Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 18:11   #1514
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....




Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t


Ish-diktatori i Libisė, koloneli Muammar Gaddafi, ėshtė konfirmuar i vdekur nga burime zyrtare, disa orė pas pėrhapjes sė zėrave tė parė pėr kėtė ngjarje.

Njeriu qė drejtoi vendin e Afrikės Veriore pėr mė shumė se 40 vjet nėpėrmjet njė regjimi autoritar dhe ushtarak, mbeti i vrarė nė betejėn pėr marrjen e Sirtes, qyteti i fundit i cili kishte mbetur ende nė duart e besnikėve tė diktatorit.

Ministri i Informacionit i qeverisė sė pėrkohshme, Mahmoud Shammam, deklaroi se luftėtarėt e ushtrisė rebele kanė mundur tė identifikojnė trupin e pajetė tė kolonelit. Ndėrkohė, festimet kanė nisur tė zhurshme nė pjesė tė tjera tė vendit.

Fillimisht u raportua nga mediat ndėrkombėtare se koloneli ishte plagosur nė kėmbė, por mė tej u njoftua se Gaddafi ndėrroi jetė ndėrsa po transportohej me ambulancė.

Nė Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbėrriti i vdekur. Koloneli u kap ndėrsa po tentonte qė tė largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por njė sulm i NATO-s i mbėshtetur edhe nga rebelėt, plagosi Geddafi-n.

“Ai u kap, u plagos nė kokė dhe nė tė dyja kėmbėt dhe ėshtė marrė nga njė ambulancė”, deklaroi fillimisht pėr agjencinė e lajmeve “Reuters” anėtari i KKT-sė, Abdel Majid.

Sipas kėtij burimi, pati njė shkėmbim tė ashpėr zjarri mes rebelėve dhe grupit mbrojtės tė kolonelit para se ky tė kapej, nė vendlindjen e tij, Sirte.

Ndėrsa njė ushtar qė thotė se e kapi personalisht liderin e rrėzuar ka deklaruar pėr BBC se nė momentin e arrestimit Gaddafi bėrtiti: “Mos qėlloni”.

Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinė prej vitit 1969, u rrėzua nga pushteti pas protestave qė nisėn nė vend nė muajin shkurt.

Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės kėrkoi arrestimin e tij, nėn akuzėn pėr krime kundėr njerėzimit, tė kryer ndaj popullsisė libiane.

Ndonėse reporterėt e mediave ndėrkombėtare nuk kanė mbėrritur ende nė Sirte dhe lajmi nuk ėshtė konfirmuar prej tyre, deklarata e Shammam pėrbėn burimin e parė zyrtar qė konfirmon ngjarjen.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė