Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Karamelo i bėn thirrje minoritetit tė Korēės tė bojkotojė censusinVEPROR HASANI Kreu i OMONIA-s numėroi shkeljet, por pa fakte. Deklarata nė kundėrshtim me atė tė Naum Dishos
Korēė- Nė tė njėjtėn kohė kur procesi i regjistrimit tė popullsisė dhe banesave nė qarkun e Korēės po shkon normalisht, madje nė mėnyrėn mė mbresėlėnėse, e deklaruar kjo gjė edhe nga drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, pėrfaqėsues tė OMONIA-s nė Korēė dhe tė kėtij qarku, nuk po arrijnė dot tė dalin me njė zė tė vetėm, pasi e vėrteta e madhe se nė Korēė nuk ka minoritet grek, por vetėm njė numėr tė vogėl njerėzish, po pėrfshihen nga paniku, sepse tashmė po duket qartė se gjithė pėrpjekjet e tyre pėr vite tė tėra me radhė dhe veēanėrisht gjatė kohės sė konsullit grek nė Korēė, Theodhoros Ikonomu, nuk kishin qenė gjė tjetėr veēse njė furtunė nė njė gotė me ujė.
Deklarata kontradiktore
Ndėrsa nga njėra anė, kreu i OMONIA-s pėr qarkun e Korēės, Naum Disho, deklaron se minoritarėt nuk duhet ta bojkotojnė censusin, sepse sipas tij, helenizmi po punon kėtu e shumė kohė pėrpara pėr kėtė moment, pra pėr regjistrimin e minoritetit grek, nga ana tjetėr, kreu i OMONIA-s pėr rrethin e Korēės, Ligoraq Karamelo, pa u harruar ende fjalėt e Dishos, u bėn thirrje minoritarėve tė bojkotojnė procesin. Madje nuk ėshtė e sigurt, nėse Disho do tė dalė ose jo tė nesėrmen pėr tė kėrkuar sėrish mosbojkotimin. E gjitha kjo qė po ndodh me krerėt e OMONIA-s nė Korēė i ngjason njė farse. Krejt ndryshe nga Disho, Ligoraq Karamelo e zgjeroi edhe mė tepėr hartėn e minoritarėve nė qarkun e Korēės. Karamelo kėrkon minoritet grek edhe nė malet e Mokrės, edhe nė Pogradec, edhe nė Kolonjė, aty ku ushtria greke nuk la fshat pa djegur dhe fėmijė pa therur. Madje jo vetėm kaq, Karamelo pėrmend ēdo lagje ortodokse tė qytetit tė Korēės, sepse me sa duket, sipas tij, ēdo ortodoks nė tė njėjtėn kohė ėshtė dhe grek, ashtu si nė kohėn e Bizantit. Gjithsesi, nė deklaratėn e tij, Karamelo tha: Regjistrimi i popullsisė dhe banesave nė qarkun e Korēės ka hyrė nė rrugėn e dėshtimit dhe komprometimit si pasojė e njė morie shkeljesh, abuzimesh dhe ndėrhyrjeve tė politikės.
Shkeljet e pretenduara
Nė kryeradhėn e shkeljeve, tha Karamelo, qėndron mosrespektimi i parimit tė vetėdeklarimit, i cili ėshtė e drejtė dhe parim themelor i respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut gjatė procesit tė censusit. Pėr rrjedhojė janė evidentuar me qindra raste, nė tė cilat regjistruesit nuk kanė shėnuar pėrgjigjen qė kanė dhėnė tė anketuarit dhe aq mė keq, nė shumė raste, duke tejkaluar tė drejtat qė u jep ligji, kanė hyrė nė debat me ta, kanė debatuar, kanė bėrė presion pėr ata qė kanė refuzuar qė tė regjistrohen. Njė problem tjetėr qė ėshtė mjaft pikant, ėshtė dhe ai i konstatuar nė lagjet nr. 5 dhe 11 tė qytetit, ku nė dhjetėra familje, regjistruesit vetėm kanė marrė emrat e personave dhe janė larguar me pretendimin se do ti mbushin vetė ato, me pretendimin se ata mund tė bėjnė gabime dhe do ti korrigjojnė ato, pėrfundoi Karamelo. Pėr tė gjitha kėto arsye, Karamelo kėrkoi bojkotim tė censusit. Megjithatė, ajo ēka ra nė sy gjatė deklaratės sė Karamelos kishte tė bėnte me fakt, se bėri prezente shumė shkelje, por nuk mundi tė sjellė dot asnjė provė pėr tė qenė sė paku i vėrtetė.
|