AW: Lajme aktuale nga vendi !
Antikorrupcioni !
Agjencia Kundėr Korrupsionit ka iniciuar procedurė nė gjykatat pėr kundėrvajtje ndaj 21 zyrtarėve publikė pėr mosdeklarimin e pasurisė sė tyre me marrjen e detyrės zyrtare.
Njoftimi pėr kėtė ėshtė bėrė nga AKK-ja, e cila nė faqen e saj zyrtare ka treguar se zyrtarėt ndaj tė cilėve agjencia ka iniciuar procedurėn e kundėrvajtjes janė: Mimoza Ahmetaj nga Zyra e Kryeministrit, Kamuran Goranci, drejtor i Departamentit tė Kulturės nė MKRS, Nadire Vitija, ish-zyrtare e lartė e prokurimit nė “Terkomos”, Sherafedin Mumxhiu, ish-anėtar i bordit nė “Termokos”, Brikena Mulliqi, drejtoreshė nė Ministrinė e Kulturės, Fatos Berisha, drejtor i Qendrės Kinematografike tė Kosovės, Emin Emini, drejtor artistik i Teatrit Kombėtar tė Kosovės, Driart Elshani, zyrtar nė Ministrinė e Administratės Publike dhe Ilhami Gashi, sekretar i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
Procedura e kundėrvajtjes ėshtė iniciuar edhe ndaj kėtyre zyrtarėve: Eljana Naka, Granit Berisha, Valdrin Lluka, Irfan Lipovica, Hasan Hasani, Pėrparim Krasniqi, Emin Gėrbeshi, Milivoje Stojanovic, Kimete Bytyqi, Bastri Musmurati, Rifat Krasniqi, Dragisa Krestovic.
Zyrtarėt e lartcekur nuk ju kanė pėrmbajtur afatit ligjor pėr deklarimin e gjendjes sė pasurisė konform ligjit Nr.04/L-050 pėr Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisė tė Zyrtarėve tė Lartė Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e dhuratave Pėr tė Gjithė Personat Zyrtarė, respektivisht nenit 6 paragrafi 1.1 tė kėtij ligji.
“Po ashtu sipas nenit 17 paragrafi 2, Agjencia me rastin e inicimit tė procedurės kundėrvajtje ndaj zyrtarėve tė lartcekur e njofton institucionin nė tė cilin punon ose ka punuar zyrtari i lartė, dhe po ashtu duke u bazuar nė nenin 17 paragrafi 3, Agjencia e ka pėr obligim t’i publikoj emrat e zyrtarėve tė lartė publik tė cilėt nuk e kanė deklaruar gjendjen e pasurisė ashtu siē ėshtė paraparė me kėtė ligj”, thuhet nė njoftimin e AKK-sė. /rtk/
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 27-10-11 nė 11:23
|