Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
|
Titulli: Mesime rreth durimit.
Historia e Ejubit a.s.
Emri i profetit Ejub pėrmendet nė disa ajete tė ndryshme nė Kuranin famėlartė. Thotė Zoti rreth tij nė suren Sad:"Kujtoje robin Tonė Ejubin, kur iu lut Zotit tė vet: Me tė vėrtetė, mė ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje! (Ne iu pėrgjigjėm): Bjeri me kėmbė tokės dhe aty do tė dalė njė burim me ujė tė ftohtė pėr larje dhe pirje! Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herė mė tepėr, si mėshirė prej Nesh dhe kėshillim pėr mendarėt. (Ne i thamė atij):Merr me dorėn tėnde njė tufė thuprash e bjeri lehtė me to (gruas tėnde) dhe mos e shkel betimin tėnd! Ne e gjetėm atė tė durueshėm, rob tė mrekullueshėm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesė tek Zoti!" (Sad, 41-44)
Kurse nė suren Enbija, thotė Zoti:"(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit tė vet: Mua mė ka goditur fatkeqėsia e Ti je mė mėshiruesi i mėshiruesve! Ne iu pėrgjigjėm atij, ia larguam mjerimin qė kishte dhe ia kthyem familjen tė dyfishuar nė numėr. (Kėtė e bėmė) nga mėshira Jonė dhe qė tė jetė pėrkujtesė pėr ata qė Na adhurojnė." (Enbija, 83-84)
Thotė Hasen El-basrij:"Qėndroi Ejubi a.s i shtrirė pranė plehrave tė Benu Israilėve pėr shtatė vite dhe disa muaj. Krimbat i kishin mbuluar trupin dhe askush tjetėr pėrveē tė shoqes nuk i afrohej. Ajo i sillte ushqim dhe sa herė qė Ejubi falenderonte Zotin, edhe ajo e falenderonte. Me gjithė gjendjen shėndetėsore tė rėnduar, Ejubi a.s kurrė nuk e ndėrpreu pėrmendjen e Zotit. Ai ishte i durueshėm pėrballė sprovės qė i kishte rėnė.
Njė ditė, Iblisi u thirri ushtarėve tė tij dhe i mblodhi pranė vetes nga tė katėr anėt e tokės. Kur u grumbulluan tė gjithė, e pyetėn:"Ēfarė halli ke? Pėrse je i shqetėsuar?"
Iblisi u tha:"Mė lodhi ky njeri, tė cilit nuk i lashė as pasuri dhe as fėmijė. Megjithatė, ai vazhdon tė jetė i durueshėm. Mė pas u sprovua dhe me shėndetin, duke u kthyer nė njė trup gjithė plagė, i shtrirė mbi mbeturina, ku askush tjetėr pėrveē tė shoqes nuk i afrohet. Megjithatė ai vazhdon tė jetė i durueshėm. Prandaj u ftova qė tė mė ndihmoni kundėr tij."
Ata e pyetėn:"Po marifetet e tua te vjetra, me tė cilat ke shkatėrruar kushedi sa mė parė?"
Ai u pėrgjigj:"Tė gjitha kanė dėshtuar me Ejubin a.s. Prandaj mė kėshilloni diēka tė re!"
Ata e pyetėn:"Ēfarė marifeti pėrdore pėr t'a nxjerrė Ademin nga xheneti?"
Iblisi u pėrgjigj:"Pėrdora tė shoqen e tij."
Ushtarėt i thanė:"Atėherė, edhe me Ejubin pėrdor tė shoqen. Ai e ka tė vėshtirė t'a kundėrshtojė, pasi nuk i qėndron pranė askush tjetėr pėrveē saj."
Iblisi u tha:"Ashtu ėshtė!" dhe menjėherė u nis pėr tek gruaja e Ejubit a.s.
Asaj iu paraqit nė formėn e njė burri dhe me t'iu afruar e pyeti:"Ku e ke burrin?"
Ajo iu pėrgjigj:"Ėshtė ai atje qė kruan plagėt dhe qė krimbat i kanė mbuluar trupin."
Kur i dėgjoi kėto fjalė nga gruaja e Ejubit a.s, Iblisi u gėzua pasi i mori si shenjė pakėnaqėsie. Menjėherė filloi me marifetet e tij, t'i kujtojė ditėt kur jetonin tė lumtur mes luksit, fėmijėve, hijeshisė qė karakterizonte Ejubin asokohė, rininė e tij dhe nė fund i kujtoi vuajtjet dhe gjendjen nė tė cilėn ndodheshin. Ai nuk harroi t'i thotė se njė gjendje e tillė mund t'u vazhdojė pėr tėrė jetėn.
Kur dėgjoi fjalėt e Iblisit, gruaja e Ejubit a.s psherėtiu thellė dhe u mjerua. Duke e kuptuar mirė situatėn shpirtėrore tė saj, Iblisi iu afrua me marifet dhe i tha:"Le tė bėjė Ejubi kurban pėr mua kėtė lėkurė gjarpri dhe do tė shohėsh qė do tė shėrohet."
E karikuar nga Iblisi, gruaja vajti tek i shoqi dhe i thirri gjithė pakėnaqėsi:"O Ejub! Deri kur do tė tė ndėshkojė Zoti yt?!" Ku e ke pasurinė? Ku i ke fėmijėt? Ku i ke miqtė? Ku e ke lėkurėn e bukur qė kishe mė parė? Bėje kurban kėtė lėkurė dhe bjer rehat nga kėto halle qė tė kanė mbėrthyer!"
Ejubi a.s ia ktheu:"Tė paska ardhur armiku i Zotit dhe tė paska fryrė! E mjera ti e mjera! Vallė kush mi dha pasuritė, shėndetin dhe fėmijėt, pėr tė cilat qan?!"
Ajo iu pėrgjigj:"Allahu."
Ejubi i tha:"Vallė pėr sa vite i shijuam kėto begati?"
Gruaja iu pėrgjigj:"Tetėdhjetė vite."
Ejubi e pyeti:"Sa vite kemi qė jetojmė nė vuajtje dhe mjerim?"
Gruaja iu pėrgjigj:"Shtatė vite e disa muaj."
Ejubi i tha:"E mjera ti e mjera! Pėr Zotin nuk je sjellė drejt me Zotin. Pėrse nuk duron nė fatkeqėsi dhe vuajtje, aq kohė sa jetove nė tė mira dhe bollėk?! Pėr Zotin, nėse shėrohem do tė tė kamzhikoj tetėdhjetė herė. Mė urdhėroke tė bėj kurban pėr djallin! Qė sot e tutje, nuk do fus nė gojė asgjė nga ushqimet dhe pijet qė mė sjell ti. Tani largohu se nuk dua tė tė shoh me sy."
Pasi iu largua e shoqja, Ejubi a.s pa veten dhe rreth tij. As ushqim nuk kishte, as pije, as shokė e miq. Atėherė ra nė sexhde dhe iu lut Zotit me fjalėt:Mua mė ka goditur fatkeqėsia e Ti je mė mėshiruesi i mėshiruesve! (Enbija, 83)
Thuhet qė Ejubit a.s iu tha:"Ngrije kokėn se tė ėshtė pranuar lutja." (Tefsiri Taberiut, 9/
Ibnu Kethiri pėrmend njė hadith tė transmetuar nga Enes ibnu Malik, se i dėrguari i Zotit a.s ka thėnė:"Ejubi a.s ngrihej pėr nevojat e tij personale dhe kthehej me tė shoqen, e cila e mbante pėr dore. Njė ditė, e shoqja u vonua. Zoti e frymėzoi Ejubin a.s:Bjeri me kėmbė tokės dhe aty do tė dalė njė burim me ujė tė ftohtė pėr larje dhe pirje! (Sad, 42)
Kur erdhi e shoqja, Ejubi a.s ishte shėruar tashmė plotėsisht dhe i ishte kthyer hijeshia qė kishte para sėmundjes. Ajo e pa nga larg dhe u habit. Duke mos e njohur, iu afrua dhe i tha:"Zoti tė bekoftė! Mos e ke parė profetin e sprovuar tė Zotit? Pėr Zotin e madhėruar, nuk kam parė njeri mė tė ngjashėm me tė kur ishte i shėndetshėm se ti."
Ejubi a.s ia ktheu:"Unė jam Ejubi." (Tefsiri i Ibnu Kethirit 4/51)
Transmeton Eub Hurejre Zoti qoftė i kėnaqur me tė se Profeti a.s thotė: Teksa Ejubi a.s po lahej pa rroba nė trup, Zoti dėrgoi njė re karkalecėsh, tė cilėt ranė pranė tij. Ejubi a.s pa se ishin karkalecė floriri. Atėherė, ai mori rrobat dhe filloi ti mbushė me karkalecėt e florinjtė. Zoti i tha: O Ejub, a nuk tė dhashė pasuri qė tė mos kesh nevojė pėr atė qė shikon? Ejubi a.s ia ktheu: Sigurisht o Zot, por unė nuk ngopem me bereqetin Tėnd. (Tefsiri i Ibnu Kethirit 4/51)
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
|