Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-11, 15:59   #161
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Titulli: Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Thaēin s’e do Evropa


20-10-2011 08:27 CET


Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i janė refuzuar njėzeteshtatė kėrkesa pėr vizita nė vende tė ndryshme dhe takime me burrėshtetas tė ndryshėm. Kėshtu shkruan gazeta gjermane “Der Tagesspigel” nė njė artikull tė gjatė pėr Kosovėn, nė tė cilin shtetin mė tė ri nė Ballkan e paraqet si vend me probleme tė shumta dhe me qeveri tė korruptuar.

Sipas kėsaj gazete prestigjioze, vizitat nga shtetet e ndryshme janė refuzuar pėr shkak tė dyshimeve se i pari i Qeverisė sė Kosovės ėshtė i pėrlyer nė krim tė organizuar.

“Njėzeteshtatė kėrkesa ka bėrė Qeveria e Kosovės, por tė gjitha janė hedhur poshtė”, thuhet nė artikullin, tė cilin gazetarėt gjermanė e kanė realizuar pasi kanė qėndruar disa ditė nė Kosovė.

Por, pėr qeveritarėt e Kosovės duket i parėndėsishėm ky artikull. Zv/kryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, tė mėrkurėn ka refuzuar ta komentojė artikullin nė fjalė. “Nuk e kam lexuar. Meqenėse nuk e kam lexuar, nuk mundem as ta komentoj”, ka thėnė shkurt ai.

Ndėrkaq, pėr anėtarėt e partive opozitare artikulli i gazetave gjermane paraqet anėn e “padukshme” tė Qeverisė sė Kosovės, dhe izolimin ndėrkombėtar nė tė cilin,

sipas tyre, ndodhet vendi... (Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Zėri)


Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka udhėtuar sot pėr njė vizitė zyrtare nė Republikėn e Austrisė




Prishtinė, 23 tetor 2011


Me kėtė rast, kryeministri Thaēi do tė pritet nga homologu i tij, kancelari austriak, Werner Faymann, me tė cilin do tė diskutojė pėr thellimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe pėr mbėshtetjen e Austrisė pėr pėrshpejtimin e agjendės evropiane tė Kosovės.

Gjatė qėndrimit nė Austri, kryeministri Thaēi do tė paraqitet me njė fjalė rasti edhe nė Forumin Ekonomik tė Vjenės, ku do tė prezantojė tė arriturat e institucioneve tė Kosovės, pėrkushtimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr pėrmbushjen e standardeve dhe kritereve evropiane tė integrimit, vizionin pėr zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik, krijimin e njė ambienti tė favorshėm pėr investime ndėrkombėtare nė Kosovė dhe angazhimet institucionale pėr fuqizimin e sundimit tė rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e vendit.

Nė kuadėr tė Forumit Ekonomik tė Vjenės, kryeministri Thaēi do tė zhvillojė takime tė shumta me kryeministra, presidentė dhe personalitete tjera nga fusha e politikės dhe ekonomisė, ku temė bosht do tė jetė zhvillimi i qėndrueshėm ekonomik dhe perspektiva evropiane e Kosovės.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė