Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Idealet e lirisė
Grupi nismėtar nguli kėmbė qė dr.Rugova duhej tė propozohej pėr kryetar dhe
u deklarua qė kėtė ta parashtronte Kuvendi themelues, me ēka ai u pajtua.
Diku para orės dhjetė tė paraditės filluan tė vinin, heshtazi, tė
interesuarit pėr Kuvendin themelues. Pikėrisht nė orėn dhjetė, lokali i vogėl i
Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mezi i zuri ata qė kishin vendosur tė
merrnin pjesė nė mbledhjen e Kuvendit themelues tė LDK-sė. Ata ishin gjithsej 96
veta, tė cilėt me nėnshkrimet e veta dhe me deklarim tė lirė u pėrcaktuan t'ia
vinin themelet partisė sė parė politike shqiptare tė pagėzuar Lidhja Demokratike
e Kosovės.
Kėshilli nismėtar, qė mė parė u pat marrė vesh se mbledhjen duhej
ta hapte dr.Zenel Kelmendi, i cili, pasi do tė pėrshėndeste tė pranishmit, do tė
propozonte rendin e ditės, kryesinė e punės, si dhe komisionet e domosdoshme tė
Kuvendit. Dr.Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalė dhe propozoi kryesinė e
punės nė kėtė pėrbėrje: dr.Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Fehmi Agani
dhe Zenel Kelmendi, gjė qė tė pranishmit u pajtuan. Pastaj, ai propozoi
komisionin kandidues nė krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtės Hysen
Matoshin.
Nė emėr tė Kėshillit nismėtar dhe tė Kryesisė sė punės, Programin
e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi.
Tė pranishmit dėgjuan me vėmendje Programin dhe Statutin e LDK-sė dhe
miratuan me duartrokitje tė gjatė pėrmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundėr.
Kryesuesi ia dha fjalėn Milazim Krasniqiti, qė nė emėr tė Kėshillit kandidues tė
propozonte udhėheqėsinė e parė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai bėri kėto
propozime:
1.Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės - dr.Ibrahim Rugova,
2.Sekretar- Jusuf Buxhovi,
3.Anėtarė tė Kryesisė: dr.Fehmi Agani,
dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja.
Propozimet u miratuan me duartrokitje tė gjata nga tė pranishmit.
Pastaj, fjalėn e mori dr.Ibrahim Rugova, i cili falenderoi pėr besimin e
dhėnė dhe u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes
Demokratike tė Kosovės.
Mbledhja e Kuvendit themelues tė Lidhjes
Demokratike tė Kosovės, e cila filloi nė orėn 10:5 minuta, pėrfundoi nė orėn
11:10 minuta.
Mbledhjen e ndoqėn korrespodentėt dhe gazetarėt e kėtyre
gazetave: ARilindja@, Tanjugu,
Radiotelevizioni i Prishtinės,
AOslobogjenje@,
AVjesniku@ dhe Radio-Lubjana. Nga tė dhėnat
e sakta del se informata pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhanė
ARilindja@ (njė lajm tė gjymtuar keqas),
Tanjugu dhe Radio-Lubjana. Dy ditė mė vonė pėr themelimin e LDK-sė njoftoi RTV i
Beogradit, AVjesniku@, ndėrsa nga agjencitė e
huaja njoftuan: AFT, AP dhe DPA. TV Prishtina e dha lajmin shkurtimisht nė
ditarin e natės sė Vitit tė Ri, pra, me njė javė vonesė.
Programi i
Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qysh tė hėnėn, pra, mė 25 dhjetor 1989, iu
dėrgua, ashtu siē e kėrkonte ligji, organeve policore krahinore e gjykatės (qė
tė bėhej regjistrimi nė regjistrin e shoqatave tė pavarura, anipse nė vend
atėherė ende nuk kishte ligj federativ pėr partitė politike), pastaj Ambasadės
sė SHBA-ve nė Beograd, Ambasadės sė Anglisė nė Beograd, si dhe Ambasadės sė
Gjermanisė nė Beograd, si dhe Ambasadės sė Francės nė Beograd. I pėrkthyer nė
gjuhėn angleze, Programi i Lidhjes Demokratike iu dėrgua pėr atė ditė tė gjitha
agjencive mė tė mėdha botėrore edhe Tanjugut.
Plotėsimi i Kryesisė sė
parė
Nė korrik tė vitit 1990, nė mbledhjen e Kėshillit nismėtar, tė
Kryesisė dhe kryetarėve tė degėve tė LDK-sė nė Kosovė, u bė zgjerimi i saj edhe
me katėr anėtarė tė rinj: dr.Rexhep Gjergji, Ibrahim Berisha, Anton Kolaj,
Xhemail Mustafa*..."
QIK
* Marre nga QIK-u, botuar ne Kosova home page ne
internet.
Duke qenė tė vetėdijshem pėr momentin historik para tė cilit ndodhej
Kosova , delegatėt e atėhershem tė Kuvendit tė Krahinės Socialiste Autonome tė
Kosovės, mė 2 korrik tė vitit 1990 shpallen Deklartėn Kushtetuese, mė tė cilen u
vunė bazat e shtetit tė Kosovės. Kosova u shpall njėsi e veēantė nė kuader tė
federatės sė atėhershme Jugosllave. Ky ishte njė akt historik i pritur moti dhe
qė shprehte aspiratat shekullore tė popullit tė Kosovės pėr mėvetėsi shtetėrore
e territoriale nga Serbia. Nė atė kohė nė
Ishte kjo koha kur nė horizont
tash mė dukej shperbėrja e RFSJ-
sė si krijesė artificiale, krejtėsisht
antishqiptare, e dominuar nga serbet. Delegatėt shqiptarė tė Kosovės, e po tė
njejtės ligjislaturė, dy muaj mė vonė, nė
Kaēanikun e lėgjėndave e trimrisė,
me 7 shtator te vitit 1990, nxoren aktin mė tė lartė juridik - Kushtetutėn e
Republikės sė Kosovės, mė ēka edhe formalisht Kosova
u shpall Republikė nė
kuader tė federatės Jugosllave. Organizohen zgjedhjet e para pluraliste dhe
presidenciale, organizohet referendumi popullor pėr Republikėn e Kosovės shtet
sovran dhe tė pavarur dhe bėhėn pėrpjekjet e para gjatė vitit 1992 e 1993 pėr
organizimin e mekanizmave shtetror.
Shteti Serbė, menjėherė pas shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese, nė Kosovė
vendosi gjendjen e jashtėzakonshme, duke suprimuar mė forcė e tanke tė gjitha
institucionet e Kosovės, duke filluar nga Kuvendi e Keshilli ekzekutiv i tij e
deri tė tė gjitha institucionet e
tjera shkencore, arsimore e kultupushtoi
mė dhunė Radio Televizionin e Prishtinės, gazetėn e pėrditėshme "Rilindja", duke
vazhduar edhe mė tė gjitha institucionėt e tjera vitale tė Kosovės. Nė tė gjitha
objektet ekonomike e shoqėrore vendosi udhėheqėsi tė dhunėshme serbe. Mė
qinedramijė punėtorė shqiptar i pushoi mė dhunė nga puna. Ēdo gjė u serbizua
duke filluar nga emertimi i rrugėve, institucioneve e gjėrė tė dokumentėt
personale tė shqiptarve.
Populli shqipėtar i Kosovės nuk gjunjėzohet.
Vazhdon mė rezistencė aktive paqėsore duke formuar organėt e veta paralele, e
duke zhvilluar aktivitete tė shumta politike nė drejtim tė mėvetėsimit tė
Kosovės. Nė shtator tė vitit l991, populli i Kosovės mė referendum shpalli
Kosovėn Shtet tė pamvarur, si rrjedhojė e
proceseve tė pandalshme tė
shperbėrjes sė RSFJ-se , nga e cila po shkėputeshin njė nga njė republikat e
atėhershme jugosllave, pėrveq Serbisė e Malit tė Zi.
Nė kontinuitet populli shqipėtar i Kosovės i bėri rezistencė regjimit serb tė
cilin haptazi e konsideronte si okupator. Gjatė gjithė kėsaj kohe shqiptarėt e
Kosovės bėnė rezistencė tė ndryshme dhe pėsuan
shumė sakrifica.
Kontributin pėr pamvarsi tė Kosovės, e dhanė tė gjithė nė njė mėnyrė, i gjithė
populli. Edhe punetori i cili i la femijėt e vet pa bukė dhe ashtu doli nga
puna. Edhe mėsuesi i cili kontriboi dhe nė fakt nuk e ndali procesin mėsimor
duke mbajtur mėsim pa pagė dhe nė bodrume tė ftohta pėr tė treguar rezistencėn
kolektive tė kėtij populli kundėr regjimit tė Beogradit. Edhe mjekėt qė nė
dhjėtra ambulanca tė Shoqatės Bamirėse "Nėnė Tereza" punuan gratisė dhe nė forma
tjera u ofruan ndihmė qytetarve. Edhe bujku, punėtori, zejtari, deri dhe
penzionistėt dhanė kontributin e vetė, duke ndarė nga tė ardhurat e veta
minimale, pėrqindjen e caktuar pėr funkcionimin e pushtetit paralel tė
Republikės sė Kosovės. Gjithė populli shqiptarė nė mėnyrė kolektive, apo nė njė
mėnyrė tjetėr, iu bashkua lėvizjes politike tė Kosovės dhe rezistencės e cila
gjėr nė paraqitjen e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ishte rezistencė paqėsore.
..."Veē nji qėllim i nalt t`ban me durue,
E zemren ta forcon
ndėr
kundėrshtime s`vyen kurrė me u ligshtu,
Mjer ai qė nuk duron!"
Luigj Gurakuqi
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|