nė 07:44
|