Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-11, 10:57   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pr.Jahjaga sfidon Kur'anin me Kanunin dhe u sygjeron femrave ligjine kanuni

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pinto Shiko postimin
Mesazh per Pr. Jahjagen, sepse diēka s'eshte ne rregull me rezonmentin e saj.

E nderuara PRESIDENTE !!!
Ju, nuk jeni e tepert ne shtepin tuaj !
Burri juaj nuk ka te drejt te ju rrah, te ju malltreton te ju dhunon sipas qejfit te dites ! ..sepse nuk eshte e drejt, vetem pse Zoti ju ka falur femer !
Ju si femer, keni te drejt te flisni, te jetoni, te gjallnoni, te frymoni e te mendoni, keni te drejt te jeni pro-e-kontra ! Keni te drejten e trashegimis ! Keni te drejten e lirisė
Ju jeni njeri, e s'jeni kafsh qe t'ju rrie dikush me shtag ne dor !


Ky mjekrroshi ketu, flet per kanunin e Lekes, nje "kushtetute" kjo Shqiptare ne trojet tona ne nje kohe te caktuar (kaluar). Dhe shih ai mbrone femren nga kjo "kushtetute" e cila moti nuk eshte ne perdorim. Me krijimin e shtetit modern edhe ky kanun zyrtarisht nuk eshte ne perdorim. Harron mjekrroshi te flete per nenen, motren gruan dhe vajzen e vet. A thua ato kane jetuar dhe jetojne ndryshe?

Rastesisht e njoh Shefqetin, dhe ky doktor teologjie, zbaton plotesisht ligjet harape ne familjen e tije, Gruja e tij nuk ia jep doren vllaut te vet kur shkon ne gjini, dhe jo vetem vellaut por asnje mashkulli pa prejashtim.

Perderisa presidentja ne fjalimin e saj ka potencuar te mirat dhe te kqijat qe kan patur Shqiptaret gjate historise, dhe kurrsesi per jeten e aplikushme sot ne trojet Shqiptare, ky mjekrroshi se bashku me disa te paguar te tjere, mundohen qe Shqiptaret ti kthejne prap ne histori. Mundohen qe mes nesh te zoteroje nje kushtetute e huaja e cila perveq qe nuk ka te beje asgje me kulturen dhe traditen tone, eshte e stervjeteruar edhe atje nga i ka rrenjet. Zyrtarisht kjo "kushtetute" nuk eshte e aplikueshme as ne vendet harape poooor shembujt e ketilla si poligamia, martesa mes anetareve te familjes, rrahja (ndoshta edhe vrasja) e gruas publikisht dhe kastrimi i gruas (synetija) jane perditshmeri dhe pjese normale e jetes.

Nuk besoj qe ka Shqiptar i cili kishte deshiruar kanunin TONE prap si "kushtetute" sepse eshte i tejkaluar (edhe presidentja nuk ka thene askund qe deshiron nje gje te tille), por habitem se me sa mund mundohen disa te shitur te aplikojne "kushtetuten" harabe me mijera vjet te vjeter, ne trojet tona!






Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner Shiko postimin
Martesa me shumė gra (poligamia)

Ligjet islamike nė shumė shtete e lejojnė martesėn ligjore deri me 4 gra. Shqiptarėt myslimanė kėtė rregull e kanė praktikuar vetėm kur gruaja e parė nuk ka lindur fėmijė. Edhe me kėtė rast janė ndjekur parimet tona.

Mbytja e gruas, publikisht me gurė

Jo nė tė gjitha vendet myslimane, por nė ato ku sundon sheriati, praktikohet kjo mizori e sipėrshėnuar pėr gratė moralisht tė “pandershme”. Sipas kėtij ligji, mjafton vetėm fjala e burrit qė po e mashtron gruaja dhe kėshilli islamik i qarkut e merr vendimin “kapital”. Ai s`ka nevojė pėr fakte e as pėr dėshmitarė, gruaja e merr dėnimin e “merituar”. Shqiptarėt myslimanė e kanė zgjidhur ndryshe nga ata kėtė problem: thjesht shkurorėzohen.

