Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-10-11, 14:00   #1533
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

ALMEX 2011, nė Tiranė makineritė mė moderne ushtarake nė botė

Sheshi qendror i Tiranės qė mban emrin e njė prej luftėtarėve mė tė mėdhenj evropianė, tashmė ka pranė tij tė rreshtuar makinerinė ushtarake mė moderne nė botė. Makineritė prezantohen nė edicionin e dytė tė Panairit Ndėrkombėtar pėr Mbrojtjen dhe Sigurinė i organizuar nga Klik Ekspo Group.

E shtune 29 Tetor 2011 13:01 “Teknologjia jonė ushtarake nuk do tė thotė qė ne kėrcėnojmė apo duam tė sulmojmė ndonjė shtet tjetėr. Ne, thjesht demostrojmė forcėn tone” , deklaroi dje Mate Raboteg, Sekretari i Shtetit pėr Mbrojtjen i Kroacisė nė Panairin Ndėrkombėtar pėr Mbrojtjen dhe Sigurinė ALMEX 2011. Pavarėsisht se ky zyrtar i lartė kroat ishte duke shprehur qėndrimin e shtetit qė pėrfaqėson pas prezantimit spektakolar tė prodhimeve tė industrisė kroate, kjo deklaratė mishėron edhe interesat e kompanive gjigande tė vendeve anėtare tė NATO-s qė ofrohen nė panair.

Qė nė hyrje tė Muzeut Historik Kombėtar, ku dhe po zhvillohet panairi, shihen mjete tė blinduara tė teknologjisė sė fundit ushtarake. Kompania Duro Dakovic qė tashmė ėshtė nė bashkėpronėsi me njė firmė nga Finlanda, njė ndėr prodhuesit dhe furnizuesit kryesorė tė ushtrisė sė ish-Jugosllavisė i paraqet publikut njė makinė gjigande tė blinduar, pjesė e infrastrukturės tė forcave tokėsore, por edhe njė nga mjetet mė tė avancuara tė kohės. Kompania Duro Dakovic ėshtė njė kompani qė ka furnizuar me mjete shumė forca tė armatosura nė botė.

Por, stenda shumė tė veēanta ka edhe nė brendėsi tė ambienteve tė Muzeut, ku ndeshesh menjėherė me prodhimet e fundit tė kompanisė franceze Renault. Me gati 100 vjet eksperiencė, kompania RENAULT Trucks Defense paraqet mjetet e saj tė blinduara dhe taktike. Renault Trucks Defense ėshtė e specializuar nė ndėrtimin e mjeteve tė blinduara tė cilat janė tė pėrshtatshme pėr mbrojtje dhe lėvizje tė shpejtė. Mjetet qė mbajnė kėtė emėr janė tė pėrdorshme nga kėmbėsoria pėr transport tė trupave, paisjeve dhe montimin e armatimeve tė ndryshme nė to. Po kėshtu dhe nė sigurinė e brendshme ka njė sėrė mjetesh qė i pėrshtaten terreneve tė ngushta siē mund tė jenė ato nė qytete. RENAULT Trucks Defense ka ndėrtuar dhe mjete qė mund tė nevojiten nė situata luftimi pėr ndihmėn e shpejtė.

Nė pavionin francez gjendet dhe MAG FORCE INTERNATIONAL. Qė prej 1953-it, MagForce ka arritur me sukses qė tė diversifikojė dhe zgjerojė gamėn e produkteve, duke arritur qė tė ruajė origjinalitetin dhe dėshirat e klientėve. Kompania ofron produkte pėr mbrotje civile dhe ushtarake, duke pasur kėshtu kliente tė shumtė nė sektorin civil dhe ushtarak. Produktet janė nga mjetet pėr lundrim e deri tė veshjet pėr situata dhe terrene tė ndryshme, mjetet e ndihmės sė shpejtė, apo pajisje ndihmėse si fikėse zjarri apo ndriēues.
Kompania numėron qindra klientė qė janė qytetarė tė thjeshtė, polici tė ndryshme apo dhe qeveri.

Nė Tiranė, ALMEX 2011 ka sjellė dhe njė prej prodhuesve mė tė dėgjuar nė botė. Me njė histori dhjetra vjeēare qė nė nis nga shekulli i 17-tė, kompania Nexter shfaq vlerat mė tė mira nė prodhime krejt tė veēanta. Me 2 mijė e 700 tė punėsuar, me 1.1 miliard euro shitje dhe rreh 600 milionė euro porosi pėr tė kryer aktualisht, Nexter renditet ndėr gjigandėt europianė tė prodhimit. Kompania ka 9 vendprodhime nė Francė dhe ėshtė e pranishme nė mė shumė se 100 shtete. Sistemet e ndryshme, pajisjet elektrike, armėt e kalibrave tė ndryshėm, municionet, makineritė dhe mjetet e ndryshme janė sektorėt ku Nexter prodhon.

Njė pavion i rėndėsishėm ėshtė ai i Polonisė. Kėta prezantohen me AMZ - Kutno Sp. z o.o.. Kjo kompani ėshtė lider nė Poloni pėr shėndėrrimin sipas kėrkesave tė klientėve tė mjeteve tė ndryshme. Kompania ėshtė krijuar nė vitin 1999 dhe qė prej atėherė ka korrur sukses nė fushėn ku operon. Ambulancat, mjetet ushtarake, ato tė blinduara pėr transport parash, zjarrėfikėset dhe mjetet pėr qėllime tė tjera janė specialiteti qė AMZ – Kutno realizon. Kjo kompani merr mjete tė thjeshta dhe i transformon duke plotėsuar ēdo kėrkesė tė klientėve.
Kamionet e modifikuar pėr qėllime dhe detyra krejt tė veēanta janė specialiteti i kompanisė tjetėr polake POJAZDY SPECJALISTYCZNE. Specialistėt e saj marrin njė mjet tė thjeshtė dhe e modifikojnė duke e kthyer nė njė zjarrėfikse, mjet ushtrie apo ambulancė. Me sukses janė modifikuar mjete transporti tė thjeshta qė janė kthyer nė autobote modernė, mjetet tė ndihmės nė rrugė apo tė forcave policore. Gama e mjeteve tė modifikuara ėshtė e gjerė dhe klientėt janė forca ushtarake, policore, spitale, zjarrėfikėse apo kompani qė ofrojnė ndihmė tė shpejtė nė rrugė.

Njė tjetėr grup i madh kompanish prezantohen nėn logon Bumar sp. z o.o. Kky grup, ėshtė njė prej ndėrmjetėsve dhe furnizuesve kryesor nė sektorin ushtarak nė Poloni. Grupi Bumar pėrbėhet nga 23 kompani prodhuese dhe tregtuese tė municioneve, radarėve, raketave dhe koracave. Pėr rreth 40 vjet kompania ka udhėhequr tregun e brendshėm dhe atė ndėrkombėtar tė armatimit, paisjeve tė ndėrtimit, minierave dhe transportit. Bumar ka furnizuar, shitur dhe ofruar shėrbime pėr ushtrinė polake dhe pėr rreth 40 shtete nė Europė, Afrikė, Azia, Amerikėn e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Pėr tė apasionuarit pas traditės dhe armėve, nė njė stendė mahnitėse prezanton dhjetra armė kompania mė e dėgjuar italianė nė llojin e vet. Beretta ėshtė prodhuesi mė i vjetėr i armėve nė botė, duke datuar aktivitetin prodhues qė nga viti 1526. E drejtuar ende nga familja Beretta, kompania prodhon armė zjarri moderne dhe aksesorė vėzhgimi qė janė tė njohura botėrisht pėr cilėsinė dhe besueshmėrinė. Nė tregun e mbrojtjes, Beretta ofron zgjidhje tė pėrshtatshme duke plotėsuar kėrkesat mė strikte e tė veēanta qė kanė nė ditėt e sotshme forcat policore, me njė katalog produktesh qė nga auomjetet ujėhedhėse e deri tė shotganėt me pėrdorim taktik apo snajperat ekstremė.

Nė pavionin italian ka dhe kompani tė tjera interesante nė atė ēka ofrojnė. ALIMARTY SRL e mirėnjohur nė hetime private dhe siguri vjen nė panairin ALMEX 2011 nė Tiranė. Kjo kompani ofron siguri pėr klientėt e ndryshėm tė cilėt gjenden nė situata jo tė pėlqyeshme. Kėrkimi i tė humburve, hetime pėr probleme nė martesa, shėrbime fotografike apo viedo, parandalim i dhunės nė familje apo ndihmė nė raste kėrcėnimesh janė ajo ēka kompania ofron. Alimarty srl ėshtė e aftė tė ndihmojė dhe sipėrmarrjet e ndryshme nė raste kėrcėnimesh, vjedhjesh, konkurence tė pandershme apo shėrbime ligjore./bw/
  Pėrgjigju Me Kuotė