Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 12:42   #2
SANTANA-29
-Shum i Thjeshte-
 
Avatari i SANTANA-29
 
Anėtarėsuar: 26-09-06
Vendndodhja: FRANKFURT
Postime: 16,506
SANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėmSANTANA-29 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adios Jobs – tungjatjeta zhgėnjim!

(Vazhdim)

Por zhgėnjimi mė i madh qė na e “dhuroi” IPhone nuk ishte, tė jemi tė sinqertė, as vdekja e Jobsit dhe e Alisė, dhe ēuditėrisht as afera e armėve (korrupsioni) qė implikon gjysmėn e shtetarėve kosovarė, sepse lajm do tė ishte sikur nga Kosova tė jepeshin lajme se nė ndonjė resor qeveritar nuk ka asnjė shkelje ligjore, dhe s’ėshtė avulluar asnjė euro. Zhgėnjimi mė i madh, tė thuash, deri nė shkallėn kur njeriu nė vendin e tij ndihet i poshtėruar, ishte rasti i tmerrshėm e skandaloz pėr njė fjalim tė pėshtirė tė njė hoxhe nė Pejė, i cili i cilėsoi fėmijėt tanė (nxėnėset) nė shkollat publike kosovare, hiē mė pak se prostituta!?

Emrin e kėtij hoxhe agresiv qė e ka pėshtyrė nė fytyrė shkollėn kosovare tė Ramė Bujės, as Fuad Ramiqi bėhet kinse nuk e di, porse ashtu kot e ka marrė me vete sa pėr ilaē...

Ndėrkaq absurd ishte fakti se shumica e atyre qė falėn xhumanė nė Pejė nėn drejtimin e kėtyre “ideologėve tė rinj tė islamit” ishin nxėnės tė shkollave tė mesme.

Sėrish pėr sqarimin e fetarėve dhe jofetarėve, ky shkrim nuk ka tė bėjė me fenė as me besimin ose mosbesimin, por me fyerjen e tėrė fėmijėve, nxėnėseve kosovare, pra ky shkrim u kushtohet fėmijėve tė Kosovės, pra edhe fėmijėve tė mi dhe mėton qė t’i mbrojė ata nga fashizoidėt proislamikė, nga fyerja publike qė iu bė nga njė kinse-hoxhė, nė njė tubim tė lėvizjes “Bashkohu” nė Pejė.

Sė pari mė imponohen disa (shumė) pyetje, pėr tė cilat bartėsit e institucioneve shtetėrore por edhe prindėrit do tė duhej tė kishin pėrgjigje para fėmijėve tė tyre.

Pse ky vend nuk sjell lumturi pėr njerėzit e vet dhe posaēėrisht pėr fėmijėt, por vetėm dhunė dhe brutalitet?

Pse fėmijėt e kėtij vendi rriten nėn trauma psikike dhe nėn dhunė permanente verbale? Pse ata ballafaqohen me lehtėsinė e padurueshme tė tė folurit pėr vrasjen dhe me vetė aktin e vrasjes?

Pse dhe me ē’tė drejtė dikush nė pikė tė ditės, derisa shumė nga ato vajza tė mrekullueshme mund tė kenė qenė duke folur pikėrisht pėr botėn e lirė dhe pa kufij, pėr tolerancėn si produkt i komunikimit, pėr mundėsitė qė tė gjithė njerėzit ta kafshojnė “mollėn” e Jobsit dhe “t’i hanė produktet” e saj, si nė Prishtinė ashtu edhe nė Kajro apo Mekė, dikush i cilėson ato prostituta.

E mbase ato do tė kenė qenė duke folur me dhembje pėr humbjen e krijuesit tė asaj “molle magjike”...

Kush u vėrsulet kėshtu fėmijėve kosovarė dhe nė emėr tė cilit Zot?
Fėmijėve qė nuk kanė faj pse janė sjellė nė jetė nė njė vend tė mjerė, tė rrethuar nga vrazhdėsia dhe brutaliteti social, nga baballarė e hoxhallarė, si dhe priftėrinj ekstremistė, abuzues e me mision ideologjik, qė keqpėrdorin fenė nė shėrbim tė politikave agresive dhe arritjes sė pushtetit.

Kush ua prish ditėn kėshtu fėmijėve?

Fėmijėve, qė askush nė kėtė vend nuk po i mbron, nga rritja nėn pushtetin e injorancės dhe rrenės.

Po pse hesht shoqėria kosovare?

Pse heshtėn institucionet shtetėrore, qė nga kryetari i Pejės e deri tek kryeministri dhe presidentja?

Pse heshti ministri i Arsimit dhe pėrgjithėsisht shkolla kosovare?

Sepse oportuniteti dhe hipokrizia po e vret shoqėrinė kosovare ende pa u ngritur nė nivel tė shoqėrisė politike.

Pse televizionet kombėtare tė atyre fėmijėve nuk shfaqin mė filma vizatimorė, por japin protesta pėr ideologji tė mėdha nė rrugė e sharje nė Kuvend?

Pse Qeveria e tyre vjedh, mashtron dhe bashkėvepron me krimin e organizuar?

Pse ata bien e zgjohen me fjalėt korrupsion, nepotizėm, hajni, vrasje, dhunė...

Nxėnėsit nė shkollat e mesme tė Kosovės u pėrkasin moshave prej 14 – 18 vjeē.

Ata thjesht ende janė fėmijė, ende flenė me arushat e tyre lodra, me elefantė, mace dhe lepurushė...

Kush i ka dėnuar ata dhe me ē’tė drejtė?

Qė tė rriten sertė e parakohshėm?

Kush i ka privuar nga lumturia, nga lojėrat e fėmijėrisė, nga rrogat dhe pensionet e dinjitetshme tė prindėrve, nga tė pasurit njė punė pėr bashkėfamiljarėt e tyre?

Kush i ka privuar nga tė pasurit njė shkollė tė mirė, ku do tė vlente slogani 3E: Tri herė edukim; dhe kush ua shpaguan jetėn e bjerrė kot!?
Ata janė pengje tė qeverisjes sė keqe, tė njė kleptokracie qė s’mbushet mend as s’ngopet me paratė publike, tė njė skene politike tė pamend; tė njė shkolle nė tė cilėn ėshtė rikthyer politika e ku sillen e pėshtillen edhe mėsues abuzivė e vrasės potencialė.

Ēka thotė pėr qytetarinė kosovare rasti qė ndodhi para do kohėsh nė Prishtinė, kur njė mėsues vrau njė zyrtar komunal me gjakftohtėsi, nė zyrėn e tij.

A u kėrkohet mėsuesve, arsimtarėve dhe profesorėve tutje ‘certifikata e mjekut’?

Fėmijėt, ata sjellin shumė gėzime nė jetėt tona, shtrojnė shumė pyetje naive dhe ndonjėherė marrin pėrgjigje po ashtu naive, e mė sė shumti marrin fyerje e abuzim nė vend tė pėrgjigjes.

Njė tė tillė e morėn kėto ditė nė Pejė nga njė pėrfaqėsues i fesė nė tokė...

Rasti i fjalimit tė pėshtirė tė njė hoxhe nga Drenasi nė Pejė ėshtė aq skandaloz sa do tė duhej tė reagonte dhe protestonte secili qytetar kosovar: Nė mbrojtje tė dinjitetit tė vetes, familjes e posaēėrisht fėmijėve. Dhe mbi tė gjitha, femrave kosovare.

Pse heshtėn institucionet shtetėrore, qė nga kryetari i Pejės e deri tek kryeministri dhe presidentja? Ēfarė mund tė na thotė ministri i Arsimit?


Oportuniteti dhe hipokrizia po e vret shoqėrinė kosovare ende pa u ngritur nė nivel tė shoqėrisė politike.

Pas debaklit qė pėsoi kjo lėvizje nė aspektin shoqėror dhe juridik-legal, duket se ata s’u binden kėtyre normave tė shoqėrisė civile sė cilės i takojnė dhe ku ndėrtojnė jetėt e tyre, karrierat e tyre dhe ku rrisin fėmijėt e tyre, nė emėr tė Allahut.

Duke ua mohuar tė tjerėve qė tė rrisin e edukojnė fėmijėt e tyre nė emėr tė humanitetit dhe dijes.

Nga Zagrebi i themi krijuesit gjenial Jobs, Adios, pėr t’u rikthyer nė zhgėnjim.
Dhe e vetmja fjali qė mė vjen duke e mbyllur kėtė shkrim ėshtė: Larg duart dhe gojėt e fėlliqura nga fėmijėt kosovarė!

[email protected]


__________________
C'do dite zgjohem me nje mendim te ri me mall,pendim apo zemerim
ky eshte vec fillimi i dites por asgje nuk ka kuptim.
SANTANA-29 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė