Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-10-11, 18:26   #435
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Interpol: Emrat e tė dyshuarve pėr vrasjen e Zymberit


29-10-2011 15:18 CET


Pesė nga gjashtė tė dyshuarit pėr vrasjen e policit Enver Zymberi janė futur nė listėn e Interpolit, raporton Radio Dukagjini.
Pas kėrkesės sė bėrė nga UNMIK-u, Interpoli, nė ueb-faqe, ka publikuar fletarrest ndėrkombėtar pėr Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vllashkoviq, Sllobodan Vuēiniq dhe Dushan Jovanoviq.
Lėshimin e fletarrestit ndėrkombėtar e ka konfirmuar pėr Radio Dukagjinin edhe zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Oliver Salgado.
“UNMIK-u ėshtė autoriteti i vetėm nė Kosovė qė mund tė bėjė kėrkesa tė tilla nga Interpoli. Kėshtu qė tė enjten, UNMIK-u ka kėrkuar nga Interpoli qė tė lėshojė arrest ndėrkombėtar pėr kėta persona, pasi qė janė pranuar tė gjitha dokumentet juridike tė nevojshme nga EULEX-i”, ka thėnė Salgado.
I papėrfshirė nė listėn e Interpolit, nė ueb faqe mbetėt Ratomir Kasaleviq. Mospėrfshirja e Kasaleviqit mbetet enigma, raporton RTVD.
Enver Zymberi, pjesėtar i Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, ėshtė vrarė nė fund tė korrikut gjatė aksionit pėr vėnien e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė nė pikat kufitare nė veri tė Kosovės. Ai ėshtė dekoruar post-mortum nga presidentja e vendit me urdhrin “Hero i Kosovės”. /Zėri/






zoom +




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 29-10-11 nė 18:26
  Pėrgjigju Me Kuotė