Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-10-11, 16:46   #1501
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Dr. vdekja dhe miqet e tijė

kryen 11 operacione nė klinikėn “Medicus”

Gazeta londineze “TheTimes” botoi tė shtunėn, mė 8 tetor, njė shkrim tė gjatė me titull “‘Frankenshtajni turk’ i lidhur me gjyqin rrjetit tė mjekėve pėr trafikim organesh”, shkruar nga korrespondenti i kėsaj gazete nė Romė, James Bone (Xheimz Boun).
Gazetari Bone njoftoi se nė njė gjykatė tė veēantė tė Bashkimit Evropian, njė person nga Bellorusia, i njohur vetėm me inicialet A.K., si dėshmitar i mbrojtur, ka dėshmuar se atij i ėshtė marrė veshka nė Kosovė nga njė rrjet trafikantėsh tė organeve njerėzore. “Ky dėshmitar ėshtė i pari nė radhėn e shumė viktimave tė pandehura tė kėtij gjykimi, qė kanė vėnė hije mbi shtetin e ri nė Ballkan” – thotė gazetari, i cili nė vijim jep dėshminė e A.K.-sė, ku ai pohon se si ka shkuar nė Kosovė pėr ta shitur veshkėn nė klinikėn “Medicus” nė periferi tė Prishtinės, dhe se pas operimit nuk i ėshtė dhėnė krejt shuma e premtuar nė para.
Artikulli pėrkujton se ky gjykimi ka filluar nė kohėn kur BE-ja ka filluar njė hetim tjetėr tė veēantė rreth pandehmave ndaj komandantėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė udhėhequr nga Hashim Thaēi, tani kryeministėr i vendit, pėr trafikim tė organeve njerėzore gjatė kohės sė luftės nė Kosovė nė vitet 1998-99. Duke iu referuar raportit tė senatorit zviceran Dick Marty, i cili implikon “figura tė shquara nė mesin e shqiptarėve nga Kosova, por edhe ndėrkombėtarė”, gazetari Bone bėn tė ditur caktimin e prokurorit John Clint Williamson-it (Xhon Klint Uilliamsonit) pėr tė drejtuar grupin e hetimit rreth kėtyre akuzave.
Artikulli nė vijim tregon pėr rrjedhėn e rastit “Medicus”, qė pėr herė tė parė doli nė sipėrfaqe kur njė djalosh i ri turk u alivanos nė aeroportin e Prishtinės. Dėshmia e tij implikoi 6 mjekė kosovarė, duke pėrfshirė edhe Dr. Lutfi Dervishin, profesor i mjekėsisė nė Universitetin e Prishtinės, dhe Ilir Rrecajn, asokohe Sekretar Permanent nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Ndėrsa i pari akuzohet pėr operim ilegal, i dyti pėr dhėnien e licencės klinikės ”Medicus”, edhepse transplatimi i organeve ėshtė joligjor nė Kosovė.
Avokati i Dr. Lutfi Dervishit, Linn Slattengren, ka deklaruar pėr gazetėn “The Times”: “Dr Dervishi akuzohet pėr kryerje tė operacioneve pa licencė. Dr. Rrecaj akuzohet pse ka lėshuar licencė. Ėshtė pak si kontradiktore kjo”.
Nė kėtė rast, pohon gazetari Bone, ėshtė i pėrfshirė edhe i ashtuquajturi “Frankenshtajni turk”, kirurgu Yusuf Sonmez, i cili ėshtė akuzuar paralelisht nga autoritetet turke pėr kryerje tė sė paku 11 operacioneve nė klinikėn “Medicus”, sė bashku me njė ndėrmjetėsues tjetėr izraelit, Moshe Harel, i cili gjykohet nė mungesė. Autoritetet thonė se kanė rėnė nė gjurmė tė pagesave nė shumė prej 652862 eurosh.
Prokuroria turke ka kėrkuar dėnim prej 171 vitesh pėr dr Sonmezin, Hareli-in dhe dy shtetas tė tjerė turq, njofton “The Times” i Londrės.
Njė dėshmitar i dytė, edhe ky i mbrojtur, do tė dėshmojė nė njė seancė tė mbyllur ditėn e martė, pėrkujton gazeta.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 10-10-11 nė 16:49
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante