Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Reichel: Mjafton Ahtisaari pėr Veriun
23-10-2011 09:20 CET
Ambasadori gjerman nė Kosovė, Ernst Reichel, ka thėnė pėr KIM Radio, qė ėshtė me rėndėsi qė tė gjithė ta kuptojnė se ideja pėr ndryshimin e kufijve nė Kosovė thjesht nuk ėshtė mė gjė e mundshme.
Reichel ka deklaruar qė nuk beson nė mundėsinė qė veriu i Kosovės tė ekzistojė si njėsi politike, dhe ka vlerėsuar se ėshtė i panevojshėm ēfarėdo i ashtuquajtur Plani Ahtisari plus, pėr tė cilin po spekulohet, raporton Koha Ditore.
"Sa i pėrket Planit tė Ahtisaarit, mendoj qė ai tashmė ėshtė shumė zemėrgjerė. Ai serbėve nė Kosovė, por edhe komuniteteve tė tjera u ofron mjaft liri dhe unė ēdokujt do ti kisha sugjeruar qė sė pari ta lexojė atė plan dhe tė njihet me atė qė shkruan aty, para se tė fillojė tė flasė pėr ndryshimet, ka thėnė ai.
Ai ka theksuar qė ėshtė shumė me rėndėsi tė kuptohet qė KFOR-i dhe EULEX-i duhet ta zbatojnė mandatin e tyre nė tėrė territorin e Kosovės.
Porosia ime e dytė pėr tė gjithė, pra edhe pėr serbėt nė veri tė Kosovės, ėshtė qė tė mendojnė se a ėshtė vėrtet aq keq tė jetojnė nė Kosovė, ku sipas ligjeve ekzistuese u janė tė siguruara tė gjitha tė drejtat. Jo vetėm sipas ligjeve tė Kosovės, por edhe praninė e bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila ėshtė garanci qė ato ligje do tė zbatohen, ka thėnė ai.
Reichel ka theksuar qė Beogradi tashmė njė kohė tė gjatė po pėrpiqet qė ta kushtėzojė dialogun me bisedime pėr kufij nė veri tė Kosovės qė nuk ėshtė fare temė e dialogut.
Beogradi kėrkon qė tre zyrtarėt kosovarė tė doganės tė tėrhiqen nga tė gjitha pikat kufitare dhe kėto janė faktikisht parakushtet pėr dialog qė as pėr palėn kosovare as pėr Bashkimin Evropian nuk janė tė pranueshme, ka thėnė ai.
I pyetur pėr ti komentuar disa pohime nga Beogradi qė shtetet kryesore perėndimore po e sjellin nė situatė qė tė jetė humbės i plotė, sa i pėrket Kosovės, Reichel ka vlerėsuar qė Beogradi po paraqet kėrkesa joreale, e kjo assesi nuk e ndihmon, ngjashėm siē nuk e ndihmon as tė lidhet pėr disa iluzione.
Neve nė Evropė na duhet Serbia e shekullit 21 e jo Serbia e shekullit 19 dhe nėse Serbia dėshiron tė jetė pjesė e BE-sė, atėherė kjo ėshtė e mundshme vetėm pėr Serbinė e shekullit 21, ka theksuar ai.
Kjo, sipas fjalėve tė tij, mes tjerash, do tė thotė qė Serbia duhet tė jetė nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėn e saj qė pėrsėri do tė thotė qė Serbia do tė duhet qė nė ndonjė mėnyrė tė mėsohet mė ekzistimin e Kosovės.
"Qėllimisht kam thėnė qė Serbia duhet tė pajtohet me ekzistimin e Kosovės, por kjo nuk do tė thotė qė duhet ta njohė atė, ka thėnė Reichel.
Ajo qė ne nė BE nuk e duam ėshtė konflikti, sepse konflikti i pazgjidhur territorial nuk mund tė jetė pjesė e BE-sė. Duhet tė gjendet njė rrugė me tė cilėn Serbia dhe Kosova mund tė bashkėpunojnė nė kushte normale, ka thėnė ambasadori gjerman.
|