Titulli: Cilit Fis i takoni???
A eshte keshtu ?
Nga;Lek Mrijaj
Origjina e fiseve shqiptare sidomos atyre te veriut dhe kjo teme me ineteson shume. Ne Kosove edhe sot e kesaj dite pjesa me e madhe e popullesise shqiptare te Kosoves e dine shume mire fisin te cilit i perkasin. Biles edhe tani sidomos ne zonat rurale dhe ne shumicen e familjeve tradicionale ne nje forme apo tjeter respektohen origjina fisnore . Sidomos edhe sot e kesaj dite nuk pelqehen ose edhe ndalohen martesat mes fshatrave te te njejtit fis. Gjithmone flitet per dymbedhjete fiset shqiptare , por kuptohet se ka shume dilema se cilat jane fiset kryesore dhe cilat jane nenfiste, vllazerite ( apo barqet ) . Edhe ne literaturen dhe studimet rreth fiseve shqiptare te veriut ka ndarje te ndryshme . Me duket se ndryshon ndarja e fisve kryesore sipas gojedhenave nga Malesia e Madhe (Mbishkodres) dhe ajo qe i behet ne Malesine e Gjakoves ( Malesine e vogel ). Une jame inetersuar dhe kam pyetur shume pleqe sidomos ne regjionin e Llapushes, Drenices dhe Dukagjinit dhe ndarjen e fiseve shqiptare e bejne ne kete menyre :
1. Fiset e Malesise :
1.1 Kuqi
1.2 Kelmendi
1.3 Kastrati
1.4 Hoti
1.5 Shala
1.6 Krasniqe
1.7 Gashi
1.8 Bytyqi
1.9 Thaqi
1.10 Berisha
1.11 Morina
1.12 Mund te jete Shkrreli, Shoshi ose Elshani
Shkrreli me sa kam lexuar paraqitet ne disa vende si fis ne vete ai nga pleqet ne Llapushe nihet si nenfise i Kelmendit . Gruda poashtu nuk eshte fis por nje krahine etnografike me popullesi me origjine nga disa fise. Pjesa me e madhe e Merturit siq thuhet jane Krasniqe por ka edhe Shale . Pjesa me e madhe e popullesise se Mirdites sidomos e Fandit jane me fise Bytyq. Poashtu edhe nenfiset Kryezi dhe Sope jane vllazeri te fisit Bytyq . Ne Kosove ne disa vende ka dilema per Elshanin por shumica e pleqeve te intervistuar thone se Elshani nuk eshte fis. Zogajt ne Malesine e Gjakoves, ne Kosove dhe pjesa me e madhe e treves se Matit jane me origjine nga fisi Thaq.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|