Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-11, 08:02   #70
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Jeta e Inis Gjonit pas humbjes se Arjan Selimit

29 October 2011 - Vipat Shqiptare - Showbiz - 2,092 shikime
Po mbushet gati njė muaj nga vrasja e Arjan Selimit, njėrit prej personazheve mė tė mediatizuar, kjo edhe pėr faktin se ishte partneri i showgirl-it tė njohur, Inis Gjoni. Kishte vetėm pak muaj qė kishte dalė nga burgu, pak muaj qė shijonte lirinė e tij, pak muaj qė rrinte fizikisht mė Inis Gjonin. Ndėrkohė qė virtualisht kishin ndenjur pėr vite me radhė, pak muaj qė kishin ngjizur fėmijėn e tyre dhe ėndrra iu pre nė mes, pas njė krimi makabėr qė i mori jetėn poshtė pallatit, ku jetonte dhe qė sot, pas njė muaji, mbetet ende pa autor. Por, si po vazhdon jeta e Inis Gjonit pas humbjes sė partnerit tė saj? Ajo ėshtė rreth muajit tė shtatė tė shtatzėnisė, kohė kur edhe nė kushte fare normale, njė grua ka nevojė tė ndihmohet nga tė tjerė, por kėsaj i shtohet edhe dhimbja e madhe pėr humbjen e njeriut tė dashur dhe babait tė vajzės sė saj, gjė qė e bėn edhe mė tė domosdoshme praninė e tė afėrmve.
Miqtė e saj na rrėfejnė se Inisi po jeton nė shtėpinė e sė motrės, Ingrid Gjonit, e cila siē dihet prej vitesh, jeton vetėm nė njė shtėpi tė saj tek Komuna e Parisit, shumė afėr me shtėpinė e dy motrave, njėra prej tė cilave e martuar dhe me dy vajza. Inisi, edhe pse e ka shtėpinė shumė afėr motrave tė saj, nuk ka ndenjur aty, por ėshtė vendosur tek e motra, e cila edhe kujdeset pėr tė gjithė kohėn. Gjithashtu edhe miqtė e saj apo tė Arjanit vijnė dhe e takojnė te shtėpia e Ingridit. Ndėrkohė, Inisi po rregullon disa gjėra nė shtėpinė e saj, e cila ka nevojė pėr disa pėrshtatje para se tė vijė bebja nė jetė.
Miqtė tregojnė se Ingridi ka anuluar tė gjitha aktivitetet e saj artistike, ku nė axhendė kėto kohė ka pasur mjaft koncerte brenda dhe jashtė dhe kėtė e ka bėrė pėr t’i qėndruar motrės afėr. Jo vetėm Inisi, por edhe Ingridi i kanė shumė tė kufizuara daljet, kryesisht pėr punė tė rėndėsishme, ndėrkojė qė Ingridi nuk shihet mė nė baret qė frekuentonte dikur me miqtė e saj. E gjithė kjo ėshtė njė situatė mė se e kuptueshme, sepse motra dihet qė ėshtė njė njeri shumė i afėrt dhe kush mė mirė se ajo mund t’i qėndronte afėr nė momente kaq tė vėshtira. Ne i urojmė Inisit njė shtatzėni tė mbarė dhe njė lindje tė lehtė.

Burimi: Panorama Plus
  Pėrgjigju Me Kuotė