Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-11, 07:07   #421
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

KFOR-i ndal aksionin


22-10-2011 00:29 CET


(E plotėsuar) Forcat e KFOR-it janė tėrhequr nga aksioni pėr tė larguar barrikadat qė ēojnė drejt pikės kiftare nė Jarinje, respektivisht heqjen e barrikadės nė Rudare, afėr se cilės janė mbledhur serbėt lokalė nė njė numėr tė konsiderueshėm.
Raportohet se, tėrheqja e forcave tė KFOR-it prapa nga kanė ardhur, ėshtė duartrokitur nga turma e serbėve tė mbledhur.
***
Forcat e KFOR-it sapo kanė filluar njė aksion tė ri pėr t’i hequr barrikadat nė veri tė Kosovės, tash nė drejtim tė pikės kufitare nė Jarinjė.
RTK raporton se nė drejtim tė kėsaj pike janė duke shkuar me dhjetėra automjete tė rėnda dhe forca tė mėdha tė KFOR-it.
Ndėrkaq, siē raportojnė mediat serbe, forcat e KFOR-it janė nisur drejt Rudarit, ndėrsa nė rrugė janė ndeshur me serbėt lokalė, tė cilėt po qėndrojnė nė barrikadat e vendosura nė atė pjesė.
Nė kėto momente, siē raportohet mė tej, forcat e KFOR-it dhe serbėt e mbledhur mbi barrikada, tė cilėt po brohorasin parulla nacionaliste, po qėndrojnė pėrballė njėri-tjetrit nė rrugėn qė shpie drejt Jarinjės.
KFOR-i u ka bėrė thirrje atyre tė largohen nga barrikadat pėrndryshe do tė jetė i detyruar tė pėrdorė forcen.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, u tėrhoqi tė premten vėrejtjen serbėve se nė rast se nuk largojnė barrikadat nė veri, ushtarėt e misionit do tė jenė tė detyruar ta pėrdorin forcėn.
Drews tha se dėshiron qė barrikadat tė largohen nė mėnyrė paqėsore, por theksoi se nėse nuk ndodh njė gjė e tillė, misioni i NATO-s nė Kosovė “do tė jetė i detyruar” ta zbatojė mandatin e tij pėr tė rivėnė lirinė e lėvizjes nė pjesėn e Kosovės tė kontrolluar nga serbėt.
Tė enjten, paqeruajtėsit ndėrkombėtarė hoqėn disa barrikada nė veri-aksione kėto qė vazhduan edhe gjatė sė premtes.
Komandanti i KFOR-it Drews ka lėnė mundėsinė qė tė shtunėn tė zhvillojė njė takim me pėrfaqėsuesit serb nė veri tė vendit. Mirėpo, pėrgjigja e tyre ka qenė e shpejtė dhe nė njė farė mėnyre refuzuese.
Kryetarėt e zgjedhur nga zgjedhjet ilegale serbe nė katėr komuna tė kėsaj pjese tė Kosovės, siē raporton BETA, kanė thėnė se janė tė gatshėm tė bisedojnė pėr ēėshtjen e barrikadave, por vetėm me komandantin e KFOR-it dhe pas tėrheqjes sė forcave tė KFOR-it. /Zėri/
1
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante