Tė pashė nė ėndėrr dhe u zgjova,
dhe pėrsėri ndjeva njė mall...
Nėn kokė duart kryqėzova
me njė tronditje tė paparė.
Dhe nisa veten ta qetsoja ,
t'i mbushja mendjen se ish ėndėrr...
Se ty mė kurrė s'do tė takoja.
Po hajde qė ta bindėsh zėmrėn.
Kanė kaluar kaq vjetė,
larg e me tjetėr dashuri ,
po zėmra nuk tė harron lehtė,
i ka mbet mendja si fėmi.
Dhe nis tė rrahė me drithėrimė,
kur rastėsisht tė sheh nė ėndėrr...
Pėrjetė si gurin e Sizifit,
si peshė tė rėndė tė mbaj nė zemėr.
Sulejman Mato