Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-10-11, 13:11   #433
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Thaēi prish Kurtin me Demaēin


29-10-2011 00:12 CET


(E plotėsuar) Kundėrshtimi i veprimtarit Adem Demaēi qė pas zgjedhjes eventuale nė postin e presidentit tė vendit t’i thotė “jo” nominimit tė Hashim Thaēit pėr kryeministėr dhe nė kėtė formė ta “pensionojė” nga pushteti liderin e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), ka bėrė qė ai t’i prishė raportet me lėvizjen “Vetėvendosje”.
Gjithēka kishte ndodhur pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare, kur kėrkohej qė partitė politike tė arrijnė konsensus pėr ta votuar njė kandidat pėr president, ndėrsa drejtuesit e “Vetėvendosjes” ishin tė interesuar qė nėpėrmjet presidentit tė ardhshėm ta pamundėsojnė nominimin e Thaēit pėr kryeministėr.
Burime tė besueshme tė “Zėrit” brenda kėsaj lėvizjeje thonė se gjatė bisedimeve me Demaēin, anėtarėt e lėvizjes i kanė ofruar atij kandidimin pėr president, por gjithashtu e kanė kushtėzuar atė.
“I kanė thėnė Demaēit se ne mund tė tė mbėshtesim pėr president, por me kusht qė ti tė mos e propozosh Hashim Thaēin pėr kryeministėr, e mė pas Demaēi ėshtė nxehur shumė dhe na ka thėnė se ju jeni tė vegjėl tė mė qitni kushte mua”, ka thėnė burimi i gazetės qė ka folur nė kushte anonimiteti.
Sipas kėtij burimi, kjo ka bėrė qė tė ftohen raportet mes veprimtarit Adem Demaēi dhe ish-bashkėpunėtorit tė ngushtė tė tij, liderit tė “Vetėvendosjes”, Albin Kurti.
Rreth dėshtimit pėr t’u bėrė president, njė ditė mė parė ėshtė prononcuar vetė Demaēi, i cili ka fajėsuar anėtarėt e lėvizjes “Vetėvendosje” qė nuk e kanė mbėshtetur pėr kėtė pozitė. Por, ai nuk ka treguar pse nuk e kanė mbėshtetur ata.
“Kėta kanė qenė pengesė dhe nuk kanė propozuar asgjė. Ata (njė grup qytetarėsh shqiptarė qė jetojnė nė SHBA) qė kanė propozuar, kanė kėrkuar qė unė tė jem president. Dhe ata (“Vetėvendosje”) kanė refuzuar dhe e kanė fituar kontestin, e u bė qysh deshėn ata”, ka deklaruar ai pėr mediat e vendit.
Pėr ēėshtjen nė fjalė disa ditė mė parė ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Adem Grabovci. Ai ka thėnė se kjo parti e ka mbėshtetur Demaēin pėr president dhe kėtė ia ka thėnė atij nėpėrmjet njė “mėsiti”, i cili lajmin nė fjalė ia ka kumtuar Demaēit nė banesėn e tij.
Por, nuk ishin vetėm anėtarėt e PDK-sė qė kishin trokitur nė derėn e Demaēit.
Burime tė “Zėrit” tė afėrta me Demaēin thonė se anėtarėt e “Vetėvendosjes” pasi kanė dėgjuar se Demaēi do tė bėhet president, e kanė vizituar atė dhe ia kanė bėrė me dije se “Pacolli nuk ėshtė problem, por problem pėr Kosovėn ėshtė Thaēi”.
“Kur i kanė thėnė kėshtu, Demaēi ėshtė bindur se s’ka asnjė mundėsi pėr bashkėpunim me anėtarėt e kėsaj lėvizjeje. Ai mė pas ka thėnė se nėse e rrėzojmė Thaēin, kė do ta biem nė vend tė tij. Pastaj ka thėnė se duke mė lėnė pa pozitėn e presidentit, po mbeteni edhe ju pa pushtet”, tregon personi i afėrt me Demaēin.
Ndėrkaq, analisti politik dhe autori i librit pėr biografinė e Demaēit, Shkelzen Gashi, thotė se sipas informatave tė tij, kushti i udhėheqėsve tė “Vetėvendosjes” pėr Demaēin ka qenė qė ai si president i ardhshėm tė mos e kandidojė Thaēin pėr kryeministėr dhe t’i ndėrpresė menjėherė bisedimet me Serbinė.
“Ėshtė normale qė ‘Vetėvendosja’ ka qitė kushte, sepse si parti duhet tė shikosh nėse presidenti ta zbaton programin politik ose jo, por Demaēi ka refuzuar tė flasė pėr kushte”, shprehet Gashi.
Ai thotė se Adem Demaēi qė nga viti 2008 ėshtė afruar jashtėzakonisht shumė me Hashim Thaēin, prandaj nuk ka pranuar ta “shkatėrrojė” atė afėrsi.
“Njė ditė para shpalljes sė pavarėsisė janė takuar kėta dy (Thaēi e Demaēi) dhe Thaēi i ka premtuar qė do t’ia plotėsojė disa kushte, do t’i japė shofer, veturė, pension kombėtar edhe shtėpinė e tij ku ka funksionuar zyra e UĒK-sė nė Prishtinė do ta shpallė muze. Pėrjashtuar shtėpinė, kėto tjerat ia ka plotėsuar”, thotė Gashi, duke shtuar se premtimi kryesor i Thaēit pėr Demaēin ka qenė qė nė tė ardhmen PDK-ja do ta kandidojė atė pėr president tė Kosovės.
“Vetėvendosja” pėlqen heshtjen
Drejtuesit e lėvizjes “Vetėvendosje” tė premten nuk janė treguar tė gatshėm tė merren me “ēėshtjen Demaēi” dhe as me akuzat e tij. Zyrtari pėr informim nė kėtė lėvizje, Erzen Vraniqi, ka thėnė se kanė marrė vendim qė tė mos prononcohen pėr kėtė ēėshtje. “Kemi marrė vendim qė mos tė merremi me kėtė ēėshtje, nuk do tė prononcohemi fare”, ka thėnė ai nėpėrmjet telefonit.
  Pėrgjigju Me Kuotė