Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 17:46   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kuvendi i Verrave tė Llukės

Deputetėt shqiptarė deklaruan se do tė ishte mė e udhės dhe mė dobiprurėse qė nė Shqipėri nė vend tė ekspeditave ushtarake tė dėrgohej njė komision parlamentar. Ata kėrkuan qė nė Shqipėri tė sendėrtoheshin hap pas hapi reforma rrėnjėsore, tė caktoheshin nėpunės tė aftė e tė ndershėm, tė cilėt tė njihnin ligjet dhe drejtėsinė. Hasan Prishtina nguli kėmbė qė ky komision tė hetonte nė vend shkaqet e kryengritjes.

Duke iu pėrgjigjur deklaratave tė deputetėve shqiptarė nė parlament, kryeministri turk u pėrpoq t’i pėrligjte e t’i motivonte masat ushtarake tė qeverisė nė Kosovė me pozitėn e veēantė strategjike tė kėsaj treve dhe tė mbulonte shkaqet e vėrteta tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri, tė cilėn e quante vepėr tė disa “ngatėrrestarėve”.

Ismail Qemali, nga ana e tij, kėrkoi nga qeveria qė tė nxirreshin nė shesh shkaktarėt e vėrtetė tė gjendjes sė krijuar nė Shqipėri. Nė njė takim tė veēantė me ministrin e Luftės tė Perandorisė ai kėrkoi qė tė ndėrpriteshin veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve. Por kėto kėrkesa ranė nė vesh tė shurdhėr. Qeveria pranoi se ishin bėrė disa gabime nga administrimi i keq prej disa nėpunėsve vendorė dhe premtoi se do tė merrte masa pėr riparimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė ajo siguroi miratimin nga parlamenti tė kėrkesės sė saj pėr dėrgimin e trupave ushtarake plotėsuese nė Kosovė.

Orvatjet e deputetėve shqiptarė pėr tė penguar dėrgimin e ekspeditės ushtarake tė komanduar nga Shefqet Turgut pasha nė Kosovė nuk dhanė fryt. Edhe propozimet e tyre pėr tė dėrguar nė Shqipėri njė komision parlamentar pėr hetimin e gjendjes nė terren dhe nė mėnyrė tė veēantė tė shkaqeve tė kryengritjes u hodhėn poshtė. Qeveria xhonturke ishte tashmė e vetėdijshme se ngjarjet nė Shqipėri ishin shenjė e njė konflikti politik shqiptaro-turk, pas tė cilit fshiheshin aspiratat autonomiste tė shqiptarėve.

Kėtė realitet u pėrpoq t’ua bėnte tė qartė Ismail Qemali edhe diplomatėve tė huaj nė Stamboll. Duke i pėrcjellė ambasadorit austro-hungarez, Pallaviēinit, kėrkesėn qė deputetėt shqiptarė parashtruan nė parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarėt kėrkonin zbatimin e reformave, tė cilat do t’u pėrshtateshin rrethanave tė veēanta tė vendit dhe nevojave tė tij. Kundėrshtimi i tyre, theksonte ai, do tė ēonte nė thellimin e mėtejshėm tė kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bėnte tė ditur pėrfaqėsuesit tė Vjenės nė Stamboll, se me kėrkesat e tyre shqiptarėt synonin tė siguronin “njė ndėrtesė mė vete”, ēka nėnkuptonte autonominė e Shqipėrisė.



Veprimet luftarake

Nė mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mbėrriti nė krye tė njė ushtrie prej 16 mijė forcash nė kryeqendrėn e vilajetit tė Kosovės, nė Shkup.
Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė sė Kosovės para se tė fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė revoltuar dhe tė bindte kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte ushtrinė nė kėtė vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake tė komanduara prej tij nuk qenė dėrguar pėr tė shkaktuar gjakderdhje, por pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė ndėshkuar tė gjithė ata qė mbillnin pėrēarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria dėshironte t’i siguronte popullit shqiptar tė mirat e rendit kushtetues, prandaj ishte nė interesin e tij dhe tė shtetit qė tė gjithė kryengritėsit tė dorėzoheshin.

I pėrforcuar me trupa tė rinj, numri i forcave osmane qė u vunė pėrballė kryengritėsve shqiptarė, arriti nė rreth 40 mijė veta. Me kėtė ushtri Shefqet Turgut pasha filloi nė mesin e muajit prill 1910 sulmin e pėrgjithshėm kundėr forcave kryengritėse.

Ndėrkohė kryengritėsit vazhduan veprimet e tyre, tė cilat tani i zhvilluan nė tri zona. Luftėtarėt e Shalės, tė Llapit e tė Drenicės, nėn komandėn e Isa Boletinit, u pėrqendruan nė Grykėn e Carralevės dhe vunė nėn kontroll vijėn Ferizaj-Shtime-Prizren. Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u pėrqendrua nė rajonin malor nė perėndim tė Ferizajt deri nė anėn jugore tė Carralevės. Grupimi tjetėr, i tretė, i kryengritėsve, qė pėrbėhej nga luftėtarė tė Gjilanit e tė Preshevės, nėn komandėn e Idriz Seferit, mori pėrsipėr tė zotėronte e tė mbronte Grykėn e Kaēanikut dhe rrugėn Tetovė-Shkup pėr tė mos lejuar depėrtimin e ushtrisė osmane, qė vinte nga qendra e vilajetit nė drejtim tė pjesės sė brendshme tė Kosovės. Emisarė tė posaēėm u dėrguan nė Shkodėr, nė Dibėr e nė Mat me thirrjen pėr t’u bashkuar me kryengritjen, ndėrsa agjitatorė tė tjerė filluan tė vepronin nė radhėt e reparteve turke pėr t’i bindur ushtarėt shqiptarė tė dezertonin.

Nė fazėn e parė tė operacioneve ushtria osmane pėsoi disfatė. Kolona verilindore e saj, e cila kishte pėr detyrė tė dilte nė fshatin Pozharan dhe me njė veprim tė shpejtė t’i rrethonte forcat kryengritėse tė grupuara nė kėtė rajon, ndeshi nė njė qėndresė tė ashpėr dhe e ndėrpreu pėrkohėsisht marshimin e mėtejshėm.
Luftime mė tė ashpra u zhvilluan nė anėn perėndimore tė zonės kryengritėse. Forcat osmane tė pėrqendruara kėtu, mė 21 prill, pas luftimesh tė rrepta, arritėn t’i afroheshin Shtimes qė mbrohej nga kryengritėsit. U ndėrpre lidhja telegrafike e kėsaj qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan nė Shtime gjithė ditėn, me humbje tė mėdha nga tė dyja palėt. Tė nesėrmen ushtria osmane, e komanduar nga Osman Pasha, me gjithė mbėshtetjen e zjarrit tė artilerisė, nuk mundi ta merrte Grykėn e Shtimes. Nė pritje tė pėrforcimeve tė reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua tė tėrhiqej nėn goditjet e vazhdueshme tė kryengritėsve.

Lajmi rreth fillimit tė luftimeve nė Shtime pėrshpejtoi veprimet e kryengritėsve tė Gjilanit, tė Preshevės dhe tė viseve pėrreth, qė u hodhėn drejt Kaēanikut. Mė 24 prill 3 000 kryengritės, nėn udhėheqjen e Idriz Seferit, shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut dhe dolėn nė shpinė tė ushtrisė turke, duke e vėnė atė nė njė pozitė kritike. Kryengritėsit vunė nėn kontroll tė plotė hekurudhėn Shkup-Mitrovicė dhe ndėrprenė lidhjen hekurudhore me kryeqendrėn e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i kėtyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, tė vendosura nė Ferizaj, u vunė nė njė gjendje tė vėshtirė.

Sukseset e kryengritėsve nė Grykėn e Carralevės dhe shtėnia nė dorė e Shkallės sė Kaēanikut pėrbėnin njė fitore ushtarake tė rėndėsishme, e cila ndikoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes nė Kosovė. Forcat kryengritėse zotėronin tani njė pjesė tė mirė tė territoreve tė vilajetit tė Kosovės, si dhe disa pika strategjike qė u lejonin tė kontrollonin vijat kryesore tė komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil tė administratės xhonturke. Ndėrkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar nė qytetet kryesore tė Fushė-Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. E pafuqishme pėr tė ndėrmarrė ndonjė veprim luftarak jashtė tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave tė reja.



Beteja e Kaēanikut

Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3 000-4 000 kryengritėsve shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, dekurajimin e mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake.

Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30. 000 veta. Njė pjesė e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse, kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.

Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur t’i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve tė bandės ushtarake.

Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi. Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas, por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave tė tėra.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė