Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Lulzim Kalaj
DORA
Gishtėrinjtė e dorės tė gjithė tė shpėrndarė
Tė gjithė tė fryrė si gungat e ftoit
Me njėri-tjetrin gjithmonė tė paparė
Dikush bjeri thumbit,tjetri patkoit
Gishtėrinj shtrembėruar ,me nyje e gremca
Tė gjithė tė zgjuar,tė tjerė tė mohojnė
E ngrihen me vrull si anza,si grenza
Kė tė pėrdhosin e kė tė thumbojnė
Muskujt e dorės janė krejt tė sfilitur
Dora rėnkon se dot si mbledh gishtat
Rri nė mendime,mrekullinė duke pritur
Si tavull cigaresh veēse mbledh bishtat
Qėndron e pėrēartur si vera nė gusht
E lutet nė Zot:-mi bėj gishtat grusht
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!
..sidoqoftė,mirėdita jetė!
|