Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-11, 14:56   #3
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Lėvizja Vetėvendosje nuk mė donin pėr President

Kritikucėt e Demaēit dhe tė Qosjes

Kritikucėt e Demaēit dhe tė Qosjes nuk janė emra qė i njeh opinioni, dhe tė tillė mund tė gjenden me bollėk nė forumet e pista tė shumė portaleve, por fakti se ata flasin nė emėr tė partive qė i pėrfaqėsojnė ėshtė brengosės, jo pėr Demaēin e Qosjen, por pėr ata vetė dhe pėr partitė e tyre, sidomos pėr Lėvizjen “Vetėvendosje”, e cila ėshtė ngritur duke e shfrytėzuar emrin, mundin, kapitalin politik e kombėtar dhe meritat e pakontestueshme tė Adem Demaēit



tetor 2011 - Shkrimet nė medie, tė disa zyrtarėve partiakė, drejtuar kundėr Adem Demaēit dhe Rexhep Qosjes riciklohen dhe marrin hov sidomos pas deklaratave tė tyre publike, ku ata shprehin hapur bindjet e tyre, pavarėsisht kundėr kujt drejtohen ato. Nė raste tė tilla, mendjet zevzeke dhe gjithnjė shėrbėtore tė interesave partiake, qė ata i pėrfaqėsojnė, i shtrojnė detyrė vetes tė kundėrvihen, duke na ofruar jo fakte, por fjalė e thashetheme dhe jo me qėllim tė zbardhjes sė ndonjė tė vėrtete, apo opsioni, por me qėllim tė diskreditimit tė vlerave kombėtare e njerėzore, qė bartin, sidomos kėta dy emra tė nderuar tė kombit - Adem Demaēi, pėr rezistencėn e tij tė pashembullt historike kundėr pushtuesve, dhe Rexhep Qosja, veēmas pėr fjalėn e tij tė lirė, shkrimet dhe qėndrimin e tij tė guximshėm nė mbrojtje tė interesave tė kombit e Atdheut.
Kjo kundėrvėnie, duke bėrė pėrpjekje pėr ta ulur besimin qė Demaēi dhe Qosja gėzojnė nė popull, ka njė prapavijė, e cila, sado e sofistikuar, zbulohet nga vetė kritikuesit qė tekefundit kanė pėr detyrė partiake tė kundėrvihen sapo u apostrofohet partia apo kryepari i saj. Nė kėtė aspekt, ata janė zėdhėnės kujdestarė nė mbrojtje tė partisė nga ato qė i konsiderojnė sulme edhe kur nuk janė tė tilla. Ēuditėrisht, sapo u botua intervista qė Adem Demaēi ku ai tregon se e kishte pėrkrahur idenė qė tė zgjidhej nė postin e kryetarit tė Kosovės, nė kohėn kur Pacolli u detyrua ta lėshonte kėtė post, duke sqaruar se propozimi pėr pozitėn e kryetarit ėshtė bėrė nga njė grup qytetarėsh shqiptarė qė jetojnė nė Amerikė, ndėrsa e kishte marrė edhe pėlqimin e PDK-sė, mirėpo njė mbėshtetje tė tillė nuk e gjeti nga “Vetėvendosja” e Albin Kurtit, dhe pėrnjėherė sulmohet me njė shkrim nga njė sejmen i “Vetėvendosjes”, i cili ia “pėrkujton” Adem Demaēit kohėn kur ai paska thėnė “Rreshtohuni pas Rugovės, sepse ky ėshtė njeriu i duhur qė duhet t’i prijė popullit”. Dhe sipas tij, Bacės iu paskan dashur rreth 5 vjet qė ta kuptonte se Ibrahim Rugova nuk ishte njeriu i duhur qė t’i printe popullit. Ja cili na qenka “mėkati” i Adem Demaēit, sipas njė skribi tė “Vetėvendosjes”, i cili qenka zhgėnjyer nė Demaēin, sapo ky zbardhi publikisht njė fakt pėr mosdhėnien e pėlqimit nga Lėvizja “Vetėvendosje” lidhur me kandidimin e tij nė postin e kryetarit tė Kosovės.
Ky shkronjės komentesh me asnjė fjalė nuk tregon se ishte pikėrisht emri i Adem Demaēit, me tė cilin identifikohej dhe rritej Lėvizja “Vetėvendosje”. Dhe pikėrisht kur ajo fitoi njė pjesė tė elektoratit dhe nga Lėvizje u bė parti, ashtu si LDK-ja e dikurshme, atėherė kreu i “Vetėvendosjes” e anashkaloi Demaēin, sepse rrezikonte portin e tė parit tė “Vetėvendosjes”.
Demaēi, ashtu sikur e njohim ne, kurrė nuk e ka pranuar as e pranon luftėn brenda shqiptarėve. Nė raste tė tilla, ai gjithnjė ka lėshuar pe, sepse ai me veprėn e tij jetėsore nė shėrbim tė kombit e atdheut ka arritur tė radhitet me mendjet mė tė ndritura, jo vetėm tė kombit, por edhe tė njerėzimit. Shembulli i tij i qėndresės dhe i heroizmit ėshtė shembull unikat nė historinė tonė, por edhe nė historinė e pėrbotshme tė luftės kundėr despotizmit, krimit dhe shkeljes tė tė drejtave njerėzore. Pėr kėtė qėndrim ka marrė edhe mirėnjohje ndėrkombėtare.
Pėrpjekjet e herėpashershme, tė individėve apo tė grupeve tė ndryshme qė mbrojnė interesa meskine politike, pėr ta pėrbaltur kėtė emėr tė pėrveēėm tė historisė sė kombit shqiptar janė pėrpjekje tė mjera, tė ulėta, djallėzore e pse jo edhe idiotike pėr synimet qė pretendojnė t’i arrijnė me sulme tė tilla, tė cilat gjithsesi do t’u kthehen bumerang.
Kohėt e fundit, ngjashėm ėshtė vepruar edhe me shprehjen e urrejtjes dhe tė egėrsisė uloke kundėr akademikut tė nderuar, Rexhep Qosja.
Njė javė mė parė, nė njė intervistė akademiku Qosja, duke komentuar zhvillimet nė veriun e vendit dhe duke u shprehur pro qėndrimeve e veprimeve tė Qeverisė sė Kosovės, i ftoi LDK-nė e “Vetėvendosjen” qė, nėse janė tė gatshėm dhe nėse shfaqin gatishmėri tė njėmendtė, le ta tregojnė trimėrinė e tyre nė veri tė Kosovės, pėrderisa nuk pajtohen me aksionet e Qeverisė, KFOR-it dhe EULEX-it. U desh vetėm ky konstatim realist i profesor Qosjes dhe pėrnjėherė filloi tė derdhet mllefi e urrejtja kundėr tij. Pa vonuar, nė njė konferencė shtypi tė grupit tė “ekspertėve” pėr ekonomi tė LDK-sė duke marrė shkak, pėr sikur thuhet shpenzimet qė paska bėrė Qeveria pėr botimin e kompletit tė veprave tė akademikut Qosja, njė zyrtar i mjerė i kėsaj partie nuk pati turp tė thotė se vepra e Qosjes nuk paska madje as vlera shkencore. Si duket, ky shpirtrob nuk e kupton dot fjalėn shkencė. Sa pėr vlerat e pakontestueshme tė veprave tė profesor, doktor Rexhep Qosjes flasin mė sė miri vetė veprat e tij tė botuara nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e nė vende tė tjera, me tirazhin mė tė madh dhe qė kapėrcejnė qindfishin e lexuesve nė krahasim me lexuesit e veprave tė Ibrahim Rugovės, veprat e tė cilit, po ashtu, janė financuar nga Buxheti i Kosovės.
Pėr kėtė kontestim, qoftė edhe verbal, tė veprave tė akademikut, Rexhep Qosja, do tė duhej tė kėrkonte falje vetė kreu i LDK-sė, po tė kishte seriozitet, maturi dhe pėrgjegjėsi nė kėtė parti politike, sepse nuk mund t’i lejohet njė mendje-robi tė japė gjykime tė tilla kur flet nė emėr tė partisė, meqė besojmė se jo tė gjithė nė LDK pajtohen me konstatime tė tilla paushalle.
Krijimtaria e shkėlqyer e profesor doktor Rexhep Qosjes gjithnjė ka rrezatuar dhe rrezaton frymėzim, dije, korrektėsi, gjuhė komunikuese, pozitė tė qartė dhe tė shėndoshė kombėtare, afinitet, vullnet dhe talent nė trajtimin e tė gjitha problemeve, me tė cilat ėshtė marrė dhe merret aktualisht, qoftė nė kritikėn letrare, nė krijimtarinė e mirėfilltė artistike dhe nė mbrojtje tė fuqishme tė tė drejtave tė lirive tė shqiptarėve dhe tė realizimit tė aspiratave tė natyrshme tė tyre pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.
Kritikucėt e Demaēit dhe tė Qosjes nuk janė emra qė i njeh opinioni, dhe tė tillė mund tė gjenden me bollėk nė forumet e pista tė shumė portaleve, por fakti se ata flasin nė emėr tė partive qė i pėrfaqėsojnė ėshtė brengosės, jo pėr Demaēin e Qosjen, por pėr ata vetė dhe pėr partitė e tyre, sidomos pėr Lėvizjen “Vetėvendosje”, e cila ėshtė ngritur duke e shfrytėzuar emrin, mundin, kapitalin politik e kombėtar dhe meritat e pakontestueshme tė Adem Demaēit.
Nuk fitohet dot lufta kundėr Demaēit dhe Qosjes, andaj edhe pėrpjekjet pėr t’i pėrbaltur kėto dy figura tė ndritshme tė kombit janė pėrpjekje ogurzeza tė shpirtvegjėlve mendje-robėr, tė cilėt nė punėn e tyre sizifiane mundohen ta fshehin diellin me shoshė dhe shpeshherė “fluturojnė” symbyllur, ashtu sikur flutura, e cila i turret dritės dhe digjet nė dritėn e qiririt.

http://www.gazetalajm.info/opinione/...he-Qosjes.html
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė