Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Re: Lėvizja islamike "bashkohu" dhe aktivitetet
Bashkohu: Presidentja tė kėrkojė falje, ofendoi Sheriatin
Lėvizja Bashkohu qė udhėhiqet nga Fuad Ramiqi, pėrmes njė komunikate pėr media, ka kėrkuar nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, qė tė kėrkojė falje “pėr shkak se ka fyer Sheriatin”.
“Lėvizja Bashkohu nė emėr tė muslimanėve tė Kosovės shpreh indinjatėn e thellė dhe njėherit e kundėrshton hapur njė pjesė tė fjalimit tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės Atifete Jahjaga, tė mbajtur me datėn 15.10.2011 nė Zym tė Hasit nė manifestimin Takimet e Gjeēovit”, thuhet nė komunikatė.
“Presidentja e vendit duke bėrė pėrpjekje qė ta glorifikoi Kanunin e Lekė Dukagjinit nuk i mjaftoi t’i cek dobitė qė sipas saj kanė rrjedhur si rezultat i praktikimit tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, por ajo e sulmoi rėndė sistemin juridik Islam - Sheriatin pėr tė cilin Presidentja tha se ishte kundėr nderit dhe dinjitetit tė njeriut dhe dinjitetit kombėtar, ndėrsa Kanuni i Lekė Dukagjinit, sipas saj, ishte ai qė e mbrojti kėto pėr mė shumė se pesėqind vite”, vazhdon komunikata e Lėvizjes sė Faud Ramiqit.
Ky deklarim i Presidentes sė vendit, sipas kėsaj Lėvizje, ka prodhuar nxitje tė urrejtjes fetare dhe ka bėrė qė myslimanėt ta humbin besimin tek Presidentja.
“Ne kėrkojmė nga Presidentja e Republikės sė Kosovės Atifete Jahjaga qė t’i kėrkojė falje publikisht popullit musliman tė Kosovės pėr kėtė fyerje tė rėndė qė i ėshtė bėrė. I bėjmė thirrje Presidentes sė vendit ta lexojė Kanunin e Lekė Dukagjinit dhe tė Drejtėn e Sheriatit dhe pastaj do ta kuptojė se kush e mbron personalitetin dhe dinjitetin njerėzor dhe kombėtar, dhe se kush nxitė ne vėllavrasje pasojat e tė cilit janė prezentė edhe sot e kėsaj dite”, pėrfundon komunikata.
Nė vijim lexojeni fjalimin e plotė tė Presidentes Jahjaga nė manifestimet Takimet e Gjeēovit
Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga mori pjesė nė manifestimin jubilar, tė 40-tin, nė “Takimet e Gjeēovit” nė Zym tė Hasit.
Me kėtė rast, Presidentja Jahjaga u nderua me Ēmimin “Unaza e Katarina Josipit”, si dhe mbajti njė fjalim tė cilin po e sjellim nė vijim:
Shumė tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės,
Tė nderuar shkrimtarė dhe dashamirės tė letrave shqipe,
Tė nderuar priftėrinj zyrtarė tė Kishės katolike,
Tė nderuar zymjanė, banorė tė kėtij lokaliteti me traditė,
Tė nderuar pjesėmarrės,
Ju pėrgėzoj pėr mbajtjen e manifestimit tė dyzet jubilar “Takimet e Gjeēovit” qė ėshtė njė aktivitet tradicional, qė mbahet falė punės dhe pėrkushtimit tė Juve banorėve tė Zymit, tė klubit letrar “Shtjefėn Gjeēovi”, pastaj tė komunės sė Prizrenit dhe tė institucioneve qendrore tė Republikės sė Kosovės.
“Takimet e Gjeēovit” janė tė rėndėsishme jo vetėm pėr shkak tė simbolikės qė e kanė por veēanėrisht pėr prurjet nė ruajtjen e trashėgimisė dhe kultivimin e vlerave letrare, kulturore dhe shkencore.
Tė jesh nė Zym, tė marrėsh pjesė nė manifestimin e Kuvendit apo tė Kuvendimeve tė Gjeēovit, qė Ju e kemi emėrtuar simbolikisht “Takimet e Gjeēovit” e tė mos flasėsh pėr kėtė figurė poliedrike tė kombit, qė nė binomin “Fe e Atdhe” i la trashėgim tė pasur letėrsisė, arkeologjisė dhe shkencės, ėshtė e pamundur.
Nė cilėsinė e Presidentes sė vendit mue mė bjen me folė pėr aktivitetin politik dhe atdhetar tė Shtjefėn Gjeēovit, dhe duke bėrė njė hulumtim tė jetės e tė veprės sė kėtij dijetari, unė e pashė se te ai ėshtė ēdo gjė e lidhur me atdheun, me lirinė, me pėrparimin e emancipimin e popullit tė vet
Shtjefėn Gjeēovi ishte prift, franēeskan, duke njohur veprat e tija, dhe nėpėrmjet tyre edhe shpirtin e tij, unė besoj se ai u pėrcaktua pėr prift qė tė rrisė dijeninė, qė tė shkollohet dhe tė bėhet mė i dobishėm pėr njerėzit. Ndėrsa u bė franēeskan qė tė jetė mė afėr popullit dhe tė jetojė nė kushtet nė tė cilat jetonin njerėzit e racės sė tij, siē thoshte. Kisha Katolike ishte gjithherė me popullin, nė tė shumtėn e rasteve nė ballė tė pėrpjekjeve pėr liri, dhe pėr emancipim, dhe roli i priftit ishte i madh nė ērrėnjosjen e zakoneve tė prapambetura qė hynin kėtu, me ndikimet e huaja, ndonjėherė edhe me plan e me qėllim tė caktuar, si ishin besėtytnitė dhe magjitė, qė pėrhapeshin lehtė, si shpresė e rrejshme pėr popullin e vuajtur dhe pėr zgjidhjen e telasheve me tė cilat ballafaqoheshin.
Shtjefėn Gjeēovi u bė arkeolog, sepse donte tė dėshmonte lashtėsinė tonė nė kėto troje, sepse dėshironte tė tregonte se dikur kishim nam e gjurmė dhe se e bėnim historinė e cila ėshtė pėr t’u krenuar. Arkeologjinė, Gjeēovi e hulumtonte me pėrkushtim, duke hyrė nė shpellat mė tė largėta, duke shkuar nė humbėsirat e Malėsisė, duke mbledhur artefaktet, qė tė mos i gjejnė e marrin tė tjerėt, qė mos tė na e vjedhin historinė sepse duke e vjedhur tė kaluarėn dėshironin tė na e humbin tė ardhmen.
Prandaj Gjeēovi bėri studime pėr trashėgiminė pellazge dhe pėr trashėgiminė ilire te populli shqiptar, qė mbesin nga studimet mė serioze tė bėra nė kėtė fushė.
Shtjefėn Gjeēovi u mor me mbledhjen e trashėgimisė gojore tė popullit tonė. Kėtė e bėri pėr tė mos e lėnė qė tė humbet ky thesar i ēmueshėm pėr tė treguar motivet dhe nivelin e lartė artistik dhe filozofik tė gjeniut popullor.
Shtjefėn Gjeēovi u mor me krijimtari letrare. Shkroi drama qė nuk ishte zhanėr i lėvruar nė krijimtarinė tonė. Kėtė e bėri nė formėn e traditės tonė tė rrėfimit, pėr tė ndikuar mė shumė edhe nėpėrmjet inskenimit apo tė marrjes dhe tė pėrfoljes nė popull tė pjesėve dramatike tė veprave tė tij.
Shtjefėn Gjeēovi i vuri kunorė veprės sė tij me mbledhjen e Kanunit tė Lekės, punė kjo qė i mori tridhjetė vjet, dhe qė nė grumbullimin me pėrkushtim, dhe nė kodifikim i ngjan sistemimit e kodifikimit tė librave tė shenjtė. Me kėtė vepėr ai shpėrtheu pas vdekjes nė rrjedhat botėrore. Me Kanunin, Gjeēovi dėshmoi se ne si popull ishim tė organizuar, e nuk ishim fise tė egra e pa ligje, ndėrsa me natyrėn e organizimit kanunor e dėshmoi se ne ishim mė lartė, dhe se Kanuni ishte mė human dhe ma i drejtė sesa Kanunet e popujve tė tjerė tė mesjetės, por edhe mė vonė.
Mė lejoni, duke pasur parasysh karakterin e kėtij manifestimi, t’i them dy ēėshtje rreth Kanunit tė Lekė Dukagjinit.
E para: Ky Kanun nė gjitha nenet dhe paragrafėt e tij e respekton njeriun, dinjitetin e tij personal dhe familjar. Kanuni nuk e njeh tė drejtėn e ndėshkimit si dėmtim dhe poshtėrim tė dinjitetit. Nė Kanunin e Lekės, nuk ka rrahje publike tė personit, nuk ka gjymtim tė trupit.
E dyta: Me Kanunin e Maleve tė njohur si Kanuni i Lekė Dukagjinit, pasardhėsit tė Skėnderbeut nė rezistencėn kombėtare kundėr pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerėzve, dhe kjo e pamundėsonte zbatimin e Sheriatit nė kėto troje dhe te populli ynė, qoftė i besimit katolik apo i besimit mysliman. Nė trojet shqiptare nuk mund tė paramendohej qė autoritetet osmane t’ia kėpusnin dikujt dorėn, tė akuzuar pėr vjedhje, ose qė dikujt t’i jepeshi pesėdhjetė kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombėtar gjatė mė shumė se pesėqind vjetėve.
Kanuni i Lekė Dukagjinit e ka parimin qė “lajmėsi nuk ndiqet”. Pra lajmėtari duhet tė respektohet e nderohet pa marrė parasysh ēfarė lajmi e prej kujt e sjell, qė sot pėrshtatet mirė me lirinė e fjalės dhe lirinė e shprehjes, tash ėshtė pjesė e traditės, dhe ne sot qeverisemi sipas ligjeve tė civilizimit bashkėkohor evropian duke i pasur nė vete tė arriturat e popujve tė pėrparuar. Dhe nė kėtė udhė Republika e Kosovės e ka vendin nė Bashkimin Evropian ndėrmjet popujve e shteteve tė lira tė barabarta e tė dinjitetshme.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 19-10-11 nė 22:01
|