Gjymtimi gjenital i femrave

Nė botėn islame tė Afrikės, Lindjes sė Mesme, nė disa vende tė Azisė, gjymtimi gjenital i femrave ėshtė krucial nė ritualin qė tregon, sipas besimit popullor, pėr kontrollimin e seksualitetit tė femrės. Mosha e vajzave para aktit tė gjymtimit luhatet varėsisht nga regjionet. Llojet e gjymtimit janė: Excisioni ose “sunna”, Excisioni ose Klitorideiktania, Infibulacioni dhe Intracisioni.

Excisioni ėshtė njė praktikė rituale qė praktikohet nė regjionet myslimane tė Afrikės sahariane, subsahariane si dhe nė Egjipt (95% tė femrave), infibulacioni nė Sudan, etj. Kjo praktikė nuk ka kurrfarė baze kuranore, por disa mundohen ta shpjegojnė ndryshe.

Nė njė nga hadithet thuhet synetia ėshtė ”sunna” (obligim) pėr meshkuj e “makrumah” pėr femra (nder ose njė gjest i lartė i nderit). Pėrndryshe, praktikimi i tillė nė sferėn arabo-myslimane ėshtė kontestuar nė nėntor 2006 nga Universiteti Al-Azhar i Kajros. Vend referimi shumė i rėndėsishėm fetar nė botėn islame Universiteti Al Az-har) ka lansuar njė fatwa (urdhėr) qė ėshtė kundėr gjymtimit gjenital tė femrave, tė kualifikuar si krim i rėndė kundėr njerėzimit dhe njė sulm nė vlerat e larta islamike. “Operimet” e gjymtimit kryhen nga njerėzit e pakualifikuar dhe nė kushte higjieno-sanitare tė tmerrshme. Ēdo vit, 3 milion femra tė reja presin pėr aktin e shėmtimit.

Pra, edhe kėtė shėmtim shqiptarėt myslimanė nuk e kanė pėrvetėsuar.

A duhet tė jemi krenarė me tė parėt tanė sė paku me atė qė kur e morėn islamin, nuk iu nėnshtruan komplet diktatit “mysliman”, duke mos i jetėsuar ato qė u pėrmenden mė lart?

Stigmatizimi i femrės myslimane nė Kosovė ėshtė njė fenomen i ri i shfaqur pas luftės sė fundit dhe debati lidhur me shaminė islamike i ka dhėnė shoqėrisė njė dimension tė ri.

Pse duhet kaq shumė zhurmė gjoja se pėr mbrojtjen e nderit tė femrės sonė, kur ato nė mundėsi tė shprehjes sė lirė kishin jo vetėm tė kundėrshtonin, por edhe t’u kthejnė kokat atyre qė mundohen me ēdo kusht t’i kthejnė ato me shekuj prapa?!

Zonja Wassilia Toukali, presidente e Forumit Mesdhetar tė Grave, Alzher, thoshte: “Tė luftosh kundėr shamisė nuk ėshtė tė sulmosh fenė. Ta mbrosh atė ėshtė tė vesh nė pikėpyetje barazinė e femrės dhe tė mashkullit”.

“Shkurt, shqiptarėt paraqiten si popull i kundėrt nga tė gjitha kombėsitė e tjera tė sulltanit. Kur tė shohėsh ndonjė qė paraqitet me ndonjė pamje fizike tė shkėlqyer, gjithnjė do tė gjesh se e ke parė shqiptarin. Pėrveē kėsaj, nga tė gjithė popujt e Ballkanit vetėm shqiptari ėshtė artist. Posaēėria e personalitetit tij tė patundshėm gjithnjė e ēon pėrpara nė mėnyrė tė dallueshme…” (Edith Durham, Brenga e Ballkanit, 1909).

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,99,65262
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė